Mirë kryetarët e partive, po Presidenti ç’ka që gënjen?!

Ornela

Nga kjo Pandemi,
nga ky palo grip,
i gjithë planeti,
sot është në zgrip!

Ne nuk po shkëlqejmë,
ç’është e vërteta,
po s’jemi ashtu,
si komenton Meta!

S’është hiç e vërtetë,
se nga popullsia,
më e madhja në Europë,
është vdekshmëria?!

Presidenti ynë,
trim e kapedan,
bëji llogaritë,
vetëm në Ballkan!

Vetëm për Ballkanin,
bëje llogarinë,
më pak nga të gjithë,
kemi vdekshmërinë!

Partitë dhe gënjejnë,
kur vijnë vërdallë,
po ky presidenti,
përse gënjen vallë?!

Tani edhe Meta,
mirë ja mori dorën,
më mirë se Lulashi,
që gënjen dhe për orën!

Dje dëgjova Metën,
dhe u suprizova,
kujtonte Ruzveltin,
po përse s’kuptova!

Tek Franklinii i Madh,
Meta gjeti anën,
me vlerat e Ruzveltit,
të sulmonte Ramën!

Meta me kusuret,
që mban në kurriz,
kur përmend Ruzveltin,
emrin ja bën pis!
A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Po i drejtohem Timonierit: Ilir Floriri eshte gafa me e madhe e Rames, o timonier. Ky do te mbahet mend si burri qe vuri kryetare Monen e tij dhe qe e shkaterroi LSI-ne.

    • Ne fakt A.Duka nuk e ka keq kete radhe…
      President mbi palet na e beri timonieri…por ai eshte mbi njeren pale,mbi moniken ne krevat, nese eshte dhe atje!! Kur nje vendi i kane nxjerre uje te zi nuk ke cfare pret me shume…nese “kushtetuta” do ua lejonte(per here te trete) edhe saliun do ta benin prape President…..dhe Shqipetaret kaperdijne cdo gje, tani per tu permbushur e gjithe profecia do te bejne edhe lulashin krieminister….ai prej kohesh flet si i tille…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *