(Plotësuar)
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, të mos i bëjë shantazh gjyqtarëve. KLD përmes një deklarate sqaron se ka ardhur koha që e drejta ekskluzive për të iniciuar procedimin disiplinor për gjyqtarët, të kalojë nga Ministri i Drejtësisë tek ky institucion.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh keqardhjen për prononcimin e sotëm në media të Ministrit të Drejtësisë, prononcim i cili shkon në një rrugë totalisht të kundërt me bashkëpunimin e frytshëm ndërinstitucional që duhet të kenë institucionet në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e KLD-së.
Në deklaratë thuhet se vullneti i KLD-së ka qenë dhe është i palëkundur për të proceduar disiplinarisht gjyqtarët që abuzojnë me sistemin, dhe është ende në pritje që Ministri të sjellë në Këshill propozimet ku janë konstatuar shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorati i KLD”.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në unison të plotë me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë të cilët sugjerojnë se ka ardhur koha që kjo e drejtë, ky ekskluziv itet, të mos i lihet Ministrit të Drejtësisë’, sqaron KLD.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i vendosur të vazhdojë përpjekjet e tij për konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe mirëpret çdo sugjerim konstruktiv për përmirësimin e standardeve përmes zgjidhjeve konkrete dhe jo ngritjes së pengesave artificiale.
—-
Naço: Zvarritja e proceseve gjyqësore, objekt kontrolli
Zvarritja e proceseve gjyqësore në gjykatat e vendit do të bëhet objekt kontrolli. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, tha sot se zgjatja me vite e proceseve gjyqësore është e papranueshme dhe e bën të domosdoshëm kontrollin. Naço ë bëri këtë deklaratë në Gjykatën e Krujës, ku ka nisur të zbatohet projekti pilot “Për një drejtësi pa vonesë”, i mbështetur nga OSBE dhe USAID. Naço tha se është i vendosur të realizojë reformat e nevojshme, të cilat rrisin transparencën, përgjegjësinë dhe efiçencën e sistemit të drejtësisë.
“Ky projekt fillimisht duhet të pranohet nga vetë gjyqtarët e më pas të zbatohet nga ta. Është e papranueshme zgjatja me vite e seancave gjyqësore. Zvarritja e proceseve gjyqësore do të bëhet objekt kontrolli. Kërkesa për rigjykim të shpejtë është një detyrim kushtetues, po ashtu edhe gjykimi brenda afatit kohor”, tha ministri.

Po pse mor zoti minister nuk i ka ligjet per te vepruar kjo Prokurori ,apo do vendimin e Qeverise te veproje me ashper.
Ligjet jane , por nuk zbatohen, madje nga ligjvenesit, si Sadri Abazi qe nuk njeh vendimet e formes se 0prere te gjykates se apelit.Mos thoni qe eshte mesazh i perseritur se po flasim per gjyqesorin.
Hahaha Nasipi i Nacos. Hajriu i lsi
Z minister …gjykatesit tane nuk kan frike as perendine ,,,aq keq jane te lidhur me kriminelt dhe trafikantet …Qellimi i tyre kryesor jane vetem eurot e potisura ,me gjak dhe dhe imoralitet …….po moren keto pislleqe ne dore ….ata as nuk i hapin fare dosjettttttttttt …Ta dini z,minister ….ata jane ligji dhe maliqi ….ata te pafajshmit i kan mbyllur neper burgje dhe fajtoret bredhin rrugeve ,,,me makina te shtenjta ,me shofera kriminela ,jetojen neper vila …qe ne themele kan te qarat e vajzave qe mernin per prostitucion ….e ruajne shtepine me roje me kallash …nga frika e pislleqeve qe kan ber …Ja me te tille njerez eshte e lidhur drejtesia shqiptare …..kan dhe biznese te perbashketa …..sa turp …ku jemi katandisur …. u perzien te bardhe e te zinj ,bashke …u perzie floriri me seren ….pu pu pu ju shplafte mortja …po keta njerez dhe pse jane te gjalle asnje nuk i konsideron te tille …kan vdekur ,qe kur humben krenarine …..krenaria nuk blihet me euro ,as fisnikeria …Prandaj i nderuar Z minister ne keni nisur nje pune cojeni deri ne fund …mos denoni gjykatesa se kan zvaritur nje divorc …po hapni dosjet mire …shikoni te pandehurin dhe te ata qe e akuzojne ……nje gjyq i mirefillte nuk mbyllet me nje fjale te nje ordineri qe ,ose eshte i paguar ,ose nga inati ….dhe o burra te fusim tjetrin brenda …sepse pala tjeter ka me shume euro .
Kld eshte nje qerdhe minjesh qe duhet pastruar sa me shpejt.. prekuroret dhe gjykatesit marrin parate e lyera me gjak te viktimave dhe lene te lire vrasesit. hajdutin dhe trafikantet e droges . normal qe kld i mbron se i ndajn leket
Per mua,KLD eshte cerdhe kobrash ;me komandues kryekobren brekedhjere.
Kanan keni te drejte por I pari eshte Berisha. Ai eshte kreu I mafies.I lidhur me UDB-ne dhe kush e di me sa agjentura te huaja .Te gjithe te tjeret edhe Lulka dhe Nishanka jane lodra ne duart e tij se aj vazhdon te kete prokurorine,gjykatat .Ai ka nen kontroll te gjithe deputetet e PD-se apo dhe Mediun qe e shpetoi me procedura si Bashen.Pra e keqja ne Shqiperi nuk esht sakati Nishani por Berisha dhe mafia qe eshte e lidhur me te!
As me shume e as me pak KLD dhe Ulogu, kerkon te mbylle ciklin e korrupsinit, te zhulit dhe lidhjet me parate e pista kriminale dhe me Mafian, kur kekon qe te kete te drejten e procedimit disiplinor te gjyqetareve, duke ja hequr kete te drejte Ministrit te Drejtesise. Vete emeon vete te gjykon nuk ka me mire per kete Mafia qe ka kapur Drejtesine, duke bere vetem padrejtesi. Sot ne Shqiperi njerezit me te pasur qe kane te ardhura vetem “borderote”, jane ata te sistemit te (Pa)drejtesise, Prokuroret dhe Gjykates te te gjitha niveleve, per te tjera nuk ka koment. KLD dhe gjyqtaret e emeruar prej tij, qe drejtohet nga kapteri Jar, eshte kthyer ne folene e grenxave te PD, ku qytetarin e thjeshte dhe hallexhi e shikon si Bankomat, per te fryre xhepat qe i kane ne forme thesi, ndersa kriminelet dhe te korruptuarit i dorezojne vete zarfet e mbushur me euro qe jane bere pis me gjak dhe xhulin e korrupsionit e te kontrobandes e te prostitucionit.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, të mos i bëjë shantazh gjyqtarëve”.
Mjafton kjo deklaratë, që të dalësh në konkluzione:
– Keshilli i larte i drejtesise është kupola e korrupsionit, prandaj do shkarkuar menjëherë.
– Kryetari i KLD, Bujar Nishani eshte me i korruptuari i drejtesise, duhet ndëshshkuar deri në shkarkimin e tij
– Gjyqtaret dhe prokuroret jane vegla te Berishes dhe Nishanit, prandaj nuk bën hajër
Shqiperia dhe vuan populli shqiptar.
– Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërhyjë urgjentisht, të mos zhgënjejë votuesit e tij.