Prof. Paskal Milo
(Vijon nga numri i kaluar)
Amerikanët dhe britanikët kanë patur shumë pak informacione deri në pranverën e vitit 1943 për zhvillimet brenda në Shqipëri. Kontaktet e drejtëpërdrejta që ata vendosën gradualisht me faktorët kryesorë politikë e ushtarakë të rezistencës antifashiste përmes misioneve të tyre në terren e pasuruan informacionin dhe përmes tij u bë e mundur të realizohej edhe një njohje dinamike e në proces të tyre. Nëse do të duhej të përmblidheshin shkurtimisht vlerësimet e përbashkëta ose të përafërta të qeverive britanike dhe amerikane ndaj tyre panorama mund të ishte kjo:
Të dy qeveritë e konsiderojnë një grupim politik dhe ushtarak të majtë nën influencën direkte të Titos dhe të tërthortë sovjetike. Britanikët që i kishin ndjekur më nga afër FNÇ dhe udhëheqësit e tij përmes misioneve të ndryshme të oficerëve të ndërlidhjes kanë dhënë analiza dhe informacione të hollësishme rreth tyre. Mjaft oficerë të ndërlidhjes si Meklin, Smajli, Kemp, Palmer, Smith etj, kanë patur njohje nga afër e lidhje pune me Enver Hoxhën e Spiro Moisiun, por edhe me drejtuesit kryesorë të formacioneve partizane si Mehmet Shehu, Myslim Peza, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Hysni Kapo, Ramadan Çitaku, Dali Ndreu, Islam Radovicka, Kadri Hoxha, Baba Fajë Martaneshi, Haxhi Lleshi, etj. Ata i kanë studiuar nga afër dhe në arkivat britanike ka vlerësime të shumta rreth tyre. Veçanërisht për Enver Hoxhën e Mehmet Shehun.
Ndër këto vlerësime të bëra në kohën e Luftës, por edhe pas saj, me botimin e kujtimeve e ditareve të oficerëve të ndryshëm të ndërlidhjes ka edhe subjektivizëm me nota negative e pozitive. Në pamundësi për të sjellë të gjitha këto vlerësime do të merren së pari në konsideratë ato që janë më kryesore dhe pa asnjë motiv paraprak seleksionues. Për shkak edhe të pozitës si shef i misionit britanik në Shqipëri, si referencë e parë merren më tepër dy raportet e gjeneralit Dejvis dërguar komandës superiore dhe që aty Londrës. Në raportin e parë të 12 nëntorit 1943, Dejvis ka shkruar se «e konsideroj Lëvizjen Nacional Çlirimtare si komuniste, por janë nën influencën e Titos dhe jo të rusëve… e konsideroj Lëvizjen Nacional Çlirimtare më afër fitores, sepse janë të rinj, janë më shumë agresivë që të lënë shijen e një lëvizjeje terroriste».
Në mjaft dokumenta të kohës amerikanët dhe britanikët njohin se FNÇ është forca politike dhe ushtarake më e madhe dhe më e organizuar, me kontributin më të madh në mos të vetëm në luftën kundër gjermanëve në Shqipëri. Harry Fultz në fillim të shtatorit 1944 raportonte se në dallim nga dy grupet e tjera rivale, Balli Kombëtar e Legaliteti, «F.N.Ç ka më pak orientalizëm në makeup-in e tij dhe është i përbërë në një përqindje të lartë nga njerëz të rinj… ata kanë treguar një farë aftësie organizative dhe administrative në lidhje me luftën guerrile ». Britanikët dhe amerikanët u bindën në mënyrë graduale nga vëzhgimet në terrenin e luftës se FNÇ ishte thuajse forca e vetme antifashiste në kuptimin e plotë të fjalës në Shqipëri. Por duke e ditur këtë fakt ata i dhanë mbështetje e ndihmë në shërbim të rezistencës antifashiste dhe u treguan të kujdesshëm që deri në tetor 1944 të mos jepnin asnjë mesazh politik në favor të FNÇ. Në fund të Luftës një anëtar i OSS-it që kishte punuar në zyrat qëndrore në Uashington e që u bë më pas anëtar i misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Stefën Peters, fitoren e partizanëve shqiptarë që ai i cilësonte si «radikalët e rinj» e shpjegonte me faktin se «ata nuk ngurruan të bënin sakrifica; sepse ata ishin trima e të guximshëm; sepse ata kishin aftësi të mira organizuese; sepse ata ishin të vendosur që idetë e tyre radikale t’i vinin në praktikë ».
Britanikët që ishin të pranishëm në Shqipëri përmes edhe misioneve që dërguan kanë njohur në përgjithësi rolin dhe kontributin parësor të FNÇ. Pavarësisht se mjaft prej oficerëve britanikë të ndërlidhjes nuk pajtoheshin me bindjet politike të udhëheqjes së FNÇ dhe nënvizonin tendencën prokomuniste të saj, ata në raportet që dërgonin në qëndrën e tyre bënin analiza e vlerësime realiste. Një prej tyre që ka vepruar në zonën e Gjirokastrës, majori Tilman raportonte se LNÇ është «e vetmja palë në Shqipëri me të njëjtat qëllime për luftën si tonat» por mirënjohja e tyre «zhvlerësohej kur ndihmonim në mënyrë të barabartë të gjitha palët ».
Meklin që për shkak të bindjeve të tij konservatore nuk ushqente ndonjë simpati për Enver Hoxhën, përkundrazi, ka njohur në raportin e tij të tetorit 1943 se «LNÇ deri tani nga pikëpamja ushtarake është partia me e fuqishme në Shqipëri, nga pikëpamja politike dhe administrative më e organizuar dhe në të njëjtën kohë më aktivja kundër Boshtit ». Po këtë vlerësim ka dhënë edhe majori E. Uotrës (Watrous) kur në qershor 1944 shkruante se L.N.Ç përfaqëson tashmë «një forcë guerrilase të fuqishme, të mirëpajisur, të mirëorganizuar dhe të aftë për të ndërmarrë sulme në një shkallë që deri tani mendohej e pamundur ». Ka edhe mjaft raporte të tjera pozitive për rolin e F.N.Ç nga oficerë të tjerë britanikë të ndërlidhjes si R.Hibert, A. G. Hend (Hands), N. Uilër (Wheeler), etj.
Ndonëse të dy qeveritë ecën me një hap në vija të përgjithshme në qëndrimin ndaj F.N.Ç, ato gjatë Luftës manifestuan edhe dallime dhe rivalitete për influencë ndaj tij. Britanikët u investuan më tepër në Shqipëri nga të gjitha pikpamjet por nuk arritën objektivat politike që ata dëshironin në vënd. Ndër arsyet kryesore që mund të përmënden janë se shqiptarët në përgjithësi e shihnin me dyshim politikën britanike, veçanërisht qëndrimin e saj ndaj integritetit territorial të vëndit. Misionet britanike në një masë jo të vogël përbëheshin nga oficerë ndërlidhës konservatorë që e urrenin F.N.Ç për shkak të udhëheqjes komuniste të tij. Fakti që një pjesë e tyre qëndruan te udhëheqësi i Legalitetit Abas Kupi dhe te nacionalistët antikomunistë të Veriut që F.N.Ç i konsideronte si armiqtë e tyre, e thelloi edhe më tepër hendekun e ndarjes mes tyre. Një arsye tjetër kryesore ishte se komandanti i përgjithshëm i U.N.Çl dhe udhëheqësi politik i F.N.Ç, Enver Hoxha i shihte me shumë dyshim britanikët, kishte frikë prej tyre për të mos thënë se i urrente.
Shtetet e Bashkuara në sytë e shqiptarëve paraqiteshin në një pamje tjetër. Ata ishin përmes figurës së Presidentit Udro Uillson shpëtimtarët e pavarësisë e të integritetit territorial të Shqipërisë. Kishin dënuar pushtimin italian të vendit dhe kishin bërë deklarata të qarta e pa rezerva në mbështetje të luftës antifashiste të shqiptarëve. Në Shtetet e Bashkuara jetonte një komunitet shqiptar i lidhur ngushtë me mëmëdheun dhe shumë aktiv. Gati 90 përqind e misionit amerikan të OSS –it që erdhi në Shqipëri gjatë Luftës përbëhej nga shqiptaro – amerikanë që flisnin gjuhën shqipe e që shërbeu si një faktor afrimi, mirëkuptimi e bashkëpunimi jo vetëm me popullsinë e thjeshtë por edhe me partizanët e me udhëheqjen e F.N.Ç. Enver Hoxha ishte i kujdesshëm me amerikanët, jo se i donte por i kishte në konsideratë faktorët e mësipërm. Shefi i misionit amerikan Tom (Thoma) Stefani ishte gjithnjë i mirëpritur te Enver Hoxha. Këtë klimë Stefani e ndjeu që në fillim dhe informon që në kabllogramet e para. Në këtë mënyrë ai siguroi një lloj konfidencialiteti te Enver Hoxha që e ndihmoi shumë që të realizonte detyrën kryesore të tij që ishte «grumbullimi, kordinimi dhe përcjellja e sekreteve ushtarake», veçanërisht «informacioni i cili do të kontribuoj në një mbështetje maksimale të veprimeve të formacioneve të F.N.Ç kundër forcave pushtuese armike ».
Oficeri amerikan i ndërlidhjes i ndodhur në këtë pozicion u njoh me shumë informacione të privilegjuara dhe i paraqiti një tablo realiste qëndrës së vet kur i shkruante se «…mua më duhet të them që këta njerëz do të luajnë një rol të madh në qeverinë e ardhshme sepse ata janë duke luftuar për liri dhe janë përgatitur për sakrifica të mëdha dhe se komunizmi do të rritet po të mos bëjnë Aleatët pak më shumë propogandë ». Britanikët e shihnin me shume xhelozi këtë marrëdhënie preferenciale të Tomas Stefanit me udhëheqjen e F.N.Ç, për të mos thënë më shumë. Amerikanët u përpoqën ta shfrytëzonin si një letër politike me vlerë dhe ishin të kujdesshëm për të mos e humbur atë. Ndaj edhe Sekretari i Departamentit të Shtetit Hall porosiste në korrik 1944 se « ne ndofta do të biem dakord në përgjithësi me vijën tashmë të propozuar nga britanikët, por nuk duhet të japim mbështetjen e prestigjit amerikan në Shqipëri për përparësi britanike nëse ajo do të shfaqet për të paragjykuar pozitën tonë…. »
Balli Kombëtar
Veprimtaria e kesaj organizate politike në Shqipëri u ndoq në fillim nga afër dhe me interes nga misionet britanike dhe amerikane. Ato ishin të interesuar në emër të qeverive të tyre ta nxisnin Ballin Kombëtar në luftën kundër pushtuesve të huaj dhe në krijimin e një fronti kombëtar antifashist. Britanikët për afro 6 muaj pasi erdhën në Shqipëri, në kundërshtim edhe me F.N.Ç tentuan ta mobilizojnë Ballin në Luftë, kontaktuan udhëheqësit e tij, biseduan dhe i inkurajuan por nuk arritën t’i bindin. Gjeneral Dejvis, kryetar i misionit britanik në Shqipëri pasi e konsumoi këtë përpjekje, në raportin e tij të dytë, në 17 dhjetor 1943 shkruante : « Tani unë rekomandoj një ndryshim. Tani së fundmi situata është zhvilluar kaq shumë sa që është urgjente të denoncohet Regjenca kolektivisht dhe me emra veç e veç, gjithashtu Balli Kombëtar dhe Zogistët. Të gjithë janë duke bashkëpunuar me gjermanët të cilët i furnizojnë ata me armë në sasi të mëdha ».
Disa muaj më vonë, një dëshmi tjetër autentike u dërgua në Londër për Ballin Kombëtar. Ishte E. Kuajl (A. Quail) oficer britanik i ndërlidhjes me gradën major, aktori i ardhshëm i famshëm që në fund të prillit 1944 raportoi se Balli Kombëtar «është një trupëzim i padisiplinuar i individëve që qëndrojnë së bashku vetëm nga urrejtja e tyre për komunizmin», se «liderët e tij përfshijnë njerëz me patriotizëm të padyshimtë» po ata «janë rreshtuar me gjermanët kundër L.N.Ç…janë më tepër se kurrë larg për t’u shkëputur nga bashkëpunimi gjerman» dhe se «të shpresohet për ndihmë të organizuar nga Balli Kombëtar, ose më saktë, të mbështetesh në të, është e kotë ». Një dokument tjetër britanik, në shkurt 1944 nënvizonte se «është e qartë se në Shqipërinë jugore e qëndrore anëtarë të Ballit Kombëtar janë duke luftuar me gjermanët kundër partizanëve… » Majori britanik J.A. Field që nuk ushqente asnjë simpati për F.N.Ç dhe që vepronte si oficer i ndërlidhjes në Vlorë raportonte se « është shumë e vështirë të tregohet se sa i keq është realisht Balli Kombëtar… Nuk ka asnjë pikë dyshimi se ata bashkëpunojnë me gjermanët… Disa nga anëtarët e rinj kanë luftuar kundër gjermanëve me partizanët, por shumica e udhëheqësve të tyre janë me armikun ». Një oficer tjetër britanik i njohur dhe i deklaruar si konservator dhe antikomunist, Peter Kemp, në raportin e tij gjashtëmujor për Shqipërinë në mars 1944 konstatonte se «gjatë kësaj periudhe ishte e qartë se politika e Ballit Kombëtar ishte ta mbante mirë me gjermanët dhe të mos bënte asgjë për t’i kundërshtuar ata… ».
Misioni amerikan i OSS-it erdhi disa muaj më vonë në Shqipëri se misionet britanike por vlerësimet e tyre për Ballin Kombëtar ishin thuajse të përafërta me ato britanike dhe në mjaft raste edhe më kritike. Misioni amerikan zyrtarisht u akreditua pranë Shtabit të Përgjithshëm të U.N.Ç dhe nuk u porosit për t’u atashuar te Balli Kombëtar dhe as të bashkëpunonte me të. Anëtarë të veçantë të misionit takuan gjatë Luftës drejtues lokalë të Ballit por ajo ishte një marrëdhënie e izoluar e spontane.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

O PASKAAAL !
QE JE BURRE I ZGJUAR DHE I LEXUAR E DIME,
POR DO TE SYGJEROJA TA LESH PER CA MUAJ LUFTEN E DYTE .
DO TE SYGJEROJA TE PERQENDROHESH DHE TE MBASH QENDRIM PER LUFTEN ZGJEDHORE QE ESHTE NE ZHVILLIM.
LERE CFARE KA NDODHUR POR PLASI SYTE DHE SHIKO CFARE PO NDODH NE KETE MOMENT.
O PASKAAAL !
SHKRUAJ NJEHERE PER TE ARDHMEN TE SHIKOJME KUSH JE DHE SA LARGPAMES SE TE NGELI KOKA MBRAPA.
Çfar pret nga fosilet sllavo-komuniste qe eshte tani m,arrin porosi nga Beogradi e Moska?
CUKU, nuk është e vërtetë që Paskalit i ka mbetur koka mbrapa!!! Mbrapa u ka mbetur koka pinjollëve të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit që po shtrëmbërojnë historinë. Kriminelët po dekorohet, po shpallen kriminelë herojtë që dhanë jetën në luftë kundër fashizmit, dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnje vënd tjetër. Pra, ajo që shkruan Paskali eshtë domosdoshmëri për t’u hapur sytë të tjerëve, se për ju neofashistët është e qartë që nuk ndryshoni. Bustin e Osman Kazazit akoma e mbani në qëndër të Tiranës, megjithëse është i damkosur si bashkëpuntor i masakrës së 4 Shkurti në Tiranë!!!
profesor do te shtoja se ne librin e Malet e Nemura te Roderic Baily botim i v.2007 nxjerr ne pah se britaniket penguan Zogun te rikthehej per shkak se Venizellos ( edhe ai ne Londer ne te njejten kohe) u kerkoi shiqiperine e jugut ne kembim te Qipros. Po keshto prof Vickers thote qe BLO britanike ishin shtytese te spastrimit nga ana e grekeve te camerve.
Rrezikun anglo-amerikan per Shqiperine e kemi mbi koke, por jo me pak te rrezikshem jane edhe neoashistet shqiptare.
Ankohu tek ambasada ruse dhe serbe, bre tirons.
Nuk jam agjent e bashkepunetor i te huajve, bre Shtupe. Ankesen ua drejtoj shqiptareve.
“..Dejvis ka shkruar se «e konsideroj Lëvizjen Nacional Çlirimtare si komuniste, por janë nën influencën e Titos dhe jo të rusëve…”.
Pikrisht ketu ne kete PARIM qenrdon TRATHTIA KOMBETARE E KOMUNISTVE, QE U LIDHEN ME SLLAVT KUNDRA SHQIPTARVE dhe PARIMISHT LUFTOJSHIN PER VENDOSJEN E DIKTATURS KOMUNISTE dhe JO PER VENDOSJNE E DEMOKRACISE.
KOMUNIZMI DESHTOI. Kjo verteton se LUFTA E KOMUNISTVE ISHTE QYSHE NE FILLIM DESHTAKE – FALIMENTARE ashtu siç paralajmrojshin INTELEKTUALT SHQIPTAR, te cilve iu mbyll goja me burgje dhe pushkatime.
Shume faleminderit profesor Milo. Je historian i madh (politiken ta kishe lene do te bente edhe njeri te madh)