Dhe Dielli ka njolla të mëdha, por ndriçon dynjanë!

Ornela

Gjithë qeveritë,
me probleme janë,
dhe Dielli ka njolla,
por ndriçon dynjanë!

Në Dymijë e Trembëdhjetën,
Rama shumë premtoi,
katër vjet më vonë,
lehtësisht fitoi!

Katër vjet më vonë,
lehtësisht fitoi,
premtime të reja,
në listë nuk shtoi!

Dhe sot s’po premton,
se do qe i marrë,
jemi me premtimet,
e Mandatit të Parë!

Tani që kërkon,
Mandatin e Tretë,
mjafton që ato,
t’i bëjë realitet!

Po tani punon,
jashtë çdo premtimi,
u shpif Pandemia,
edhe rindërtimi!

S’është se me të tjerat,
s’po punohet fare,
po këto dy sfida,
janë prioritare!

Tani duke mbrojtur,
jetët njerëzore,
po bën qeveria,
një betejë madhore!

Ne-një shtet i vogël,
pa shumë para,
përballojmë sot,
sfida të mëdha!

Në kët situatë,
s’bën dot kijametin,
po unë natë e ditë,
e shoh në punë shtetin!

Po të hedhim sytë,
nga fronti përballë,
Luli me premtime,
tani prin në ballë!

Premton pa doganë,
dhe s’është një idiot,
po ato premtime,
ai s’i mban dot!

Se ato premtime,
duan shumë para,
dhe një çek të bardhë,
Luli nuk e ka!

Po super premtime,
dhe Monika ka,
premtime që duan,
dhe më shumë para!

Të dy po notojnë,
ata në të thatë,
se nuk po na thonë,
ku do t’i gjejnë paratë!

Premtimet e tyre,
jo-nuk kanë të sharë,
po ne në pushtet,
gjatë i kemi parë!

Ka një fakt të zi,
që nuk u’a bën mbarë,
që s’duhet të duken,
vetëm se kanë vrarë!

Veç këtu ka ndodhur,
kur dhe njerëz vret,
kriminelët duan,
sërishmi pushtet!

Nëse do fitojnë,
nuk kam fjalë t’ju them,
ata mund vrasin,
prapë pa problem!

Dhe çudi aspak
mos i vijë njeriut,
a s’do eci Luli,
në rrugë të Saliut?!

A.DUKA

Share This Article
8 Comments
  • Si Dielli me njolla ky Benkua mjeran,
    na sheh Ed Ramen, at kokerr hajvan,
    flet edhe per premtimet e Ed Rames pra,
    qe ne 8 vjet ketij populli vec Varferi i dha,
    meqe per vrasjet po thua or Benko plaku,
    Diten e Rinise qeveri e Rames e pergjaku,
    kur polici halldupesh vrau djalin 25-vjecar,
    Policia e pusht-shtetit tendit Ram Gomar!

    • Kur te dieg dielli e kalon duke u lyer me kos ndersa kur nga dielli te bie pika shkon me te shumtet
      Nuk jane shume o poet 8 vjet nen diellin e Surrelit?A nuk ka nevoje te pushojme pak ne hije

  • Ne se bejtexhiu heq pararelen mes njollave te Diellit dhe njollave ne qeverisjen e vendit, nje njeri normal i kupton per te dy krahet e politikes.
    Prandaj mendimi i bejtexhiut eshte teresisht i gabuar.

    • Krimet ore MAJMUN nuk krijojnë njolla.
      Ato krijojnë brima të mëdhs. Njollat me punë mund ti ndreqësh. Por brimat e mëdha nuk arnon dot.
      TEVEQEL.

  • Po mire mo Benke,po ky Rama yt i famshem ku i gjeti paret kur premtoj biles gjeti dhe me shume se ç’duhej sepse gjeti dhe per vete e anetaret e tjere te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *