Në 3 ditë 120 të shtruar në spitalin Infektiv, rritet numri i të rinjve me COVID

Ornela

120 qytetarë janë shtruar në këtë spital gjatë 3 ditëve të fundit. Krahasuar kjo me një javë më parë kur shtroheshin rreth 15 persona në ditë, numri është dyfishuar. Pacientë në gjendje më të mirë por edhe të tjerë, janë transferuar në spitalet covid-3 dhe 4, për të liruar shtretër për urgjencat e reja tek Infektivi.

Autoritetet e shëndetësisë bëjnë të ditur se mbi 70% e kapaciteteve të spitaleve covid janë të ezauruara, por ndërkaq situata është nën kontroll.

Shqetësues mbetet edhe numri i lartë i pacientëve në moshë të re.  Shumë prej tyre po trajtohen në terapi intensive. Nuk kanë munguar edhe humbjet e jetës në moshë të re, duke rrezuar deklaratat e hershme të ekspertëve bazuar në disa studime se covid prek lehtë apo prek me pak fëmijët dhe të rinjtë.

Vetë ekspertët e shëndetësisë, nisur nga kjo situatë e shtimit te rasteve të të rinfektuarve, ngrenë dyshimet se në vendin tonë mund të qarkullojnë mutacione të virusit covid 19.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3485 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 953 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik,  Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        953

Të shëruar në 24 orë     684

Të shtruar në spitale     449

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore               3485

 

Testime totale            389,680

Raste pozitive             86,289

Raste të shëruara       52,128

Raste Aktive                32,689

Humbje jete                 1472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18905

Fier        2779

Durrës  1784

Elbasan  1563

Shkodër  1512

Vlorë     1542

Lezhë    1118

Korçë    1021

Berat     895

Gjirokastër 707

Kukës    474

Dibër     389

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Shqiperia buzeqesh. Jemi 56 here me mire se Italia dhe 18 here me mire se Gjermania. I tha Babloku dhe une i besoj.

  • Kur ne testime nje ne tre rezulton positiv je ne nje situate katastrofike, po veç expertet tone nuk e kuptojne e i bejne flad qeverise per miremanaxhim t’epidemise kur ne fakt jemi perpara nje deshtim total ne kete pune qe po mbyt tash edhe te rinjte!
    Ndryshim strategji nuk kane ndermend se vene paret e bizneseve te tyre para jeten e njerezeve!
    Mkeket kur nje ne tre eshte positiv fuhet te bertasin fort se tash sicili rezikon jeten qofte nga covidi qofte nga mbingarkesa e spitaleve qe nuk do mundesojne reanimacion as per rastet tjere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *