Kina ka filluar përdorimin e tamponëve analë për të testuar ata që konsideron se janë në rrezik të lartë të infektimit me Covid-19, raportoi televizioni shtetëror CCTV.
Shpërthime të vogla të Covid, të lokalizuara në javët e fundit, kanë rezultuar në qytete të shumta në veri të Kinës, që janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe kanë nxitur fushata testimi masiv, të cilat më parë janë kryer kryesisht duke përdorur shtupat e fytit dhe hundës.
Metoda e shtupave anale “mund të rrisë shkallën e zbulimit të njerëzve të infektuar” pasi gjurmët e virusit zgjasin më shumë në anus sesa në traktin respirator, tha Li Tongzeng, një mjek i vjetër nga spitali Youan i Pekinit, për CCTV.
CCTV tha se shtupat anale nuk do të përdoren aq shumë sa metodat e tjera, pasi teknika nuk ishte “e përshtatshme”.
j.l./ dita

Edhe po edhe jo…
Turkofagos per tu siguruar ta beje Dy here. Heren e dyte ja bej une. Edhe nga goja dhe anale