Grupi i gjakut vendimtar edhe në marrjen e vaksinave

anazapta

Vaksinat përbëjnë një temë të ngarkuar emocionalisht për mjekësinë. Mendimi kryesor është se ato përbëjnë frontin e parë të luftës për parandalimin e sëmundjeve. Por, nuk jemi shumë të sigurte se çfarë pasojash ka theksimi i mëtejshëm i vaksinimit të detyrueshëm. Vaksinat kanë ofruar një dobi të jashtëzakonshme për njerëzimin duke ruajtur jetën e milionave njerëzve, si dhe duke parandaluar dhimbjet e panevojshme. Në raste të rralla në të cilat u pa vaksinat kishin disa probleme, pasi shkaktojnë reaksion negativ në njerëz me ndjeshmëri të madhe. “Njohuritë tona për sistemin tonë imunitar nuk na kanë treguar ende nëse vaksinat kanë reaksion më të thellë, duke ulur disa nga imunitetet tona të lindura ndaj kancerit. Megjithatë disa mjekë besojnë se është antipatriotike të dyshojë dikush për atë se sa e dobishme është vaksinimi në shkallë kombëtare”, sqaron Dadamo. Megjithatë, prindërit duhet të dinë mirë se cilat janë vaksinat që duhet t’u bëjnë fëmijëve të tyre. Të moshuarit, njerëzit tepër delikatë, dhe të ndjeshëm, gratë shtatzana, duan të dinë për pasojat e vaksinave. Mos u habisni nëse shihni që nuk ka përgjigje për të gjitha. Reagimi ynë ndaj vaksinave ka lidhje të ngushtë me grupin e gjakut të cilit i përkasim.

 

Ndjeshmëritë e grupit 0 ndaj vaksinave

Prindërit e fëmijëve që i përkasin grupit 0 duhet që t’i vëzhgojnë fëmijët e tyre për ndonjë shenjë inflamacioni, si ethe ose dhembje në kocka, përderisa sistemi imunitar i grupit 0 është i prirur ndaj këtyre reaksioneve. Mënjanoni formën me shiringë të vaksinës së poliomelitit për fëmijët e grupit 0 dhe preferoni më shumë marrjen nga goja. Meqenëse grupi 0 ka sistem imun shumë aktiv, ai funksionon më mirë në forma më pak aktive, vaksinash. Fëmijët e grupit 0 që janë vaksinuar gjatë kohëve të fundit duhet të ndiqen me kujdes për disa ditë, në vazhdim për t’u siguruar nëse ka komplikacione ose jo. Mos u jepni “acetaminofen”, një ilaç që u jepet zakonisht për probleme të lidhura me vaksinimin. Përvoja ka treguar se fëmijët e grupit 0 reagojnë keq ndaj këtij ilaçi. Preferoni më mirë “tanakito”, që është një bimë shumë efektive për grupin 0 dhe që gjendet në shumë dyqane të ushqimeve organike. Mund t’u jepet fëmijëve në intervale disa orëshe, në formën e lëngut. Katër deri në tetë pika në një gotë me lëng frutash janë të mjaftueshme që të japin rezultat pozitiv. Nëse jeni shtatzanë e grupit 0, vaksina kundër gripit ka shumë rreziqe nëse babi i fëmijës është i grupit A ose AB. Vaksina mund të fuqizojë shfaqjen e antitrupave në organizmin tuaj, të cilat mund të dëmtojnë embrionin.

 Vaksinat për grupin B

Prindërit duhet të vëzhgojnë fëmijën për disa ditë

Fëmijët e grupit B disa herë kanë reaksione nervore serioze ndaj vaksinave. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i vëzhgojnë natë e ditë, për çdo lloj ndërlikimi që mund të shfaqet. Si një ndryshim në mënyrën e të ecurit, orientimit, apo ndonjë ndryshim në sjellje. Nëse duhet t’i bëni vaksinë fëmijës tuaj, dhe ai është i grupit B, duhet të jeni i sigurte që fëmija është plotësisht i shëndetshëm, domethënë nuk është i ftohur, nuk e ka zënë gripi apo ndonjë infeksion i mundshëm në vesh. Fëmijët e grupit B, si dhe ata të grupit 0,  duhet të përdorin vaksinën e poliomelitit me anë të gojës. Gratë shtatzana të grupit B duhet të mos e marrin vaksinën kundër gripit , veçanërisht kur babi është i grupit A dhe AB. Vaksina e gripit tek kjo kategori mund të rrisë prodhimin e antiturpave, anti-A, të cilat mund të pengojnë zhvillimin e shëndetshëm të embrionit.

 

 

Grupi i gjakut A dhe AB, ndjeshmëria ndaj vaksinave

Fëmijët e grupeve A dhe AB, u përgjigjen mirë vaksinave. Një program i plotë vaksinimi që të përfshijë edhe vaksinën kundër kollës së mirë, thuhet se ka shumë pak efekte anësore. Në të kundërt të grupit 0, fëmijët e grupeve A dhe AB duhet t’a marrin vaksinën e poliomelitit me shiringë, sepse mukusi i sistemit të tyre tretës nuk vepron mirë ndaj vaksinës nga goja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *