Akulli dhe bora e madhe kanë sjellë probleme në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, duke mbyllur qendrat e vaksinimit të koronavirusit dhe shkollat në disa vende.
Paralajmërimet për borën përfshijnë pjesën më të madhe të Anglisë dhe Skocisë, si dhe pjesë të Irlandës së Veriut deri të mërkurën.
Policia ka paralajmëruar njerëzit që të mos udhëtojnë, pasi mund të ketë vonesa për shkak të mbylljes së disa pjesëve të rrugëve. Në Londër dhe Anglinë juglindore, pritej të binte të hënën rreth 5cm-10cm dëborë.
Sakaq, deri në 15 cm dëborë parashikohej të binte në pjesë të East Midlands, Yorkshire dhe Humber, veçanërisht mbi Lincolnshire Wolds, me disa stuhi më të lehta në zona të tjera të mbretërisë së Bashkuar , thanë parashikuesit e motit në BBC.
h.b/dita
