Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet jashtë BE

Ornela

Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar mbrëmjen e djeshme masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga e diela në mbrëmje kufijtë e Francës me vendet jashtë Bashkimit Europian do të jenë të mbyllura duke përjashtuar vetëm rastet emergjente.

Për vendet e tjera do të kërkohet një test negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Castex tha se mutacionet e COVID të gjetura në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut përbëjnë një kërcënim serioz për Francën por shprehu optimizëm se bllokimi i tretë brenda vendit mund të shmanget.

Nga e diela do të mbyllet edhe qendrat e mëdha tregtare me përjashtim të dyqaneve ushqimore.

“Ditët e ardhshme do të jenë kritike”, paralajmëroi Castex, duke vënë në dukje se situata shëndetësore në Francë është më e mirë se në vendet e tjera, por mbetet shqetësuese.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *