“LSI në Durrës është drejt shkrirjes”, Kërtusha: Me largimin e Kokës u godit rëndë. PS fiton thellë

Ornela

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kryetar të PS-së në qarkun e Durrësit, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ka komentuar fushatën që do të zhvillohet në qytetin bregdetar, ku pritet të garojë dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas Kërtushës LSI në qarkun e Durrësit është në nivelet e saj më të ulëta që prej daljes më vete si parti politike, ndërsa parashikoi që socialistët të marrin një mandat të tretë qeverisës në Prill.

“Fjalia e Ramës se i kishte një borxh Durrësit, lë shumë vend për diskutim.

Të gjitha partitë e shohin Durrësin si një lumë votash, borxhi që thotë Rama nuk është dhe aq sporadik.

Afrimi i zotit Koka tregon se situata në këtë qark lë për të dëshiruar, tregon që partia po i shtrin dorën gjithkujt për të forcuar pozitat.

LSI është drejt shkrirjes në Durrës ka struktura pothuajse inekzistente në qytetin e Durrësit, pasi me largimin e Kokës, gjendja është jashtëzakonisht shumë e keqe.

Vetëm nga Bashkitë PS do të marrë mandate deputetësh, halli më i madh i PD-së është se kush do të jetë pasuesi i Lulzim Bashës pasi fati i zgjedhjeve është vendosur.

LSI sot që flasim nuk ka struktura, pasi e kanë fokusuar drejtimin te një person i vetëm, LSI është duke vuajtur këtë e parë”, tha Kërtusha.

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
  • Rrnofte Elona Guri surratnallonja e Nafije dybekut sudes se babaxhikes. Elona qe noten me te mire ka 5 sen , nuk ka nje 6 te dhe ka mbaruar tek Vitrina e leshelise , praktiken e ka bere ne haremin erotiko naziskin td Jales.

  • O Kertusha i Durrsit ,nje pyetje kishja per ty :::
    Ku eshte ndryshimi ne program midis PS e LESH e LISE? .Ma thuaj ,se ne te gjithe keto vite , ne kokplaret nuk kemi pare as edhe nje ndryshim midis jush ne ” programet” e juaja .Ah more djale ,je i pa besuar ,ngordhe te besh pak karjere dhe te vjedhesh ca para .U shofte me gjithe rrenje fara e juaj .Durrsaket jane qytetare me tradita ,do votojne komplet partite e reja ,qe jane te pa perlyera .Ju te gjithe dobicat e hajdutet 30 vjecare , te pirdheni nga syte kembet .

  • PS drejt fitores se trete…kete e dine gjithe shqupisat, ndaj kan jane hedhur ne aksionin e lukunive ham – ham neper portale.

  • Kjo analize eshte teper e sakte, si durrsak e konfirmoj nje gje te tille. Agron Duka eshte shume i lodhur per te bere nje ndryshim perballe Lefter Kokes. Durrsaket i besojne Kokes.
    Nuk e di per Shqiperine, por ne Durres fiton PS keto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *