Pas laboratorit në Wuhan, OBSH shfajëson edhe lakuriqët e natës për origjinën e COVID

J L

Shkëncëtarët e OBSH-së që janë duke mbledhur të dhëna në Wuhan në lidhje me origjinën e koronavirusit kanë shfajësuar lakuriqët e natës dhe pangolinat si transmetues të tij.

Ditën e sotme, OBSH deklaroi se hetuesit kanë dalë në përfundimin se koronavirusi nuk e ka origjinën prej laboratorit në Wuhan.

Shkëncëtarët mendojnë se virusi iu ngjit njerëzve prej kafshëve, megjithatë nuk kanë ende të dhëna mbi kafshën që ishte burimi fillestar.

Mediat lokale raportojnë se shkencëtarët e OBSH-së kanë gjetur monstra të koronavirusit tek lakuriqët e natës dhe pangolinat, por ato nuk janë të njëjta me versionin e Sars Cov2 që iu ngjit njerëzve dhe po bën kërdinë nëpër botë.

Gjithashtu nuk dihet se si u fut virusi në tregun e Wuhanit, ku ishte edhe origjina e gjithçkaje.

Në këtë treg pati një numër të madh të infektuarish, megjithatë autoritetet kineze theksojnë se të infektuar pati gjithashtu edhe në pjesë të tjera të qytetit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Tashme Zoti do te ndeshkoje shume shpejt krijuesit e coronavirusit dhe fshehesit e faktoreve, pra krimineleve te kesaj pandemije qe i mori jeten qindra mijra njerezve te pafajshem. Drejtesine qe se ben njerezia e ben Zoti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *