Prof. Xhelal Gjeçovi
(Vijon nga numri i kaluar)
Në vijim, në errësirën e natës së ftohtë të 3-4 shkurtit, forcat e angazhuara në aksion, me listat e njerëzve që do të ekzekutonin, të cilat qenë përgatitur në zyrat e Gestapos, me klithma e britma si kafshët e egra, duke zbrazur armët e duke goditur me kondakët e pushkëve,shqyenin dyert e shtëpive,nxirrnin zvarrë burrat dhe djemtë, i ekzekutonin në sy të familjarëve, të grave e të fëmijëve dhe i hidhnin në vijat e ujërave. Një skenë e llahtarshme, e paparë dhe e pa imagjinuar.
Dëgjoheshin vetëm të qarat e grave e fëmijëve,që përpiqeshin të mbanin njëri tjetrin, tek shihnin të dashurit e tyre që tërhiqeshin zvarre dhe ekzekutoheshin në sytë e tyre. Dhembja ishte e rëndë, tepër e rëndë, por në një kuptim dhe epike. Epizmi shihej në qëndresën shembullore të qytetarëve të Tiranës, në radhë të parë të ekzekutuarve e të arrestuarve, të familjarëve të tyre, shiheshin tek urrejtja, për autorët e kësaj gjëme, shihej më në fund në qëndrimin e ne përballimin dinjitoz te humbjes së njerëzve të tyre të dashur. Në këtë rast, populli po shihte me sytë e tij se kush ishin nazistet që nacionalistët i paraqisnin si miq të shqiptarëve; kush ishin dhe ballistët e nacionalistët e tjerë,që pa pikë qederi masakronin dhe ekzekutonin bashkëkombasit e tyre, qytetarët e pafajshëm, për t`u bëre qejfin e për fituar besimin e gjermanëve.
Të nesërmen e ngjarjes, në qytet ra heshtja, një heshtje e frikshme, një heshtje varri, që të tmerronte. Njerëzit e shokuar pyesnin njeri-tjetrin, përse ndodhi e kush e bëri këtë kasaphanë. Ata nuk donin t`u besonin syve, kur panë në krye të bandave mafioze që kryen krimin, ballistë e nacionalistë të tjerë; u shastisën kur morën vesh që, veç Devës, qëndrimet e të cilit njiheshin me kohë, në krye të operacionit qenë venë dhe bashkëpunëtorët e Mit’hat Frashërit, Kadri Cakrani, Osman Kazazi, Xhelal Staravecka etj.

Paradoksi historik
Gjysmë shekulli më vonë, në gjysmën e parë të viteve 1990, Osman Kazazit, do t’i ngrihej bust mu pranë qendrës së Tiranës.Ia ngritën ata që do të përgjaknin bulevardin e madh të Tiranës më 21 janar 2011; ata që nuk kanë reshtur së hedhuri baltë ndaj luftës antifashiste nacionalçlirimtare, që kanë ngritur në piadestale dhe kanë dekoruar pambarimisht antiheronjtë dhe bashkëpunëtorët e regjur të fashistëve e nazistëve; ata që i hoqën emrin “Dëshmoret e 4 shkurtit”, rrugës, sic u tha me një histori te veçantë. E, si mund t`u besohet këtyre? Çfarë demokracie mund të na sjellin këta që na vranë e na masakruan djemtë e burrat? Pyesnin atëherë, 77 vite më parë, por pyesin edhe sot e kësaj dite, qytetarët e Tiranës dhe të gjithë ven dit, tek shikojnë presidentin që dekoron pa hesap njerëz nga ky soj, për ca vota pa vlerë që mund t`u marre për partinë e vet.
Paradoksi i dytë i madh historik lidhet me 21 janarin e dhjetë viteve më parë. Është e tmerrshme të besosh në llafollogjinë dhe në gjoja programet e për demokraci të vrasësve të 21 janarit. Pikërisht kjo është sfida e madhe e kriminelëve të pandëshkuar.
***
Ngjarja e 4 shkurtit 1944 u pasqyrua atë ditë, në gazetën “Bashkimi i Kombit”, që nxirrej nga një grusht kolaboracionistësh. Në artikullin “Gjaku don gjak”, e shkruar enkas, ndër të tjera, thuhej se, “Për të vendosur qetësinë duhet përdorë terrori. Në këto çaste vendimtare nuk shikohen mjetet, por qëllimet. Një ditë terror siguron dhjete vjet qetësi”.
Po, pasi e përgjakën Tiranën, a e siguruan kolaboracionistët shqiptarë qetësinë që kërkonin, për vete e për gjermanët? Shpejt do të shihej e do të bindeshin, se llogaritë qenë bërë gabim, pasi ajo nuk u siguroi as dhe një ditë qetësi, madje u kthye në një bumerang për ta. Populli i kryeqytetit e forumet e LANÇ-it, do t`u jepnin menjëherë përgjigjen që meritonin.
Po atë dite, në mëngjesin e 4 shkurtit, Gogo Nushi, Sekretar Politik i Qarkorit të Tiranës, pa pyetur për rreziqet e shumta që ishin ende prezente, doli vetë në rrugët e Tiranës, mori kontakt e ngushëlloi disa nga familjarët e të vrarëve e të arrestuarve dhe bëri takime me kuadro e aktivistët e LANÇ-it, duke iu përcjellë atyre mbështetjen e PK e të Enver Hoxhës, e duke i siguruar se të rënët e kësaj dite të zezë, do të përkujtohen e nderohen gjithmonë nga populli, ndërkohë që autorët e masakrës i pret ndëshkimi i shpejtë e i merituar. (AQSH. Historiku qarkut te Tiranes,maket).
Sa aktual është ky mesazh dhe për ditët tona, për 21 janarin, për të masakruarit e kësaj dite te zeze, por dhe për terroristet, autoret e masakres. Po, a janë nxjerrë vallë mësimet e duhura, nga kjo e ngjarje të tjera si kjo, nga keta e nga pasardhësit e tyre. A ka ndonjë reflektim prej tyre, a u ka shkuar ndonjëherë mendja se duhet të kërkojnë falje, ashtu siç e kërkojnë, me të drejtë dhe ata nga regjimi komunist për persekukucionin ndaj tyre?

***
Çdo përvjetor të çlirimit të Tiranës, ballistët dhe trashëgimtarët e tyre, përkujtojnë me zhurmë viktimat e terrorit komunist, të vrarët në ditët që luftohej për çlirimin e Tiranës, duke servirur lista të hartuara nga historianët e tyre. Në to ka jo pak nga ata që njihen për ndjenjat e simpatitë për gjermanët dhe për gurët qe nuk lanë pa lëvizur për t’u ardhur në ndihmë, duke bërë çmos që të pengohej përparimi i forcave partizane dhe përfundimi i luftimeve për çlirimin e Tiranës. Megjithatë, unë them se nuk bëjnë keq që i përkujtojnë të dashurit e tyre,edhe ashtu siç ishin. Por, si nuk u ka vajtur në mendje,të paktën një herë, që të nderojnë dhe të masakruarit e 4 shkurtit. A thua ata s’e meritojnë të nderohen e të përkujtohen, e pse jo t`u kërkohet dhe falje, pasi dihet që shumica e ekzekutorëve te tyre ishin nga radhët e ballisteve e të kolaboracionistëve të tjerë,të cilët siç shkruan De la Roka, autor i njohur Italian, kryen krime që nuk i bënin as gjermanët? A thua të masakruarit e 4 shkurtit nuk ishin shqiptarë, nuk ishin patriotë e antifashistë, që sakrifikuan çdo gjë dhe jetën për vendin e tyre, për ta parë atë të lirë e të pavarur?
Unë nuk e di se ku e gjejnë kurajën ata që përpiqen të bëjnë të zezën të bardhë e anasjelltas, duke i paraqitur vrasësit e 4 shkurtit si njerëz paqësorë, si demokratë e luftëtarë kundër diktaturës(!). Kushedi çfarë ndjenje u krijohet familjarëve të masakruarve të 4 shkurtit dhe veteranëve të luftës, kur, në vend të një përmendoreje, që duhet të ishte ngritur me kohë në nderim të tyre, në qendër të Tiranës, shohin bustin e Osman Kazazit, njërit nder organizatorët e masakrës dhe pjesëmarrës direkt në vrasjet e 4 shkurtit. Kurse Godole, një goce e re,pedagoge e atashuar dhe ne Institutin e studimit të krimeve të komunizmit, thotë se duhet të ngrihen aty, pranë tij, në qendër të kryeqytetit, përmendore e shtatore dhe për bashkepunëtorët e tjerë të fashizmit, që të njihemi e të vlerësohemi nga bota(!). E, çfarë mund të kerkohet e pritet, ateherë nga Prendi, me moshën e frymën që ka?
Konkluzione:
Ngjarja që përjetoi Tirana 77 vjet më parë,është e do të jetë gjithnjë e gjallë në kujtesën e shqiptareve, sepse gjaku i të masakruarve me 4 shkurt, (por edhe i atyre që u vranë më 21 janar 2011), gjaku i dëshmorëve të rënë në çdo kohë e në çdo cep të vendit, qëndron në themelet e Shqipërisë se Re, atdheut të përbashkët të shqiptarëve kudo që ndodhen, që do t`i frymëzojë ata për të punuar e luftuar që ajo të bëhet, siç e ëndërronin rilindasit, një zonjë e rëndë, në mes kombeve të qytetëruar, siç ka qenë në kohët më të mira të lavdisë së saj. Por kjo nuk arrihet sado fuqi të ketë nga njeri, aq me pak duke luftuar tjetrin, por së bashku. Pa mohuar ndryshimin që solli, këtë s`mund ta bëjë as Rama i vetëm, sic nuk e bëri para tij Berisha, e aq me pak Iliri me Bashën, që kanëe kapacitete e mbështetje më të pakta. Pavarësisht se thuajse të gjithë janë antikomunistë dhe në një farë shkalle proballistë të deklaruar. Jemi të detyruar të jetojmë e të punojmë së bashku, për interesat e larta të atdheut, por jo duke bërë të fortin, duke kërcënuar, provokuar e vrarë njeri tjetrin, demonstruesit, opozitën, si më 21 janar 2011, të cilët ishin në të drejtën e tyre. Ky nuk është moralizim. Është një apel dhe një konkluzion historik që demokracia e shumë ëndërruar të funsionojë. Është paradoksale që si viktimat e 4 shkurtit 1944 dhe ata të 21 janarit 2011, të mos i lënë të qetë as sot, aty ku janë, me emisione të stisura, si ai me Prendin, apo me Berishën dhe Bashën, që në vend të ulin kokën bëjnë sfidantin, ndërsa drejtësia bën sehir.
Nuk mund të vazhdojë pafundësisht një sfidë e turpshme e kriminelëve të deklaruar dhe të njohur botërisht!
***
Ngjarjet e ditëve të fundit në SHBA na treguan, se sa e rëndësishme është ngritja e një drejtësie të pavarur dhe përzgjedhja me kujdes e njerëzve në organet e reja të saj. Drejtësia nuk mund të bëhet duke ricikluar figura që nuk u preokupuan asnjëherë për mosndëshkimin e kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore dhe as për fatin e të vrarëve më 21 janar, e disa prej tyre dolën haptazi në mbrojtje të masakrës, duke dhënë dënime qesharake, që banalizojnë çështjen, legjitimitetin e seriozitetin e saj. Kërkesa e ndërkombëtarëve për ngritjen e kompletimin e organeve të reja të drejtësisë është e drejtë, por me plotësimin e saj nuk duhet abuzuar duke dërguar në to njerëzit e tyre, duke injoruar kërkesat e duke shmangur dhe vetingun. Dardha e ka bishtin mbrapa, thotë populli. Pasojat e zgjidhjeve partizançe, duke i lënë tre atij e dy këtij që të zgjedhin(!) kanditatët për në këto organe, kane filluar të duken që tani, me riciklim të figurave të vjetra, jo aq nga mosha se sa nga mendësitë e mentalitetet, të përfolura jo pak e kjo natyrisht do të reflektohet dhe në dhënien e drejtësisë, në zgjidhjen e çështjeve sensitive, të mbetura pezull, siç është dhe 21 janari.
Për zgjidhjen e problemeve në këtë rrafsh, na vijnë në ndihmë dhe zhvillimet e fundit në SHBA, që bartin një përvojë me vlera universale, që duhet studiuar prej saj e duhet përfituar. Qëndrimi i palëkundur i drejtësisë, në të gjitha hallkat e institucionet e sistemit e ruajtën Amerikën nga rreziku i dizintegrimit e i përçarjes. Sistemi gjyqësor funksionoi më së miri, si përherë, duke kaluar me sukses provën përballë së cilës u vu, duke u bërë pritë zhvillimeve që synonin t’i impononin vendit ligjësimin e një qeverisjeje autoritare, që një hap e ndan nga diktatura. Është interesante se asnjë hallke e këtij sistemi, prokuroritë e gjykatat, e të gjitha niveleve, nga më të ulëtat deri në Gjykatën e Lartë, nuk mbështetën pretendimet e presidentit në ikje, biles as gjyqtarët e prokurorët që i kish vënë vetë për t`i patur në ditë të vështira. Kjo është Amerika, me institucione të forta, të qëndrueshme e të paanshme, që si udhërrëfyes e autoritet, për vendimet e qëndrimet që marrin kanë vetëm ligjin e jo maliqin si tek ne, që nuk lejoi me 21 janar zbatimin e urdhrit të prokurorisë për të vënë në dispozicion të hetimit drejtuesit e Gardës, që gjakosën kryeqytetin shqiptar, pas më shumë se 70 vjetëve nga 4 shkurti 1944. Ku është parë kjo, në cilin vend, ekzekutivi mund të veprojë në këtë mënyrë, të pengojë veprimtarinë e një pushteti tjetër që s`varej nga ai, të bllokojë hetimin e të shkatërrojë provat? As në diktaturën që kaluam e që me të drejtë e dënojmë për disa gjëra e qëndrime, sidomos për dënimet për fjalën e mendimin e lirë, por jo bashkëpunëtorët e fashizmit, që u dënuan në të gjitha vendet demokratike, gjera të tilla nuk kanë ndodhur se shkonin në gijotinë.
Pikërisht për këtë duhet të pyetej Prendi në emisionin e Fevziut, e jo për cic-mice. Përse nuk u vu në dispozicion të hetimit si përgjegjës kryesor për vrasjet e kryera nga institucioni që drejtonte e nga vetë ai? Kesaj pyetje duhet t`i përgjigjej. Atëherë fitonte emisioni e kthehej në një mësim për armatën e gjyqtarëve e të prokurorëve të zgjedhur në organet e reja të drejtësisë, e përgjithësisht në organet ligjzbatuese, që paguhen sa qimet e kokës nga taksapaguesit e ngratë, të një vendi tejet të varfër, që të bëjnë e të japin drejtësi e jo të ndërtojnë pallate e jetë luksoze, nën shembullin e politikanëve të Lalzit, që s`e arrijnë kurrë kolegët e tyre, as në vendet e pasura e të zhvilluara. Ky është problemi, thembra e Akilit nga duhet nisur për të ndërtuar shtetin ligjor, drejtësinë që na duhet, si kusht e premisë për të siguruar dhe paqen sociale, harmoninë qytetare e unitetin e popullit.
Zgjedhjet që kemi përpara janë një shans, që duhet shfrytëzuar për të nxjerrë, me votën e lirë të popullit, jashtë loje politikanët e korruptuar, që janë përgjegjës për problemet që ka sot vendi e, megjithatë nuk i njohin vetes asnjë përgjegjësi dhe në axhendën e tyre, nuk kanë në hesap hallet e popullit, por vazhdimin e korrupsionit; që i kanë kthyer partitë në parti familjare, si në asnjë vend të botës moderne e duke ruajtur sundimin aty, mendojnë se kanë legjitimitet për të marrë dhe pushtetin në vend. Mirëpo, janë ca ngjarje që ua prishin humorin e nuk i lenë të qetë. E ndër ta, nuk është vetëm qeverisja e tyre, që është e freskët në kujtesën e qytetarëve, por dhe 4 shkurti e 21 janari, qëndrimi ndaj tyre, mos reflektimi dhe pas kaq vitesh, si për njërën dhe për tjetrën e ato nuk janë pak për të mos u besuar fatet e vendit.

Luftes partizane nuk ka nevoje t`i hedhesh balte,sepse ajo ESHTE BALTE..
Se si arrijne sllavo serbet te rekrutojne ne cdo moment te veshtire shqiptare qe luftojne per interesat e Serbise,ky eshte marifet i tyre.
4 Shkurtin Banoret e Tiranes e provuan mire nga 11 Nentori kur brigadat partizane pushtuan Tiranen,deri ne
shkurt 1951 kur grupe intelektualesh u zvarriten rrugeve te Tiranes,per tu pushkatuar 22 prej tyre pa gjyq.
Demnert,Tafajt,Meniket,Strazimirt,Kazast,Pazart, e kane vuajtur ne lekure CLIRIMIN PARTIZAN,deri sa e permbysen karabinane e VAMPIRIT enver hoxha,,o Zhelal!
Balte jane balliste e kolaboracioniste. Lufta Partizane eshte Epoka e Lavdise se Shtetit Shqiptar, i ngritur per here te pare pas shekujsh te pergjumur ne roberi. Balliste e Zogiste ngelen rober te feudalizmit, dembele, parazite dhe tradhetare te perhershem.
“Çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”.
Bravo Xhelal mavrija se na hoqe mallin e perralles me ujkun dhe kesulekuqen.
Sipas dokumenteve trushplarese te arkivit qendror te PPSH-se, baxhella e perdale na paska dhunuar egerrsisht nje minorene te virgjer. Sipas gojedhanave te sherbetoreve te devotshem te diktatures komuniste, kafsha balliste na paska kafshuar viktimen komuniste. Nje here ne 1944, dhe nje here ne 2011. Dmth. vetem dy here.
Heu bre… Po qysh kshu bre Xhelalo?
Po anasjelltas?
A gjenden ke Arkivi Qendror i PPSH-se fakte te pakundershtueshme per hakmarrjen c’njerezore te “viktimes” sllavo-bolshevike?
Nqs. ti dhe cilido qofte, pretendon se me nje shenim i thjeshte si ky ke “Historiku i qarkut te Tiranes,maket” mund te vleresohet si reference e besueshme per hulumtime historike, atehere keq me vjen por s’paske kuptuar asgje nga maskarada qe eshte luajtur e po luhet tash e 75 vite me radhe.
Ke ditezeza mund te postosh lloj lloj hamendesimesh Xh. Provoje nje here t’i redaktosh keto “shenime” edhe ke enciklopedia online. Ke ajo ne anglisht apo gjermanisht ta kam fjalen dhe jo ke ajo qe s’e pjerdh njeri.
“Po atë dite, në mëngjesin e 4 shkurtit, Gogo Nushi, Sekretar Politik i Qarkorit të Tiranës, pa pyetur për rreziqet e shumta që ishin ende prezente, doli vetë në rrugët e Tiranës, mori kontakt e ngushëlloi disa nga familjarët e të vrarëve e të arrestuarve dhe bëri takime me kuadro e aktivistët e LANÇ-it, duke iu përcjellë atyre mbështetjen e PK e të Enver Hoxhës, e duke i siguruar se të rënët e kësaj dite të zezë, do të përkujtohen e nderohen gjithmonë nga populli, ndërkohë që autorët e masakrës i pret ndëshkimi i shpejtë e i merituar. (AQSH. Historiku qarkut te Tiranes,maket).”
Mjfton me kaq o profesor turpi, vrasesit ordiner te sojit Kajos, Vojo Kushevicit e “herojve” qe vranin i “dekoronin”edhe shoket e vet me porosi te Dushanit, Miladinit, Tempos, etj jane “faqja e ndritur e historise”
Ik ore coftine enveriste akoma nuk jeni ngope me gjakun shqipetar.
Faleminderit profesor per demaskimin e kolaboracionisteve te vjeter e te rinje qe kane uzurpuar vendin. E keqja e madhe eshte se dhe kryetari i PS i perkrah dhe kjo u duk me ngitjen e piedistalit te Mitat frasherit ne Tirane. Vazhdo diskretitoje keta plehra.
Profesor! Te pershendes dhe njekohesisht te rikujtoj. Edhe pse pretendojme se po jetojme ne nje sistem demokratik, sot situata eshte pothuaj e njejte me ate te cilen ti pershkruan per Shqiperine e 1944-s. Lufta e klasave eshte me e eger se kurr. Ish kolaboracionistet e djeshem dhe pinjollet e tyre te sotem kurrsesi nuk mund te pranojne humbjen, por mbi te gjitha damken qe historia atyre u vuri. Keshtu qe ata sot, me mjetet qe “demokracia”u mundeson vazhdojne te perpiqen qe me c’te mundin te rregullojne imazhin e tyre per ate periudhe te erret e kriminale qe ata shkruan dhe kulmuan ne 4 shkurt 1944. Keshtu qe ji i ndergjegjshem, qe shum komentues, pinjolle te bashkpuntoreve te fashizmit, kurr nuk do te pajtohen me analizen tende shkencore dhe historike per ate periudhe. Gjithsesi kjo ti rrite edhe me shum vlerat e tua si qytetar dhe patriot.
Z.Xhelal , s’kane faj ata qe ngriten bustet e ndryshuar rru-
gen e 4 shkurtit por fajin e kane shqiptaret e “500 vjet te
roberise” qe nuk bejne ate qe bejne popujt e tjere: Qe ate
qe ndertohet diten e shembin naten,ndersa ne kemi ve-
tem legjenda si ajo e Risafes qe mbetet vetem legjende e
hipokrizise,mashtrimit dhe genjeshtres dhe jo midis nesh
dhe armiqeve por midis “vendit” ,midis vellezerve. Statuja
e Lartmadherise eshte ne mes te Tiranes dhe Jane me “trima” zogjt qe bejne glasat mbi te de sa njerezit qe rrine
e bejne sehir kur sulmohet K/ministria e djathtistit Rama,sulmohet Parlamenti i opportunistit Ruci por busti
(boset) i Osman Kazazit ngjitur me hotel “Pezen” nuk
perket, rruga e dikurshme e “4 Shkurtit” qe mban sot emrin e nipit te Xhaferr Deves nuk preket,por ironia qen-
dron edhe te socialistet qe nuk e vine ne vend Drejtesi-
ne e munguar: Me akte normative,sic ben Biden, te rre-
zonin gjithe ngrehinen e mbrapshte te ndertuar nga demoni i Vicidolit ! Vjen nje “sorre” nga Kosova dhe ne
vend qe te kerkoje falje per krimet e Xhaferr Deves ne 4
Shkurt-43, ne mos gaboj, kerkon te imitoje Reganin kur i
tha Gorbacovit : Z. President rrezojeni ate Mur !(Murin e
Berlinit) dhe sharabajga e Kosoves i tha Parlamentit shqiptar: “Hiqeni ate traun e Kalimadhit” sikur te mos kishte pare boten e kapitalit qe ne cdo 100 km ka “TOLL”
Pordhet e medha grisin poturet,Zoterinj ! Gjakun e 4
shkurtit nese nuk e zgjidhin partite u takon tiranasve qe
te pastrojne plehrat e shtepise se tyre : zogollet,kazazet,
mit’hatet,etj.etj. Nuk duhet te ndyjne sheshet,rruget, lu-
lishtet e kryeqytetit ! Ata kane qene dhe mbeten bashke-
punetore te fashizmit dhe kur e gjithe Bota e civilizuar e
ka denuar nazifashizmin,atehere edhe keta kolaboracio-
mistet shqiptare nuk kane vend per buste e monumente
ne Shqiperi , sigurisht si per cdo shqiptare 2 metra toke
per prehjen e tyre le te pranohet dhe jo per salltanete te
kujtdoqifte shqiptari,edhe Ai qe sot e ndjene veten te gjithepushtetshem nuk I lejohet pa referendum te zgjidhe
keto probleme kaq te mprehta te shoqerise shqiptare sot
dhe neser …! pershendetje z. Gjecovi,si gjithemone nje
Historian Konstant.,,.,
Komenti vazhdon …..
Faleminderit prof. Gjeçovi per kete shkrim te perkryer qe I ben radiografine historike krimineleve kuislinge te masakres se 4-shkurtit 1944 dhe pasardhesve e pasueseve te te tyre te diteve te sotme. Si gjithemone ini I sakte e I mbeshtetur ne te dhena historike, mbroni me te drejte luften nacional-çlirimtare e patriotike te popullit shqipetar dhe u tregoni te heshtin tradhetareve e te kerkojne falje per te zezat qe I kane bere Shqiperise.
Kuislinget (Balliste, zogiste e gjithefare ngjyrash) si M. Deva, R. Mitrovica, M. Kruja , M. Frasheri K.Cakrani, A. Kelcura, A.Ermenji etj.. , per interesat e tyre personale e karieriste dhe per te xhvatur pasuri; u bene bashkepunetore, shiten atheun, nderin e moralin e tyre tek pushtuesit nazi-fashiste dhe perfunduan ne te njejtin kosh plerash me humbesit e luftes se dyte boterore. Edhe vete nazistet gjermane, padronet e kuislingeve (sipas ditarit te nazistit R. Vogel botuar ketu te Dita), ishin ne siklet me menyren tribale (shtazarake) qe u krye masakra e 4 Shkurtit ne Tirane nga krimineli Xh. Deva dhe pasuesit e tij.
Turpi dhe llumi I tradhetise nuk u ndahet kurre ketyre soj tradhetaresh, ata vazhduan vepren e tyre tradhetare kunder Shqiperise edhe pas luftes se dyte boterore: u bene minj kavje per CIA, Inteligent Servicin, Asfaline apo UDB-ne. Mallkimi I atdheut dhe i krimeve qe bene u ra mbi koke ndaj nuk dihet ku u rane kockat fares se tyre.
Prof. Gjeçovi, jam dakord gjithashtu me konkluzionet qe ju theksoni ne artikullin tuaj per kohen qe jetojme sot. Daullet bien per ata qe kane veshe: Populli yne e ka fituar lirine me shume gjak e sakrifica, bijte e tij me te mire kane dhene jeten per atdheun ne kohen e Rilindjes e gjate Luftes Nacional Çlirimtare.
Tradhetaret e cdo kohe (nga Esat Toptani deri te bandat e sojit te Sali Berishes) jane te pascrupull, ata mendojne vetem per interesat e tyre vetiake, per para dhe pushtet te cilat duan ti arrijne me cdo çmim (ne kurrizin e popullit). Ne kohen e sotme (ku nga mediat dime gjithcka qe behet ne bote e ne Shqiperi brenda 24 oresh) populli nuk duhet te genjehet nga gjuha e tyre dhelperore se atyre “u dhemb zemra” per atdheun dhe per kombin; shikoni “veprat” dhe te “mirat” qe I kane sjelle keta te fundit Shqiperise nga viti 1991 e deri me sot (varferi, kriminalitet, pasiguri jetese dhe depresion) dhe do te kuptoni “dashurine e tyre te madhe” per atdheun dhe popullin.