Replikë 2 me Dita-n: Pse insistoj që duhen reforma para arrestimeve

editor

 

Një nga filozofët më të respektuar francezë të shekullit të « Lumières », Rëne Dekart (René Decartes) bënte këtë refleksion në vepren e tij madhore « Diskurs mbi metoden » :  «Bonsensi është gjëja që njerëzit ndajnë më drejtë me njëri-tjetrin në këtë botë. Njerëzit mendojnë se kanë llogjikën e tyre të shëndoshë, në atë pikë sa edhe po të duash t’u ofrosh më shumë llogjikë, nuk do t’ua  pranojnë se u mjafton e tyrja ».

Për respekt të Dekartit, nuk dua të bind në këtë shkrim më shumë se çdokush e ka të bindur veten e tij në lidhje me atë që Dita shpesh e konsideron si domosdoshmeria e arrestimit të ish-kryeministrit Berisha. Për më tepër që materja është eksplozive sa herë që diskutohet për këtë personazh që provokon gjithnjë reagime ekstreme.  Të orvatesh të ngresh pikëpyetje a duhet arrestuar Berisha, për një kategori lexuesish është sikur të pyesësh: a duhet vërtetuar që Toka rrotullohet.

Lexuesit më të sjellshëm sugjerojnë në postimet e tyre të mos humbitet koha me shkrime të tilla retorike. Më «ortodoksët»  shohin  tek ata që e konsiderojnë me rezerva arrestimin e Berishës, një lloj herezie të pafalshme, sidomos kur ajo kryhet nga gazetarët. Nëse për lexuesit dhe postuesit anonimë, deontologjia është koncept që nuk u përket, duhet të paktën ta kuptojnë se ka disa kategori socio-profesionale, si mjekët, gazetarët apo ne sektorin e drejtesise, ku koncepti i deontologjisë është baza e profesionit. Gazetari s’mund të luaje rolin e prokurorit dhe anasjelltas.

Ky ishte aksi i replikës sime të parë me Dita-n të cilës i sugjeroja t’i përqëndronim më shumë energjitë për ide konstruktive në shërbim të reformave që duhet të kryejë vendi. Por një pjesë e lexuesve online, shprehën frustrimin e tyre ndaj ketij pozicionimi, madje e konsideruan atë dhe si një «parti pris»  në favor të Berishës.

 

Dita dhe Le Monde

Arrestimi i Berishes nuk është megjithatë aspak një operacion banal. Nuk doja të hyja në detaje mbi këtë dosje në shkrimin e mëparshem sepse objekti i asaj replike me Dita-n, nuk kishte të bënte me fatin e Berishës, por me rolin e një gazete. Ma ka ënda të shoh një gazetë të madhe e neutrale në Shqipëri, një lloj «Le Monde» lokal, ku artikujt dhe editorialet mos te shërbejnë si ndezës apo tejçues të pasioneve ekstreme të lexuesve , por si informim pa influencim dhe mbi të gjitha si pedagogji. M’u duk se Dita duke bërë thirrje per arrestim te ish-kryeministrit nuk ishte në rolin e duhur. Me siguri që e kam patur gabim, po të mbaja parasysh pritshmëritë e lexuesve te Dita-s. Por po me aq siguri më duket se e kam patur drejt në raport  me atë që mund të quajmë vlera të gazetarisë. Cdo të ndodhte në Francë sikur Le Monde të bëhej tejçuese e pasioneve më të zjarrta të një pjese të elektoratit në këto kohëra të vështira ekonomike, ku partia e Le Pen-it e ve gishtin, tek emigranti ?

Po të lexosh reagimet ekstremiste në fasho-sferen franceze, has idera të tilla se politikanët aktualë duhen çuar të gjithë në gijotinë sepse që prej katër dekadash kanë organizuar pushtimin sistemik dhe sistematik të Francës nga « raca e zeze » që jo vetëm po tjeterson « le savoir-vivre à la française », por me zhvatjen e sigurimeve shoqerore nëpërmjet familjesh poligame po e hedhin ekonominë franceze dhe francezin në greminë. Le Pen kerkon haptazi përgjegjësi penale, që zgjerohet me procesin tjetër ndaj elitës aktuale politike franceze përse e futi Francën në euro dhe në vallen e globalizimit, një veprim i paramenduar për ta asfiksuar kombin, sipas ekxtreùit te djathë…Nëse një e përditshme e madhe franceze do t’i bënte jehone këtyre tezave, ajo do të fitonte shumë lexues të etur për shfrehje verbale kundra elitave politike aktuale, por njëkohësisht do të humbiste shpirtin e saj, vlerat e saj. Një gazetë serioze, nuk mund të shërbejë si uturak ku të derdhet vreri i një popullate e fragjilizuar dhe e traumatizuar nga kriza dhe nga padrejtesite, pasi politikanë hajduta nuk egzistojnë vetëm në Shqipëri por kudo në Europën e civilizuar.

 

 

Pse nuk mobilizohet vetë opinioni publik?

Këto gjëra më shkuan në mendje teksa lexoja thirrjen për arrestime të Berishës, të përkrahura në ekstrem nga lexues të shumtë që ndjekin botimin online të Ditës. Fundi i fundit cili është morali që shoqëron këto thirrje për drejtësi dhe ndershkueshmëri ? Ne, militantë të majtë apo thjesht anti-berishianë votuam per t’i çuar ne burg këto plehëra, atëhere cfarë prêt qeveria të na japë satisfaksion ? Ky është morali. Asgjë tjetër. Padurimi i një kategorie të elektoratit shqiptar që pas një çerek shekulli anarko-demokracie dhe pasurimi me shpejtësinë e dritës të kastave të pushtetarëve, të bëhen shembull me burgim aktorët më emblematikë të këtyre dy dekadave e gjysëm, në krye të të cilëve Sali Berisha. Pas 100 ditësh pushtet të qeverisë aktuale, ku po degjohet më shumë Dita sesa ata që e kanë në dorë të vënë në lëvizje makinerinë e drejtesisë, dy opsione ka: Ose qeveria nuk do për momentin të merret me penalizimin e dosjes Berisha. Ose qeveria nuk mundet. Por çfarë e pengon gazetën këtë rast, t’i kerkojë një intervistë të zgjeruar ministrit të drejtësisë për mësuar mbi arsyet e “ngërçit” dhe t’i shprehe padurimin e lektoratit te saj? Lexuesit e Dita-s nuk duhet të merren me opinionistët por më të zotët e punës. Dhe ndoshta të përveshin vetë mëngët, nëse e ndjejnë veten si « homos politicus » të implikuar në zgjidhjet e prëblemeve të vendit të tyre… Ka plot shembuj në perëndim. Në Francë, qytetarë të lodhur që drejtësia nuk hapte dosje kundra politikanëve sipas tyre të korruptuar kanë ngritur një shoqatë me emrin Anticorps, që me ndihmën e profesionistave ngrejnë dosje me aktakuza të kopsitura mirë dhe ja dorëzojnë hetuesisë  ne emër të opinionit publik. E kanë bërë këtë kundra dy presidentëve të fundit francez Zh. Shirak dhe N.Sarkozi. I pari, moshë e thyer u dënua dy vjet me burgim me kondicional…

 

Stadiumi i drejtësisë

Në këtë kontekst duhet kuptuar shkrimi im i mëparshëm në lidhje me atë që disa e kanë kuptuar gabimisht si thirrje për mos-arrestim të Berishës. Gazetari nuk duhet të marrë qëndrim nëse ai vetë duhet t’u kujtojë gjithmonë e vazhdimisht politikanëve dhe opinionit se çdo person konsiderohet si i pafajshëm për aq kohë sa nuk është dënuar nga gjykatat. I bindur se ky mision deri në dënimin e mundshëm përfundimtar të një Sali Berishe është tepër i vështirë dhe i gjatë, sugjeroja që qeveria mos të harrojë gjatë kësaj kohe prioritetin, reformat. Me fjalë të tjera, sugjeroja që përpara se të behet ndeshja, dhe të vihej në jetë ai parimi i shenjtë i Ndëshkueshmërisë, po sikur të mendonim të ndërtonim fillimisht stadimiun? Është ky stadium, ky institucion ku duhet të bëhet drejtësia popullore që nuk jep satisfaksion sot dhe duhet rimenduar nga themelet. Leximi i nje kopertine tjetër të Dita-s e shton këtë bindje. Fotografia e Fatos Skejës në faqe të parë ditën e Krishtlindjeve s’kishte sesi mos të tërhiqte vëmendjen. Truproja e Berishës është në situatë delikate. Në mos e arrestofshin për atë çka di mbi eprorin e tij, shtypi (Dita) beson se ai do të arrestohet të paktën për një histori mitmarrje brenda familjes. Gjë e pazakontë në shtypin perëndimor, shihje të botuar në brendësi të Dita-s proces-verbalin integral të marrjes në pyetje të Fatos Skejës nga një oficer i policisë gjyqësore. Gjëra intime ishin botuar (numrat personale të telefonave etj). Por problemi kryesor është gjetiu dhe aty ndihet ajo nevojë akute për ta reformuar këtë drejtësi nga themelet.

 

Prokurorë miq…

Mëson në këtë proces-verbal të marrjes në pyetje të Fatos Skejës botuar nga Dita, se ditën kur policia përgatitej ta kapte në flagrancë për vënie gjobe disa qindra mijera eurosh nje kushëriri diku nga Dajti, më 16 shtator, truproja e Berishes udhëtonte me makinën që ja kishte dhënë hua një miku i tij i ngushtë, Xhevahir Lita. Ky personazh është prokuror i Shkodrës.  Nuk mund të imagjinohet në Francë që bodiguardi i Sarkozisë, të udhetojë me makinen që ia jep Prokurori i Marsejës qoftë dhe makina personale e këtij të fundit… Fola më sipër për deontologjinë e gazetarit. Ajo e prokurorit është dhe më e domosdoshme. Në këto kushte mungese pavarësie të drejtësisë në Shqipëri, edhe sikur para t’u japin atyre shqipatareve anti-berishista të asistojnë në një proces gjyqësor të Sali Berishës ata nuk duhet ta pranojnë. Nuk është normale ! Duhet pastruar një here shtëpia para se të fillojë kuvendi i familjes.

Po në të njëjtin tregim te Dita-s mbi Fatos Skejen lexon se ky u ka shkuar në shtëpi vëllezërvre të të vrarit Hekuran Deda pas masakrës së 21 janarit për të « blerë gjakun » e të ndjerit. Te shokuar, vëllezërit e viktimës e denoncuan Skejën në organet e drejtësisë. Por ishin ata vetë që u dënuan nga gjykata e Tiranës me gjobë disa qindra mijëra lekësh për shpifje në dëm të truprojës së Berishës! Prokuroria nga ana e saj nuk hetoi kurrë padinë e dy vëllezërve kundra Skejes që u kishte vajtur në shtëpi per “pazar” pas 21 janarit. Dhe ju prisni nga kjo Drejtesi që të padisë e të gjykojë Sali Berishën?! Me këta të njëjtë shërbëtorë në shërbim të më të fortëve dhe jo të popullatës ?

Berisha dhe asnjë politikan tjetër i lartë nuk duhen gjykuar për aq kohë sa reformat ne drejtësi nuk janë kryer. Dhe jo vetëm në drejtësi por edhe në ekonomi. Pasi po shkoi ekonomia tatëpjetë, është opozita, PD-ja e Lulzim Bashës që do t’i fitojë demokratikisht zgjedhjet më 2017. Në mënyrën më demokratike me këtë drejtesi të pareformuar mazhoranca e mundshme e ardhshme do të rehabilitojë figurën e një Berishe nëse ky i fundit do të ishte dënuar gjatë mandatit Rama.

Pak a shumë i njëjti proçes ashtu si e majta e detyroi drejtësinë të rehabilitojë figurën e Fatos Nanos pas burgimit që i bëri atij e djathta në vitet 90’. Kësaj loje pingpongu me drejtesinë i duhet dhënë fund një herë e përgjithmon, duke ngritur  në këmbë një drejtësi të re, të pavarur, profesionale, të pakompromentuar që mos t’i bëjë syri « tërr » as nga Rama, as nga Berisha dhe as nga zoti vetë po i erdhi qejfi të sundojë një ditë në Shqipëri. Një drejtësi trime me politikanët me imazhin e asaj të Italisë apo të Turqisë, vende ku klasa politike është vërtet ku thërret qameti, por ku drejtësia është zonjë e rëndë dhe e respektuar.

 

Konkluzion: Po Nishani ?

Topthin e koklavitur të leshit të drejtësisë duhet të fillosh ta tjerrësh nga nyja që e mban të tërën dhe që është Presidenti i Republikës. Në një version të përshpejtuar të reformave, mazhoranca duhet ta shkarkojë presidentin duke i gjetur zabtim të besueshëm nenit 90 të kushtetutës. Gjë aspak e lehtë, thuajse e pamundur. Por tek kjo nyje kuptohet qartë se asgjë nuk mund të ndërmerret kundra Sali Berishës, për aq kohë sa presidenti Nishani është në atë post që i siguron ketij të fundit legalisht kontrollin mbi prokurorët dhe këshillin e lartë të drejtësisë.

Mazhoranca aktuale e zotit Rama ose nuk ishte  koshiente për këtë  kur ishte në opozitë dhe tani është kapur papritur në kurth dhe po humbet kohë pa plan te veçantë. Ose ishte fare koshiente, ashtu siç e besoj unë, dhe ka menduar që t’i lërë gjërat në rrokullitje të lirë deri ne rinovimin e ardhshëm të presidentit me shpresën se gjatë kësaj kohe ky i tanishmi do e kuptojë presionin « demokratik », do t’i « braktisë » miqtë e dikurshëm, dhe nuk do të bëhet pengesë per rifondacionin e drejtësisë.

Duke i kërkuar Dita-s në shkrimin tim të mëparshëm që mos ta nguste qeverinë për arrestimin e Berishës, por ta nxiste të bënte reforma, këtë prapaskenë të reformës së drejtësisë kisha parasysh. Dhe sa ta kthjellohet uji ne kulisa, nje farë kohe do të kalojë, ndaj qeveria të përveshë mëngët në fushën e ekonomisë për aq kohë sa drejtësia mund t’i ketë këmbët e lidhura nga roli konstitucional i Nishanit. Nëse Dita do t’i ftonte për durim lexuesit e saj, do t’i bënte një shërbim jo të vogël, kauzës së modernizmit të vendit. Më kartezianë se Dekarti? Shqiptarët e kanë këtë mundësi…

Share This Article
25 Comments
  • Ore zoteri, populli ka nevoje per drejtesi dhe jo per filozofi. Ç’na flet kodra mbas bregut me Dekartin apo Le Monde? Vjet Franca qe zoterote merr si shembull çoi nen hetim ish-presidentin Sarkozy, sepse dyshohej te kishte perfitura financime ilegale per fushaten e tij elektorale! Dhe Le Monde (e jo “Le Figaro” qe konsiderohet si gazete e djathte – pra e krahut politik qe i perkishte ish-presidenti) ishte nga te parat media qe tha “le te behet drejtesi per ish njeshin”.
    Nqs ju zoti Burimi do te ishit ne nje bisede me miq tuaj do t’ju jepja plotesisht te drejte qe te shprehni argumentet dhe kunderargumentet tuaj nese nje monster si Berisha duhet apo nuk duhet arrestuar. Ju kujtoj zoti « filozof » se shumica dermuese e qytetarve te ketij vendi kane 23-vjet qe enderrojne dhe punojne me shpresen e madhe te ndertimit te nje shteti te se drejtes ku do te funksionoje drejtesia sociale, ekonomike dhe politike. Si rezultat i « punes » dhe « drejtimit te vendit nga nje bande barbaresh me ne krye perbindeshin Berisha & Co (sebashku me Nanon, Mejdanin, Topin, Meten, Ramen, Cacin, Malajn, Rulin, Boden, etj, etj.), qytetaret e thjeshte kane humbur dinjitetin, pronen dhe disa edhe jeten. Dhe zoterote me filozofine tende fataliste na thua « ky ishti fati yne »? Nuk duhet reagur? Qetesia e barbareve eshte me e rendesishme se drejtesia?? Turp, Turp, jo per ju por per ne si popull mijra-vjecare qe kemi prodhuar te tille pseudo-intelektuale. Kjo shpjegon edhe arsyen pse drejtohemi nga monstra si Berisha & co!

    • E kuptojme fare mire,qe ti,o HORRI Berishes ke marre HONORARIN TEND prej dhjetra mijra eurosh dhe kerkon t’i besh HYZMETIN punes!!!
      Jo,or JOOOOOO!!!
      Pa u denuar MAFIA E DJESHME NE SUNDIMIN KRIMINAL ME Sali Berishen ne krye,NUK MUND TE BEHET ASNJE REFORME!!!
      -A MUND TE BEHET RINDERTIMI I NJE VENDI PA U CLIRUAR NGA PUSHTUESIT????
      Keshtu eshte edhe PUSHTIMI BERISHIAN!!!
      Reformat duan MILIARDA,por Berisha keto MILIARDA I KA FUTUR NE LLOGARITE E VETA,ndaj ato duhen MARRE!!!
      KRIMINELI BERISHA NE BURG!!!
      NE BURG!!!
      NE BURG KRIMINELI SERB!!!

    • Nuk e di nga e pret drejtesine kur trecereku i atyre qe ke rreshtuar jane ne pushtet.
      Drejtesi bejne te ndershmit , tek kjo qeveri qe eshte dallon ndonje te paperlyer.
      Kjo eshte e bukura i kerkohet drejtesi cakallit per cfare ka bere ujku.

      • Drejtesine e pres nga ai SISTEM POLITIK,qe me premtoi ne vitin 1990 se PO RREZUAT SOCIALIZMIN,DO BEHENI SI ZVICRA!!!
        Ne se per 23 vjet Shqiperia shkoi ne HUMNERE,ZI E ME ZI,kjo verteton se DEMOKRACIA KAPITALISTE NUK ESHTE SISTEMI ME I MIRE,POR KA DEMAGOGJINE DHE PROPAGANDEN ME TE FUQISHME!!!
        Ne se u la Sali Berisha te bente si te donte,ky nuk eshte faji im,por i nderkombetareve dhe i pinjolleve te kolaboracionisteve te djeshem si puna jote,qe nuk e kishit hallin tek populli e Shqiperia,por tek PASURIMI I XHEPAVE TUAJ kriminale!!!
        Keni 23 vjet qe shani Enver Hoxhen,por ju vete i keni PUNUAR QINDIN ketij populli!!!
        Kaq dini ju PLEHRA:
        Te shani 45 vjet socializem,packa se ju per 23 vjet po jetoni duke VJEDHUR E SHITUR PASURITE E SOCIALIZMIT,se vete nje MUT keni bere!!!

  • Zoti autor, ti mund te kesh opinionin tend dhe mbaje me shendet. Ne fund te fundit opinionet jane si vrima e b..thes, te gjithe e kane nga nje.
    Po pergjigjen ty ta ka dhene Bedri Islami dhe nuk ka nevoje per te ta dhene prape.

  • Cili sistem drejtesie duhet reformuar para se te ndeshkohet Berisha more?? Keto jane brockulla qe synojne ta shtyjne ndeshkimin e Berishes dhe berishizmit ne kalendat greke. Nuk duhet i gjithe sistemi per te denu qelbesiren me emrin Sali. Mjafton nje prokuror dhe nje gjykates. Ti o shoku Burimi jeton ketu ne Shqiperi apo jo?? Si ka mundesi qe nuk keni gjak fare ju “analistet”? Apo ua kane mbushur menderen me leke qe te na hidhni hi syve?

  • se pari ,krahasimi me Le Penin nuk vlen se ketu behet fjale per veprime te hapura penale si shitja e detit, gerdeci, 21 janari etj, cka kodi penal parashikon edhe penalitete per veprime te tilla dhe se dyti pse te mos ecin njekohesisht edhe reformat edhe cuarja perpara drejtesise ata njerez qe kane kryer vepra penale, a do te jepet ndonjehere llogari ne kete vend per cka ka ndodhur ne keto vite ?

  • Ka te drejte ne pergjithesi por ne shumicen e komenteve qe lexon autori behet fjale per shqiptare ne diaspore qe ne shumice nuk mund te pajtohen me demokraturen-karikaturen e instaluar te ne. Shoqeri civile aktualisht nuk ekziston te ne, ajo per armet kimike ishte pjelle e dikujt tjeter. Po te kishte shoqeri civile do kerkonte me protesta cdo dite flakjen jashte kuvendit te krimineleve berisha e co. Sfida e qeverise se re eshte pastrimi i drejtesise nga sherbetoret e Berishes. Do durim dhe kohe e besoj se ne muajt qe vijne do kemi te reja te bujshme pasi gjurmet e 8 viteve vjedhje nuk mund te mbulohen shpejt. Per autorin do thosha te kuptonte se edhe ndeshkimin mund te kuptosh si reforme. Problemi qendron se sa konsekuente do jete kjo qeveri ne kete drejtim se persa ka ndodhur keto 8 vite nuk mjaftojne 4 vite ne hetimin e ndeshkimin e krimit.

  • I fort ky kokpalari.te kish qene aq kollaj cfar pret Rama ta fus ne biruc Salen meqense vetem nje prokuror e gjykates u dashka.apo pret ti numeroj gjithe pasurite qe ka ven.

    • Ate po them… Po te duan Rama e Meta e fusin ne burg qe neser Saliun. Sistemi i drejtesise eshte i decentralizuar. Mjafton nje prokuror dhe nje gjykates, pse si kujton ti se funksionon drejtesia? Po Rama e Meta nuk duan sepse u ben me shume pune jashte se brenda Saliu

  • Drejtesia me e mire eshte rritja ekonomike.
    Burg, borxhe te reja, Investitore te trembur, taksa te rritura, firma te mbyllura, pasiguri .
    Mendoni qe kjo eshte receta e zhvillimit.??
    E para qe duhet bere eshte tu jepet siguri te gjithe investoreve te huaj qe jane ne Shqiperi .
    Ketyre u duhet dhene mbeshtetje, ndihme, me pak burokraci , zgjidhje te problemeve qe kane ,
    Keta jane reklama me e mire e punes se qeverise se re.
    Te gjithe i besojne mikut te suksesshem dhe jo broshurave vezulluese .
    Burgjet jane per perdorim te brendshem te huajt duan Euro.
    Cdo investor vjen per te fituar dhe nuk i intereson kush e mbeshtet Berisha apo Rama.
    Kerkohet drejtesi ekstreme dhe harrohet qe jemi vete ne pjese e shtremberimit.
    Me pasivitetin ose ndihmen tone udhehoqi Nano e Berisha.
    Shume qe shkruajne te lene pershtypjen qe nuk kane pasur sukses ne sistemin e ri kapitalist
    qe po vdesim ta ndertojme. Te frustruar i duan te gjithe te denuar.
    Permendin Europen dhe harrojne qe kudo punetoret jane te pakenaqur njesoj nga pabarazia.
    Nuk mund te kemi barazine e Enver Hoxhes me mireqenie kapitaliste njekohesisht per te gjithe.
    Mireqenien e duam Europiane por harrojme qe ajo qe dime te bejme eshte larg te qenit Europiane.

  • Genci,duke patur respekt per bagazhin tuaj intelektual me lejoni tju jap nje keshille,ju duhet te vizitoheni i dashur pasi vuani nga plogeshtia e veprimit efikas gje qe ju nxjer jashte loje si ne mendimet e tua filozofike ashtu edhe keshillave tuaja pa vlere.Gazrta e nderuar DITA po e thote hapur si vota e 1.000.000 njerezve qe te shpartallohed banda e qenit me zilr Sali Berisha si e vetmja menyre qe ky vend te ece drejt demokratizimit te vendit ne menyre qe te hyjme ne europe me dinjitet dhe jo si kondrabandiste apo si hajdute.Edhe nje here duhet arrestuar urgjent katrigari i ketij kombi qe ky popull te qetesohet,ndryshe do ta pesoje si Caushesku,kjo kerme e ketij kombi.

  • Me pelqeu ky filozofi francez ,sidomos e thene nga ju .Insistoni me nje replike te re {me fjale te njejta} kur ju erdhi nje pergjigje e prere
    NDERSHKUESHMERIA ESHTE INVESTIMI I PARE I KSAJ QEVERIE !
    Krahasimi i DITES me LE MONDE ,eshte qesharak .Sepse jemi ne nje bote tjeter .Ktu te diegin shtypshkronjen ,te hedhin ne ere makinen ,te LENE FEMIJET PA BUKE !
    Po ju se kuptoni dot kte .Jeni qesharak kur thoni “politikane hajdute ekzistojne kudo ne Europen e civilizuar” .Kta nuk jane hajdute ,jane VRASES .Kta nuk po vjedhin dicka me shume …kta po ju pijne gjakun .Ne fakt nqs ne nje nga kopertinat satirike DITA do i zgjaste pak dhembet kanine Saliut …do bindeshit qe eshte vampir .
    Fakti i lejimit te komenteve ,publikimi i letrave te lexuesve ,qe ne fakt jane hallet e perditeshme eshte nje risi e re ,mundesimi i shprehjes se vrerit nuk i ben nje oturak …si banalisht ju shpreheni .Jo ,i ben flamur te njerezve ,te mjerimit te perditshem .Do na falni qe nganjeher fyejme kta Hajdute ,por kane 23 vjet qe na vrasin ,fyejne ,shesin indetitet dhe komb ..depersonalizojne kulturen dhe njerzillekun.
    Perseri me kte krahasimin e perendimit ,me qytetaret perendimore ??????
    Ju na akuzoni se duhet te perveshim menget ??????????????????????
    Po ju ku jeni qytetare mor zoti Burimi ????Ju perse nuk impenjoheni qe ne kto opinione te drejtoni gishtin te kjo kaste politike qe ka 72 vjet qe na ka lene si fis zulu ne mes te Europes ????????Perse nuk shkruani nje permbledhje per mospranimin e vendit tuaj ne Europe ??
    Cfare kujtoni se ktu korrupsioni eshte vetem te perdorimi i nje makine ???A e kuptoni qe ajo ekonomi qe ju kerkoni eshte bere MONOPOL i Familjes ???Si te ngrihet ekonomia kur miniera ,hidroenergjitike ,rruge ,tatime ,dogana ,nafte …jane te FAMILJES ???
    Keni degjuar ndonjeher per COSA NOSTRA ?? Jo ,ne jemi me keq .
    A nuk u publikuan ne gazete ,dhe investitori qe donte te ngrinte nje hidrocentral doli ne tv live dhe tregoi me gisht ARGITA BERISHEN ,fatura ishte 3 milion euro …A e keni degjuar kte ndonjeher ????
    Beni analizen e prekurorve miq ,por ama me thoni mua si qytetare te pervesh menget dhe te kopsis dosjen per ne prekurori ??????????
    Me kujtohet KONICA ,filosof shqiptar
    Ati yne qe je ne qiell ,na jep forcen e perditeshme qe kur nuk kemi gje per te thene te mbyllim gojen dhe mos te themi budallalleqe .

    Zt Burimi ,ne nuk ndihemi ‘homo politicus” ,thjesht ne keshtu mesojme te manexhojme voten
    sepse ktu ka shume pak qytetare {jo nga certifikata e lindjes} dhe aspak nuk jemi nje vend perendimor …jemi komunist lindor ….ktu veshtiresohet botkuptimi .
    Ndoshta dhe nuk ju kemi kuptuar mire ..ndoshta dhe ju po spjegoheni me mire ksaj radhe,{ne kto dy paragrafet e fundit}
    por ne mireqeverisjen e nje vendi guri themelor eshte DREJTESIA !
    Dhe nqs eshte i sakte pretendimi per rrethrrotullimin e tokes po aq i sakte eshte insistimi dhe vendosja para DREJTESISE e SALI BERISHES .
    Nqs kjo qeveri do jetegjatesi dhe sidomos qe ky vend mos te behet nje shprehje gjeografike
    duhet DREJTESI !
    Kemi 23 vjet qe po i durojme dhe rehabilitojme …ju flisni per Nanon ,por kemi kte shembullin e ri
    ILIR METEN ,demet e te cilit jane nje fature qe e paguam shtrenjte ,shume shtrenjte .Kemi 4 te vrare ,8 jetim …kemi duart me gjak te gjithe .Po nga kta kokepalar nxori 18 fatkeqesi ..ashtu deputet .
    Mos i kerkoni gazetes te nxise durimin ,as neve mos na injektoni …injorancen
    Te fillojne te rehabilitojne veten .Te lajne gjakun qe kane neper duar .Jo si vrases me snajper ..por si vrases faturash 3 milionshe ,si vrase 700 mij euro .Krimi ekonomik vret me shume …sepse vret shoqerine .Vidh se je i suksesshem ,vidh se je deputet dhe behesh dhe kryeminister …si ai qe kishim .
    Referendum per Kushtetuten dhe te bej ndryshimet .Gjarperi vritet nga koka …i pari ai zvarraniku i ringjalljeve .Kaq ,kjo eshte zgjidhja !

    • Me pelqeu i gjithe shkrimi perveç nje momenti 72 vjet si fis zulu…. Duhet te jete nje gabim arithmetik aty, sepse ate 50 vjetshin duhet ta heqesh.. Ka shume ndryshmim te madh kur u lepihesh qe te fusin ne Europe dhe Europa tall menderen dhe te te lepihet 50 vjet Europa, Amerika, Rusia, Azia dhe ti i sfidon……

  • SALIU KA VRARE NJEREZ SI ZOGJ PULE O ZOTI GENCI BURIMI ALLA FRENGA.

    Prandaj AMAN me fillozofira kote per te edukuar masat albaneze kur KOLERA e mosndeshkueshmerise per pushtetin mafioz po ben kerdine vite me radhe ne Shqypni. AMAN o zoti Burimi leri diskutimet dhe fillozofine tuaj alla frenga per nje here tjeter dhe kete ta thote nastradini qe ka pare Bote me sy me shume se ju padiskutim.

  • Z.BURIMI Miredita .Mendoj se ju jeni shkeputur nga realiteti pasi te krahasosh kulturen dhe drejtesine franceze {revolu.franc etj dhe kur Franca nuk ka njohur diktature ,]me drejtesine shqiptare ku nje pjese e mire gjykatesash jane me kurse dhe te sugjerosh se me te rendesishme jane reformat se sa konsolidimi i ligjit ndeshkimi i krimit dhe harrimi i krimeve te kryera nga pushtetare do te thote qe te krijosh mjergull ku te fshihet Z Berrisha e co.SHQIPERIA NUK ESHTE CHAPMS-ELISEE

  • KOT HARDALLISENI…PROBLEMI ESHTE SE:
    NUK KA BURRE SKIPETARE QE E FUT SALEN NE BURG
    Kur te lind ndonje trim i tille Sala ja ka bere ditet perendise dhe trimit nuk i mbetet vetem ti dh… tek varri..

    • Nuk eshte pune trimerie, eshte pune Shqiperie, e burgose Saliun e pastaj?, Burgose dhe 1à halera te tjera e pastaj? Po nuk ju sekuestruan pasurite qe kane vjedhur nuk ka gje ne vije Shqiperia… Dhe jo si shembja e pallatit ne Vlore qe u demshperblyen nga populli… Ndertuesi i ka marre leket.., Shko ne banke merrja leket dhe demshperbleji… Ashtu si e beri kjo qeveri i ka vrare barkun atyre haleve.. Shtetezim i te gjitha vjedhjeve dhe futen ne burg vete ata se nuk jane te zote te jetojne pa vjedhur,.. Te pakten ne burg e kane ushqimin te siguruar…

  • Te dashur vellezer komentues ! mos ja merrni seriozisht zhgarravinat alias-intelektuale z.G.Burimi , drejtesia ne Francen qe une jetoj si nenshtetas i saj me paraqet pejsazhin e famshem shqiptar te Ligj-Maliqit , skandale e korrupsion te politikaneve qe denohen me kondicionel e gjobe e asnje dite burg se i gjykon Maliqi ,ndersa ligji denon peun e dobet bijte e popullit , te zinjte e te huajt ne pergjithesi

  • Zoti Genc Burimi!
    Eshte e para here qe pronocohem ndaj replikave te tua me gzeten “Dita”!
    As kjo gazete nuk ka nevoje per mbrojtjen e askujt dhe as une nuk kam ndermend te beje avokatin e saj.
    E pra qe ne fillim dua t’ju them une anonimati qe jetoj ne Shqiperi dhe zhvillimet e pluripartitizmit shqiptar (se termi demokraci eshte shume larg) nuk i kam percjell nga kryeqytetet dhe qytetet e botes por drejtperdrejte ose live, ligjeratat tuaja me ngjyrime filozofike ne formen e replikes ndaj gazets “Dita”, jane shume larg jo vetem te vertetave por dhe realitetit shqiptar.
    Me vjen keq, por ju ne kete rast jeni kapur pas disa gjetheve helmuese por tashme te thara dhe kerkoni te faktorizoheni.
    Jetojme ne Shqiperi dhe jo ne France.
    Ndaj krahasimi i nje gazete te nje shteti te madh dhe me nje pervoje botimi dhjetra vjeçare me nje gazete te re nga pervoja, siç eshte “Dita”, qe mbijeton ne nje pylll ujqerish dhe hijenash mediatike qe dine vetem te lepijne , kafshojne dhe vjellin vrer, me e pakta eshte nje gjetje e pasakte dhe nga nje njeri i zakonshem dhe jo me nga nje qe e quan veten gazetar.
    Krahasimi i popullit apo masave te shfrytezuara, diskriminuara, zhgenjyera dhe ndeshkuara padrejtesisht, siç jane shterat e ulta apo dhe te mesme te popullit shqiptar, qe personazhin e shkaterrimit te çdo vlere shqiptare, Sali Berishen, nuk ngopen ta shohin te ngordhe ne burg, me perfaqesuesit e fashistit Le Pen, eshte me se paku nje fyerje e ulet, qe ul vlerat intelektuale te autorit qe percjell mesazhe te kesaj natyre, pra tuajat personalisht ne kete rast.
    Nga leximi i shkrimit tend nenvizohet adresimi i nje kerkese qe i takon t’i drejtohet nje force politike dhe jo nje medie te shkruar.
    Po ti nuk je Gandi mor zoti Genc, por Genc Burimi qe ne kete rast, qofte nga ngutja qofte nga mania e protagonizmit, ngarterron kaq keq kekun me byrekun.
    “Dita” eshte nje gazete e perditshme, qe natyrisht ka percjell dhe percjell me shkrimet e saj dhe mesazhe sipe lexuesin e saj, per ata qe e duan dhe ata qe nuk e duan, per politiken, qeverine, opoziten, parlamentin, drejesine etj. Secili eshte i lire te beje si te doje.
    “Dita” nuk eshte keshilltar i askujt, as i qeverise, as i mazhorances dhe as kundershtar i opozites.
    Te thuash te verteten katerciperisht, do te thote te jesh realist, te bardhen ta quash te bardhe dhe te zezen ta quash te zeze dhe absolutisht nuk do te thote se po keshillon, orienton, nxit apo kerkon te vesh perpara dike.
    Atribute te tilla jane te politikes, ligjevenesit, ekzekutivit, organit te akuzes, institucioneve te pavarura (ose te varura), por kurrsesi te nje medie qe mbahet dhe rritet me punen dhe mundin e gazetareve te saj.
    Rregullimi ose jo i puneve te drejtesise i takon parlamentit, pra organit ligjvenes dhe jo opinioneve gazetareske, kushdo qofshin ato.
    Ndeshkimi ose jo i politikaneve te larte apo e mesem te korruptuar apo te mpleksura me fijet e mafies, eshte detyre e drejtesise dhe jo e mediave.
    Veprimi apo mosveprimi ne raport dhe perputhje me shkallen e demit te shkaktuar eshte detyrte e institucioneve te shtetit dhe jo e opinoneve gazetareske, te kujtdo qofshin ato.
    Ky eshte tregues i fujes ne rrugen e demokracise dhe shtetit te se drejtes dhe jo pozicionimet e maskuara per te shprehur pamundesine e dhenies se ndeshkimeve te merituara ndaj kujtdo, qofte ai bajloz i zi, i kalter apo i kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *