Mbërritën 10-fish më pak vaksina, sot injektohet doza e dytë e “Pfizer” tek stadiumi

J L

170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID, të prodhuara nga kompania Pfizer kanë ardhur mbrëmë në Shqipëri.

Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”, do të injektohen dozat e dyta të të gjithë atyre që u vaksinuan për herë të parë më 11 janar.

Për të marrë dozën e dytë do të shkojë kryeministri Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo, përveç mjekut Pëllumb Pipero, i cili është infektuar nga pandemia pasi nuk kishte mundur që të krijonte anti-trupat e nevojshëm.

Dozat e tjera, ndonëse 10 fish më pak, mbërritën dje në Shqipëri, dhe u pritën nga vetë Rama me dy ministrat e kabinetit, Ogerta Manastirliun dhe Arben Ahmetajn.

Për mungesën e  vaksinave, numri një i qeverisë u justifikua se vonesa ishte bërë nga vetë kompania, ashtu siç ka ndodhur me të gjithë Europën.

Duke marrë parasysh dhe numrin tejet të vogël të vaksinave që ka mbërritur në vend, Shqipëria nuk e mban dot zotimin as ndaj Kosovës për dhurimin e dozave të para.

Ndaj Rama ka ftuar 50 mjekët e parë të spitalit COVID në Prishtinë, që të vaksinohen në Shqipëri.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Do me thane ato qe u vaksinuan nje here nuk do here mundesi me marr vaksinen e dyte, pra kot fare jane vaksinuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *