Veliaj: PD nuk ka moral, Basha e përdori partinë për të marrë zyra, makina e vila private

J L

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 3, ku zhvilloi edhe një takim me ish-ushtarakë.

Veliaj theksoi se Partia Socialiste do të vijojë punën për rindërtimin dhe vaksinimin e qytetarëve, si dy nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur vendi.

Sipas tij, edhe pse këto dy tema janë jetike për çdo shqiptar, as PD dhe as LSI nuk i kanë parashikuar në programet e tyre, duke lënë të nënkuptohet se do të humbin në 25 prill.

Veliaj shtoi se forca e Partisë Socialiste është mbi të gjitha fuqia morale, ndërsa PD e ka humbur moralin që kur Lulzim Basha e përdori partinë dhe kauzat e saj për zyra, makina e vila personale.

“Sot ata nuk kanë as forcën numerike dhe as atë morale. Si mund të kesh forcë morale kur proteston për autostradën dhe sapo kape zyrat, e lë protestën?! Si ka mundësi, e bllokoi 3 vjet “Astirin”, sa mori makinën, e la. Ti nuk ke moral kur në vitin e pandemisë the do ju sulem qendrave tregtare, por sa kape vilat, e le”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se është absurde të vihet në diskutim puna që ka bërë Partia Socialiste dhe Edi Rama në këto 8 vite, kur pala tjetër servir rikthimin e tretë të Sali Berishës.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Or plehre e MJAFTI-T.Po pse ore ndyresisre , ore molusk, ore zvarranik helmatites po ke moral ti? Po numerohen hajdutlleqet e tua ore mashtruesi nr.2 ?

  • Hahaha! Mos fol kështu Erion, se i tërbove disa. Ja një nga puntorët më shembullorë në Shqipëri. Të lumtë!

  • Tsstsss: njeri i juaj ne PD nuk ka moral! Ka nje dallim ketu!
    Sa do e shperbleni kete radhe?! Ka ndonje pallat ne plane ne Tirane qe ju g’ia jepni lejen?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *