Qeveria ka shpallur memorandum 2-vjeçar për ndalimin e gjuetisë. Kjo përkthehet që kush kapet duke vrarë ndonjë laraskë, thëllëzë a lepurush, do ketë sanksione të rënda. Ideja dhe për një Rilindje të faunës, është pozitive. Natyra jonë është masakruar në ind. Sipas një humori brilant në Portokalli, Sazan Guri imitohej duke u qarë dhe për nepërkat që po zhduken nga territori ynë, për shkak të dregradimit ambiental.
Qeveria e djathtë shpalli memorandumin e famshëm për ndalimin e mjeteve lundruese në det, me qëllim dhënien fund të trafikut klandestin, gjë që prodhoi dhe humor përpos kundërshti, duke bërë paralele me ndalimin hipotetik të çdo mushke në qarkullim, pasi dhe trafiku i drogës në rrugë tokësore, realizohet më anë të kësaj kafshe të urtë por vitale. Nga ç`duket, qeveria aktuale, do ta ketë memorandumin si një zgjidhje për shumë emergjenca kombëtare, duke dubluar ligjin; duke nisur me ndërtimet në bregdet, pyjet, e të shohim se për çfarë tjetër.
Ajo që mbetet në këtë rast për t`u diskutuar është se ku ndryshon ligji nga memorandumi; dhe se pse ky i dyti na vjen më hakut se sa ligji, të cilin jo thjesht nuk e zbatojmë, por e marrim me shpulla dhe thjesht për qejf. Konkretisht: Kush e zbaton sot ligjin antiduhan në ambjente publike e kryesisht lokale?! Po me memorandum a thua do zbatohej?!

ORE ZOTI HAJDUT. CFARE MEMORANDUMI THUA TI.
TY SOT TE KRYHET GJUETIA GJATE GJITHE VITIT, E JO NE SEZON.
TY SOT TE KRYHET GJUETIA ME LLOJ LLOJ MJETESH E MENYRASH SHFARROSESE E TE JASHTLIGJSHME.
DETYRA JOTE ESHTE TI GJURMOSH KETA KEQEBERES, TI KAPESH ME PRESH NE DORE E TI COSH NE POLICI.
TI TALL B.THEN ME MEMORANDUME. TI ZBATO NJEHERE KETE LIGJ QE KE O HAJDUT, E PO QE SE EDHE ATEHERE PRAPE NUK ARRIHET QELLIMI I MBROJTJES SE FAUNES, ATEHERE LIND NEVOJA PER KETO GJERA.
PO TI O ZOTI HAJDUT KE PLAN TE BESH NGA KETO MEMORANDUMET, QE TE THUASH, JA PO PUNOJME EDHE NE, E NE RASTIN ME TE PARE TA KEPUSESH NE MES BUXHETIN E MINISTRISE TENDE ME TENDERAT.
PER KETE KE ARDHUR TI O ZOTI SHOKU.
Shenimi i autorit , me krijoi mundesine te shpreh dicka qe verej prej ca kohesh te DITA ; isha gati qe dje te beja nje koment per nje lloj lajmi “…. deputeti PDIU ….shpulla dacka …apo rreh deputetin A.Peza…” Menyra e paraqitjes se ketij fare lajmi , ne nje dite te vecante si Krishlindjet, madje ne faqen e pare dhe ne nje forme vertete te turpshme , aq sa dukej sikur dikush gezohej qe i nderuari deputet , ish gazetar A. Peza , te provokohej apo qellohej nga nje deputet tjeter ( dihet se cfare deputetesh jane ata te PDIU ) , apo sikur stigmatizohej me shume i dhunuari sesa dhunuesi….Duke njohur dhe cmuar prej shume vitesh A.Thanon , nuk ndjehem mire , qe DITA , jo shume kohe pas suksesit , si te thuash ” te dehet ” …. Te njejten pershtypje te le edhe shenimi ne fjale per ligj-memorandum per gjuetine , ndertuar dhe dhene me nje stil ironik deri ne vulgaritet… Nje stil te tille gazetaresk , e shohim vetem ne RTV lokale …kaq dhe me dashamiresi …!