Pas grabitjes së dy ditëve më parë në një qendër tregtare në Tiranë, “babagjyshët” godasin sërish. Mund të mos jenë të njëjtët, por taktika e grabitjes nuk ndryshon. Tre persona të veshur si babagjyshi i Vitit të Ri kanë lënë të plagosur tre persona në Prizren gjatë një grabitjeje në argjendari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit, raporton PrizrenPress.com
Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë, të cilit i ka ardhur në ndihmë një fqinj i tij.
“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”, tha Krasniqi,transmeton TV Prizreni.
