IGJEUM, parashikimi për këtë të diel: Priten reshje intensive në Shkodër

time

 

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera.

Nivelet e ujit në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna do të jenë të larta.

Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.

Temperaturat

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 / 12 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

h.b/dita

Share This Article