SHËNIM: A po motivohen qëndrimet e PD nga frika e një “të penduari të drejtësisë” për Familjen?

anazapta

Ka patur një hezitim të gjatë gati pesëditor, para se PD të merrte një qëndrim të qartë politik ndaj ndëshkueshmërisë për korrupsion, konkretisht ndaj Xhelal Mziut. Dje, Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht në mbrojtje të kryebashkiakut të Kamzës, duke e quajtur atë proces politik.  Pse pas 5 ditësh ky qëndrim kur dihet sa çakmak është Sali Berisha në raste të tilla? Mero Baze, një nga analistët që spikat në leximin e lëvizjeve të ish-kreut  të inkriminuar të PD-së, mendon se Mziu i ka dhënë Berishës mesazhin që nëse nuk ndihmohet, ai do flasë:

“Shfaqja publike e sotme e deputetëve të PD-së, bile e një grupi shumë të afërt me Familjen, sidomos fëmijët e Berishës, tregon se diçka ka ndodhur mes Mziut dhe Familjes. Mesazhet e koduara të një interviste të gruas së tij ndaj PD-së, duket se kanë aktivizuar Familjen të dalë në mbrojtje publike të tij. Ajo që ka trembur Berishën dhe ka nxitur deputetët e Familjes të rreshtohen krah Mziut, pa ndodhur asgjë konkrete, është pikërisht frika e një “të penduari të drejtësisë” për Familjen. I braktisur nga PD-ja zyrtare, i anashkaluar nga media e saj, i pambrojtur nga akuzat që rrjedh prokuroria për të, i vizatuar si një alkapone lokal, duket se Mziu ka çuar mesazhin e duhur tek Berisha për t’i dalë në krah” – shkruan Baze.

Ai mendon gjithashtu se tashmë PD-ja ndodhet para një precedenti të ri, për të cilin duhet të vendosë kritere të qarta, nëse do t’i mbrojë apo jo të gjithë ata që akuzohen nga drejtësia.

“Sali Berisha duket qartazi se po e hedh PD-në në luftë për të mbrojtur këdo që akuzohet, për çdo gjë dhe në çdo rrethanë. Berisha nuk ka ndërmend ta lërë PD-në të sodisë viktimat e tij para drejtësisë. Arsyeja themelore nuk është se i dhimbsen personalisht ata që mund të dënohen, po se gjithkush që ka bërë korrupsion në atë pushtet, ka pasur punë me njerëzit e Familjes dhe janë rrezik potencial për të qenë “të penduar” të drejtësisë. Këtu mund të bëjë përjashtim vetëm ky bodigardi, i cili duket që ka vënë gjoba dhe pa leje të tyre” – shkruan Baze.
xhelali2-foto-dita

PD merr në mbrojtje Mziun: Rama po nxit zemëratë popullore

Dje, Partia Demokratike e mori zyrtarisht në mbrojtje Xhelal Mziun. Pas deklaratave të tërthorta të kryetarit të PD,  një grup deputetësh demokratë  dolën në një konferencë për shtyp nga Kamza, duke deklaruar mbështetjen për kryetarin e arrestuar të bashkisë. Deputetët demokratë, të udhëhequr nga Arben Ristani e cilësuan arrestimin e Mziut si një veprim me prapavijë politike. “Partia Demokratike vëren se arrestimi i Xhelal Mziut, i zgjedhur dy herë me përkrahje të madhe të kësaj Bashkie, bërë në kushtet e terrorit dhe shoqëruar me manipulim mediatik për bashkëshorten, ngre pikëpyetje për sfondin politik të këtij procesi”, tha Ristani.

Ai theksoi se vendimi për arrestimin e tij është marrë në mungesë, pa i dhënë mundësi Mziut të njihet me akuzën, ndërsa shtoi se masa e arrestit është e rëndë. “Kjo masë e rëndë sigurie, kur nuk ekzistojnë rrethanat e flagrancës, na bëjnë të kemi dyshime serioze për rastin konkret. Kjo na bën t’i marrim me rezervë provat… Ngjarjet e fundit në Kamzë tregojnë për angazhim të turpshëm të strukturave të policisë dhe të PS në një fushatë të turpshme ndaj demokratëve vetëm pse ata janë shumicë, qëndrestarë dhe të palëkundur. Ne nuk do të lejojmë fushata të spastrimit politik për eliminimin e kundërshtari. Rama po nxit një zemëratë popullore, nga e cila do digjet vetë” – tha ish-kreu i KQZ, tashmë deputet i PD-së.

b-dhe-m-1024x793

Share This Article
23 Comments
  • PD-ja e merr zyrtarisht ne mbrojtje MZIUN se ka friken se pas tij do te dalin peshkaqenet me te medhenj te ish-qeverisjes se saj ! Duke e mbrojtur fort Mziun mbon me te medhenjte, jo se ka ndonje merak te madh per mzinjte.

  • NORMALE, HAJDUTA EDHE ATA, PRANDAJ E MBROJNE, PO JU VJEN RRADHA.

    POR TA DINE SE NUK GJEN ASNJE MBESHTETJE GAM GAM-I I TYRE, AS TE TE DJATHTET.

  • Ju zoti Ristani,nje papagall i brockullave dhe nje sherbyes i mirefillte i partise ku ben pjese,ben mire qe te mos na dalish fytyrevrerosur ne per tv por ta lesh drejtesine te bej detyren e saj.Pse i paragjykoni ceshtje te tilla qe kane te bejne me korupsionin?

  • Eshte e veshtire te denohen hajdutet e paskrupull. Fijet e tyre te padukshme jane sot ne qeverri.
    Shikoni Rezart Tacin, as e can fare dhe megjithse behet fjale per miljarda lek, nuk e prek njeri. Po, sepse pas tij qendron haxhiu i nastes qe eshte pjese e qeverrise, duhet edhe ai te shkoje.
    Shkurt qeverria e Rames do perfundoje si e Fan Nolit.

  • Keta te pd me duket se akoma jetojne ne Shqiperine virtuale, ku dalin e thone se perkrahin njerez te “ndershem”, ku kjo qeveri po ben shumen dem vendit dhe po na fut ne krize dhe jo vetem kaq por dhe populli tashme e ka kuptuar se hajdutet dhe mashtruset e vertete jane qeveritaret dhe nuk i do me. Shume mire, vazhdoni keshtu se dhe per nja 2 vjet do te ktheheni ne shoqaten virtuale te Shqiperise dhe harrojeni pushtetin.

  • E PO TE COHESH EDHE PER XHELAL MZIUN NE PROTESTE KY ESHTE KULMI ,,A HYHET ME XHELALIN NE EUROPE ,,,,KU XHELALI I DJATHTE KU MERKEL …HHAHAHAHAHAHHH

  • Ore Ristan, ore bostan! Po pse ore, ala per popull e mbani veten ju?! Ata 10 cuba mercenare qe keni pas vetes, ta pyesin bythen mire. Iku koha e frocit politk Nano. Cdo gje mund te jeni, vetem popull jo. Zemerata ne popull ekziston. Ajo shtohet kur ju sheh. Jane 20 vite zemerate e akumuluar ndaj jush. Jane 20-vite qe keni tallur e pershkalur fjalen popull.

  • Keto arrestime jan sa me la m.tin me shurre , jo se nuk duhen , se te gjith kryetare e komunave apo te bashkive duhen arrestuar se te gjithe kan vjellur buxhetet dhe tenderat e bashkive dhe te deformimit te territoreve qe kan qeverisur , por duhet filluar nga saliu qe ka vrare 4 qytetare dhe plagosur sa te tjer bashke me bashen , ti leme me nje ane bemat e tjera qe kan be vetem keta dy persona , do ta shikoni se sa pozitive do te jete dhe situata ne vend nje dhoj si bursa e nju jorkut qe per nje minut fitoj miljarda dollare , dhe bemat e fator nanos dhe bemat e komunizmit , pa u marre me kot pune emergjende nuk ka qetesi shqiperia jemi me keq se situata ne lindjen e mesme mes izraelit dhe palestine te pakten atje ka konflikt teritoresh kuse tek ne ka lufte civile e pa shpallur , ku te pakten cdo dite ka nje vdekje , a do ta bej kjo qeveri une them me plot gojen se JO.

  • -Historikisht “Verioret dhe Malokeria jane e keqija me e madhe e Shqiperise”.
    -Cerek shekulli e vodhen, dogjen, shkaterruan, vrane dhe c’kulturuan nje shtet te terre me te Marrin s-Ali Efendiun.
    -Drejtesia te arrestoje kete ‘kuceder” shpellash qe zbriti ne token e qyteterimit.

  • Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit për disatën herë, në mënyrë të kamufluar por kërcënuese, PD-ja. nëpërmjet të deklaratave të në shtyp, media apo në parlament, ka hedhur qëllimshëm iden e nxitjes dhe organizimit të revoltave popullore.
    Nxitja e revoltave popullore në kushtet kur zggjidhja e mosmarrëveshjeve është e mundur të bëhet në rrugë ligjore, është krim dhe dënohet nga Kodi Penal.
    Jamë i mendimit që Prokuroria duhet të thërrasë Kryetarin e kësaj force poltike për të dhënë sqarime e për ti tërhequr vëmëndjen.

  • BE-PO PERGATIT NJE PROJEKT LIGJ PER AMENISTI.!

    Marrja ne mbrojtje nga Partia Demokratike e MeZiut nuk impresion askend.Kjo per arsye se qe ne themelimin e saje e deri ne ditet e sotme Partia Demokratike e shqiperise eshte e shytyr ne krime jo vetem ekonomipe pore edhe ne eleminime fizike te kundershtarve dhe deri cenime te itegritetit te Atedheut tone. Ristani eshte vete nje njeri i cili eshte i denuar dhe karjeren e tije ne KQZ e beri ne mbrojtje te vjedhjes se votave duke i sherbyer Berishe qe e liroi nga burgu.
    Po te ishte vertet Partia Demokratike parti e duarve te pastrara ajo do ta denanconte te parin Berishe qe teke Nafta e dhen Serbeis dhe deri tek dhenja e detit Greqise.
    Asnje nuk e ka ber sa i perket Korrupsionir Meziu eshte maja e azbergut. Ne se Qeveri e fashite luften ndaj korrupsionit dijeni mire qe perseri keta krilinel ordiner dhe politik perseri do te ngren shtetin e tyre sice edhe e kishin.
    Populli me 1 milion vota ua hoqi ndersa keta kerkojne te vegjitojner te qete.
    Edhe nje problem qe u degjua sote ne shtyre. BE-ja po pergatite nje projekt ligje per te dhen amenisti. Me sa duket qarqet atishqiptare te cilave u ka sherbyer partia Demokratike po pergatisin terrenin per ti dhene strehim politike kupoles se mafjes shqiptare ne momente qe Qeveri do ta thelloj ndjekjen e tyre.!
    Kete mos e nenvleftesoni.

  • Ore ky Ristani ( Ri te stani) prap kishte pire , se ai nuk del asnje here te flase esell, gjithnje eshte ne gjendje te dehuri. Prit more Ristan se tani edhe ti e ke rradhen qe ke grabitur dhe ke ndeshkuar 2 here zgjedhjet e lira. Kjo paturpesi qe bejne deputetet e shoqates PD, qe bejne te pafajshem, nje hajdut ordiner dhe imoral eshte anti demokratike dhe presion mbi gjykatat e pandershme qe jane te Saliut. Po per vulen e zgjedhjeve qe mbante ne shtepi Mziu Daullexhiu, pse nuk na the gje o dehuri me raki, apo kjo “nuk eshte Politike” eshte grabitje dhe deformim zgjedhjesh ne Kamez. Do te kishe bere mire si deputet i Vlores, qe je kete fjalim t’a kishe mbajtur ne germadhat e pallatit te Lulezimes ne ujin e ftohte, ore pijanec ordiner, qe e shoqeron rakine me pace e pilaf. Ti je nje pjese e fyteyres se shoqates PD.

  • Lereni drejtesine të thote fjalen e saj, sepse ju keni ngritur krimin ne sistem dhe vdekja politike qe Sovrani u dha lidhet pikerisht me kete fakt! Partia juaj bandë kriminale shpejt do të shoh fatin e partive politike te qendres ne Itali dhe te Berluskonit! Edhe Rilindja nuk pritet te luftoje fort krimin, por pas 300 diteve dhe ajo do shkojë mesiguri ne varreze politike!Gijotina e ligjit duhet te prek pa meshire kedo qe ka shkelur ligjin dhe ka pasur a ka pushtet! Ju meritoni GIJOTINE të vertet, por qenia juaj si njerz jua rezervon dhe ua fal prerjen e kokes, por burgun e meritoni me qindra! Dhe nese Rilindja nuk jua jep,do ta merrni nga Sovrani! Asnje falje kunder te korruptuareve dhe kriminalëve! BE kete ka vene me te drejtë mangesi themelore dhe nese nuk ka ndeshkim shembullor,gijotine ligji,nuk ka BE as Shqiperi të vërtetë!…Të vdekurit nga Sovrani,mbrojne te korruptuarin! S’ka me keq!…

  • Kete faqeziun une nuk e njoh .Ketij nuk duhet ti dali ne m’brojtje P.demokratike por avokati mbrojtes derisa drejtesia te beje punen e duhur.Eshte nje shprehje[aty ku del tym ka zjarr]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *