Mblidhet Kuvendi, diskutohen projektligji për Rinasin dhe huaja nga BERZH

J L

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e sotme.

Në orën 10:00, deputetët do të mbërrijnë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku do të zhvillohet një interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Artur Roshi.

Një nga pikat e rendit të ditës është edhe projektiligji “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së konçesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport” Shpk “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Pika tjetër është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri.

Rendi i ditës:

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *