FOTO / Efektet anësore të vaksinës ‘Pfizer’, ISHP: Kur janë normale dhe kur duhet të shqetësohemi

J L

Që prej 11 janarit në vendin tonë vijon procesi i vaksinisimit, ku deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës mbi 630 personel shëndetësor.

Në muajin shkurt pritet që ky grup të marrë dozën e dytë të vaksinës, e më pas do të vijojë vaksinimi në grupet e tjera sipas protokollit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri.

Por cilat janë disa prej reaksioneve anësore që shkakton kjo vaksinë?

Efektet që konsiderohen si shumë të zakonshme, pra që mund të prekin më shumë se 1 në 10 pacientë sipas udhëzuesit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë janë:

Dhimbje, skuqje, ënjtje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, të dridhura, dhimbje të nyjeve dhe temperaturë.

Ka edhe efekte anësore që konsiderohen si jo të zakonshme pra që mund të prekë deri në 1 në 100 pacientë ku futet zmadhimi i gjendrave limfatike.

Disa reaksione alergjike të rralla, të cilat konsiderohen serioze janë:

Urtikarie ( pucra/fryrje në lëkurë që shpesh kruhen), ënjtje e fytyrës, gjuhës ose fytit, vështirësi në frymëmarrje etj.

Udhëzuesi i mëposhtëm i dorëzohet çdo qytetari para se të marrë dozën e vaksinës. Nëse përjetohen efekte të tjera të padëshiruara duhet kontaktuar mjeku.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *