Mihal GJERGJI
E kam njohur nga afër Moikom Zeqon. Jam entuziazmuar nga idetë e tij, përkushtimi për njeriun, kulturën dhe artin. Edhe shpresa se një ditë mund të ndryshojë diçka. P.sh, rrënimi i sistemit arsimor mund të ndalet, të rinjtë mund ta shikojnë librin nga afër, të njohin trashëgiminë tonë të vyer, shteti mund të krijojë hapësira për brezat që do marrin në dorë fatet e vendit.
Kjo pritje zgjati shumë, me sa duket u bë e padurueshme. Moikomi kishte pirë pa fund kupa zhgënjimi. Dhe ky zhgënjim e trishtonte, e brente si ndryshku hekurin. Ai pikëllim i nderej mbi fytyrën e lodhur, mbi ballin mbushur brazda. Gishtrinjtë e zverdhur nga nikotina mbanin lapsin e mprehur. Ajo ishte dalta me të cilën gdhendej fjala e intelektualit.
U bë edhe pjesë e politikës pak kohë, pastaj e larguan si një të huaj. Sepse ai guxoi të afronte ide, u tregoi se gjendja duhej ndryshuar. Fanatikët analfabetë e konservatorë i treguan rrugën. Atyre u interesonte statuskoja dhe përfitimet financiare, asgjë tjetër.
Ju kthye përsëri punës kërkimore dhe shkencore. Aty ndjehej mirë, mes librave, mes të vdekurve të gjallë që bëjnë dritë.

Nëntë vite drejtoi Muzeun Historik Kombëtar. Grumbulloi materiale dhe ngriti nga fillimi një sallë për luftën e dytë botërore, për kontributin e shqiptarëve, gjakun dhe martirët e lirisë. Barbarët e flakën përsëri, sepse ai përfaqësonte artin dhe ishte shembëlltyra e një ikone të kulturës. Edhe sallën me stendat e luftës e shkatërruan. C’të bënte? Ishte i pafuqishëm përballë hicërve që ngrejnë shtatoret e tyre me baltën e argjilit. Ata janë mohues të lindur vlerash.
Endej trotuarve të Kryeqytetit. Një akademik i pa punë thinjej nën peshën e brengave. Sigurisht që s’ishte i pari, as i vetmi. Pastaj sëmundja.
Ishte i rëndë viti i fundit i jetës së tij. Trupi i drobitur, mendja dhe shpirti kërkojnë harmoninë e tyre. Kur bie, vështirë të ngrihesh. Sëmundja tinëzare e leucemisë e kishte sulmuar disa herë. Herën e fundit, në shtratin e spitalit mbante te koka një bust të vogël të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar. Ajo dritë e largët që vinte nga thellësia e shekullit i jepte shpresë. Naimi s’u përket vdekatarëve, as rilindasit e tjerë, e kam fjalën për atdhetarët, bashkëkohësit e Naimit. Shkëlqimin e rilindjes së vërtetë shqiptare, s’mund ta përdorin si veshje të cmuar mjeranët e ngjitur në fronet e pushtetit.
Harresa është vrasja më e sigurt për mendjet e ndritura. Prandaj Moikomi e kishte këtë parandjenjë të keqe, të frikshme le të themi: “Ju lutem, mos më harroni po ika”!
Ky ishte amaneti i tij, fjalët e fundit që i ngrinë në buzë. Janë fjalët e një mendimtari. Ëngjëlli i vdekjes ishte futur në shtigjet e ëndrrave të tij, pikërisht në moshën 71 vjecare. Me sa duket e ka paralajmëruar.
Gjithsesi ai kishte shumë miq, sepse kishte shpërndarë dashuri pafund. Në Kosovë e prisnin me nderime të mëdha, në takime kulturore e promovime librash, në Maqedoni gjithashtu. Ua njihte plagët trojeve tona, edhe dhimbjet. Në raport me hapësirat e pamata të botës, Shqipëria është një fshat i vogë, dhe në fshatin tënd askush s’të njeh si profet, dhe s’të pranon si të tillë. Kjo e vërtetë është trashëguar shekull pas shekulli. Orgjina e vendlindjes së tij është Libohova e intelektualëve të shquar, kohë pas kohe. Ndjente mall dhe gjente kohë par ta vizituar. I kushtoi edhe nje libër, si testament trashëgimie.
Ai shkroi rreth 100 libra të cmuar, një pjesë e të cilave janë përkthyer në gjuhë të tjera. Cdo ditë shkruante 5-6 faqe dhe pastaj lexonte disa orë, për të filluar sërish të nesërmen. Ende s’është publikuar pjesa e fundit e shkrimeve të tij. Njeriu është i pafuqishëm të bëjë pakt me vdekjen, ti kërkojë kohë për të përfunduar udhëtimin e nisur. Ndoshta do kishte shkruar më shumë për paradokset e demokracisë shqiptare, për shitësit e kaosit, për klasën parapolitike. Apo për brengën e tij më të madhe, e cila ishte trashëgimia kulturore, shkatërrimi i vlerave në disa qytete, në Shkodër, Durrës, Berat, Sarandë e Gjirokastër.
Ky pionier i postmodernizmit mishëronte një kulturë të gjerë dhe të thellë. Realizoi studime arkeologjike, sepse arkeologjia ishte një nga pasionet e tij, ju përkushtua historisë së artit, hartoi skenare filmash për kinematografinë, publikoi krijimtarinë e vecantë poetike që kishte shkruar gjatë jetës, dhe hapi tri ekspozita pikture me krijimet e tij. Në shumë raste ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dhe ka merituar vlerësime.
Në rininë e tij kërkonte rrënjët e qytetit Feniks, pastaj ndaloi për të parë brenda vetes, për të matur forcat e për të vazhduar më tej dhe më larg. Rroku figurën e Mujo Ulqinakut, e bëri pjesë të krijimtarisë. E shikonte mëngjes e mbrëmje në qytetin e Durrësit, sepse atje jetonin të dy; heroi dhe mendimtari. E grishte mitologjia, për të cilën pranojmë etiketimet standarte të atyre që e cilësojnë greke apo romake. Po Ilirët, ku kanë jetuar, s’paskan edhe ata trashëgiminë e tyre shekullore?
Rrënjët e hershme kërkonte ti gjente larg, mes Laokontit dhe Krishtit. Të dy u kryqëzuan nga intrigat, dhe i njëjti fat vazhdon ta ndjekë njerëzimin, cuditërisht. Vëmëndje të posacme i kushtoi Naim Frashërit, këtij humbësi të madh. Enkas publikoi studimin dinjitoz “Syri i tretë”. Bëhet fjalë për bektashizmin dhe rolin e Naimit, i cili kërkonte vëllazërimin mes shqiptarëve, jo ndarjen për shkak të besimeve. S’mund të njihet Abaz Aliu pa njohur betejën e Qerbelasë, d.m.th pa njohur Naim Frashërin. Atëherë do mësoni të vërtetën e kalorësit mistik, të cilin e gjeni në vargjet e poetit.
Edhe Migjeni ishte poeti i tij i preferuar, të cilin e cmonte si arkitekt i nëndheshëm i qiellit. E kush s’e adhuron Migjenin e pakrahasueshëm, fuqinë e fjalës së tij poetike. Edhe Moikomi, botën nuk e shikonte me syzet e thyera të Meduzës. Njerëzimi ka lënë gjurmët e tij në udhëkryqet e historisë. Shumë kultura janë zhdukur, shumë popuj kanë humbur në thellësi të mijëvjecarëve, edhe gjuhët që kanë vdekur s’i njohim. Fjalëkryqet e Babilonisë ende kanë mbetur të paspjegueshme. Sic duket, njeriu përpiqet të rikrijojë atë që ka shkatërruar me duart e tij. Ashtu shprehet Moikomi në një nga poezitë e tij:
“Harrimi sulet mbi ditët tona të bardha,
të dashurisë
Unë mbledh copat e thyera të statujave”
Ne jemi një rrëke e vogël në detin e madh të kulturës botërore. Edhe krijimtaria e autorit për të cilin flasim do ta gjejë rrugën për të mbritur atje.
Shqipëria është sa një kokërr ulliri në pjatën e madhe të Globalizmit. Gjithsesi e kemi një emër për të cilin duhet të kujdesemi.
Ja, këto ishin shqetësimet e parreshtura të Moikom Zeqos.
Tashmë, laboratori i ëndrrave të bukura e ka ndalur punën. Dora e mendimtarit ka rënë në qetësi, ndërsa shpirti i tij kthehet herë pas here, mes nesh dhe mes rafteve mbushur libra.
Studentët mund t’ia shikojnë emrin në ballinën e një fakulteti, apo në hyrje të një rruge. Ndoshta edhe bustin e tij para Akademisë së Shkencave. Kështu ndodh gjithmonë, sepse kjo është natyra e racës njerëzore. Atë që ta kursejnë së gjalli, ta ofrojnë me tepricë pas vdekjes.

AI NUK ISHTE I PARI QË U HODH NË RRUGË, POR ISHTE I VETMI NË LLOJIN E TIJ. SEPSE TJETËR MOIKOM, AS PATI, E AS DO TË KETË MË, KY VEND!
Bravo edhe komentit te mesiperm
Pano Hallko
I trishtueshem ky realiteti jone
Moikom Zeqo -Idhull i mendimit ATDHETAR !
Faleminderit i Nderuari Mihal Gjergji,sa shkruani per ate FIGURE te SHQUAR se PARI ATDHETARE.Me te nje jete,me gjithse 15 vjet para Tij ne Moshe,.. ATE nje jete e KIsha dhe do ta kem sa te mar ffryme. Moikom Zeqo i kishte shoket e rralle. NDERIMI i TIJ eshte DETYRIM njerzor.
Pasuesi Vetern 85 Vjecar nje jete MESUES,
Ju falenderon nga tej oqeanit sjelle figuren e
MOIKOM ZEQOS-KREATYRE.
Torono 10-02-2021 Guri Naimit D. (Dh Xh.)
Po kur vidhte e shoqja sa mundej ne Durres, brengosej Moikomi? Ai gjithnje punoi ne karrike shteterore, pse ja qani kaq shume hallin?
Ti qe ke djegur kisha e xhamia normal qe mund te vesh zjarr mbi çdo gje.
E shoqja e Moikomit eshte njeri i nderuar e i respektuar. Gjithshka qe thuhet ne kete shkrim per Moikomin eshte plotesisht e vertete.
Para disa ditesh ish kryetari i PS F. Nano deklaroi ne nje interviste televizive se ai mori nga Parisi E. Ramen per ta bere minister te Kultures.
Kur degjon apo lexon vlersime te tilla menjehere mendja te shkon te personalitete te medha te Kombit, si ai i Moikom Zeqos, poliedrik dhe qe njeriu qe u strehua ne Paris ne vend qe te regjistrohej ne nje master kualifikimi pasuniversitar e kalonte kohen duke bere portrete ne nje koder mbi Parisin, ose ne plazhe qe tani e kane pare te gjithe?!…Ky Nano shume mendjemadh, e quante veten mbi te tjeret dhe ai kerkonte njerez per te trazuar mentalitetet e mykura, a thua se vete nuk ishte i tille…
Mendon ai se ishte me i mencur dhe me i kulturuar se Moikomi yne dhe kete detyre shteterore me mire se ai kush mund ta bente ?!…Te gjithe keta si ne kohen e Nanos edhe ne kohen e Rames kerkojne vetem jesmene, uriahipe dhe mediokritete anonimesh dhe jo ata qe kane shkelqyer me vepren, idete, konceptet e akademizimin e tyre te larte…
Mihal Gjergji eshte i njohur per pershkrimet e tij ne prozen poetike dhe figuren e Moikom Zeqos e ka ngritur ne art. Vetem kur marrim persiper te hedhim ne leter portretin e nje poeti, prozatori, arkeologu, muzeologu, esseiste etj. sic ishte enciklopedisti Moikom Zeqo, duhet te jemi te sakte. Ketu po radhis vetem dy verejtje qe ia kam bere duke pire kafe perpara nderteses se Akademise se Shkencave te Shqiperise:: 1. Moikomi nuk ishte “akademik” zyrtar, kishte graden shkencore “Doktor i Shkencave Historike (arkeologjike); 2. Ai ka botuar vertet 100 libra, por ne cilen fushe te shkences dhe krijimtarise letrare do te mbetet i pavdekshem? As ai nuk e dinte, as Mihali nuk na e thote…
Pashalleku i vetequajtur Skiptare,emer ky nga Ski-fteris (ftero greqisht eshte krahe shqip) nuk ka asnje mundesi te fitoje Lirine dhe Padrejtesine Historike qe e ka te trasheguar nga pushtuesit Osmane.
Vertet zoti Mihal qe Skiperia eshte nje rreke e vogel e nje deti te Madh te Kultures Boterore apo nje koker ulliri ne pjaten e madhe te Globalizmit se vete e ka zgjedhur kete Monopate.
Nderimi dhe dygniteti per Kombin nuk eshte te mohosh Historine dhe Identitetin ne emer te nje Identiteti te ri te krijuar nga dy Perandorite e fundit,ate Greke Bizantine per 1100 vjet plus 750 vjet nen Perandorine e Romes dhe ate Osmane per 500 vjet.
Shumica e kesaj popullsie qe quhet “Skiptare” zoti Mihal nuk ka lidhje me Kombin e Lashte historike te Epirit,Ilyreve dhe Zeusit Pellazgjike se kane Emra, Turq,Istitucione turke si Xhamija,Medrese,Shkolla etj.Si rrjedhim kane akoma edhe sot Ndergjegje dhe Dashuri Turke.
Kjo duket nga Mohimi dhe Fallsifikimi i Historise se Toponimeve si Kostantinopolis ne Stamboll,Agi Saranda ne Sarande,Agios Vasilis ne Shen Vasil ne Bregdet!
Pse Latinisht Shen nga Saint?
Moskopolis ne Voskopoje?
Tripolis ne Tropoje.
Kostantinopolis qendra jone e Kastriotit ne Kostantinopoje?
Polis ne Qitet latinisht nga Cita.
Karavo Stasi (greqisht,stacion barkash “shqip”) ne Karavasta?
Epidhamnos ne Durrazzo?
Avllona ne Vlore?
Arta ne Narte?
Mansion Ilyre ne El-Basan te pagezuar nga Sulltan Mehmeti i dyte ne 1466 A.D.
El-Basan turqisht do te thote Vend i Pushtuar!
Si nuk ju vjen turp qe pranoni te ndryshoni Identitetin Greke Ilyre kur vete Turqia i ka ndryshuar te gjitha toponimet ne Ionia,Kostantinopolis,Smirna,Pontio.
Orthodhokset Greke ne Arnautistane kane frike edhe sot ta quajn e Stmbollin ashtu sic quhej nga epirotet,Ilyret vete kastrioti Kostantinopolis.
Teodori thua Theodhoros Kollokotront?
E di ty o Mihal Jeorguab (Gjergji) qe kunati i Kollokotronit ishte Nikitaras o Turkofagos?
Kush i vrau Epirotet,Ilyret meqenese ishin gjysma e popullsise “Skiptare” ne Greqi?
Kush ua mori pasurite atyre qe nuk u turqizuan zoti Mihal?
Titujt turq si Aga,bej,Pasha,Vezire etj u dhane “kot fare”?
Per cfare Kombi tjeter Ilyre pervec Perandorit Ilyre Megas Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D flisni ju o Mihal?
Ku eshte protesta kunder Sullltanit Erdogan per kete pasuri (perusi greq) te kthyer ne Xhami?
Apo inatin e kini vetem me Greket dhe Vorio Epirotet e Kastriotit?
Kush ja ndroi Identitetin Epirote,Emrat dhe Fene te ashtuquajtureve cam te Thesprotise qe u Turqizuan?
Greku?
ERDOGANI…S
O GREK I NDYRE,TI S’JE AS GREK ,TI JE SKIPETAR BYTHLEPIRES,GAY I QELBUR .KU KE BYTHE TI TE BESH HISTORINE TONE.PA SHQIPTARET JU DO ISHIT NE HARTEN E TURQISE.