Për Njëzet e Një Janarin,
quhet pak sado të kemi shkruar,
çdo ditë duhet freskuar kujtesa,
se më i rrezikshmi është armiku i harruar!
Vrasësit e asaj dite,
sot duhet të ishin të gjithë në qeli,
po këtë e bëri të pamundur,
e pacipa jonë drejtësi!
Faktorë e aktorë janë ende mes nesh,
vrasësit përsëri janë tok,
çdo ditë na bën moral e buzëqesh,
ai që është pagëzuar si Njeriu me Bllok!
Për atë protestë ai qe shkaku,
që viktimave u tha:
“Kokëpalarë!.”, ndaj që kur u krijua SPAKU,
ai duhet të qe i pandehuri i parë!
Vrasjet i bëri Luli dhe Saliu,
Saliu që më pas me vrasjet është mburrur,
po tani trimëria e shpellarit,
ka ardhur çdo ditë duke u tkurrur!
Vrasjet janë bërë nën dritën e diellit,
ato me sy të lirë i kemi parë vetë,
por sot për ironi të fatit,
mostrat kërkojnë riciklimin në pushtet!
“Njeriu me Bllok”-sot President,
si rezultat i kompromiseve të ndyra,
po mos e njihnim do ta mendonim,
si Njeriun e punëve të mira!
Ky popullin dhjetra herë e ka sfiduar,
nëpër studio e nëpër fjalime,
vend e pa vend ka deklaruar,
se Sali Berisha është debulesa ime!
Si mund të pranohet ky lloj presidenti,
që tund edhe shkund derën e halesë,
ndofta duke qenë dhe vetë i tillë,
kriminelin me damkë ka debulesë!
Edhe kandidati për kryeministër,
një lloj i çuditshëm karkaleci,
na betohet e stërbetohet,
se në rrugën e kriminelit do të eci!
Gjithë vrasësit e Njëzet e Një Janarit,
model dhe frymëzim Saliun kanë,
jo rastësisht në zgjedhjet e Prillit,
janë që të gjithë nga e njëjta anë!
Askush dot popullit mëndje dot s’i jep,
askush nuk i thotë dot si të votojë,
po Ai me nuhatjen profetike,
kriminelët kurrë nuk do t’i riciklojë!
A.DUKA

I saktë!
I vërtetë!
I plotë!
Topi s’e lot!
Bukur e ke shkruar. Me shumë llogjikë.
Me te poshter jane ata qe i kane mbrojtur vrasesit e 21 janarit dhe kane lene me perbuzje familjaret e tyre fatkeqeve!
Vrasesit e 21 janarit i ka ricikluar poturja e Surelit o poet
Nuk mendoj qe ky esht qendrimi i gasetes Dita. Dje e kemi degjuar kryeredaktorin e gazetes tek Adi Krasta me qendrime krejt te ndryshme per situaten politike te vendit, ka ylber qendrinesh ne Dita por fajeismet e njianshme nuk i sherbejn me popullit qe ju beson dhe ju respekton
https://youtu.be/zd0zly7982c
E mor A.Duka sa bukur e bën propagandën për Rilindjen lejla! Ke 8 vite të qeverisjes së Ramës, vetëm vjedhje, krim, papunësi, emigrim, votime moniste, tallje me popullin, dhe ti vazhdon kujton 21 janarin dhe i bie opozitës si mercenar me pagesë. Ku të shkoi Rama që dikur ishte fshehur në kallamishte? Thoshe nuk ka ndryshuar Duka e as Gazeta Dita, por Rama doli i pabesë. Në fakt tani po demostron hapur që jeni të paguar nga Rama dhe zhgënjyet elektoratin e majtë që ju ndiqte. Ku e ka Rama drejtësinë që premtoi për 21 janarin? Është njësoj si premtimi i Nanos që do i kthente popullit paratë e firmave piramidale. Thua se populli ka nuhatje profetike? Kush i ka ricikluar të njëjtët politikanë këto 30 vite? Po i njëjti popull. Nuk riciklohen kriminelët thua ti Duka? Kush quhet kriminel? Ai që ble votat e vjedh zgjedhjet, a është i tillë? Po. Kush e ktheu spitalin Shefqet Ndroqi në vatër krimi të organizuar me Tiren&CO? Qeverisja e papërgjegjshme që nuk ndëshkon krimin dhe ka shndëruar spitalet në pazare jete.Tirja ra në rrjetë me përgjimet, kishte dhe prova me mesazhe për lekët që ndanin, por sa të tjera ka që marrin si Tirja apo më pak se ajo dhe nuk lënë prova mes tyre por familjarët e shkretë e dinë që kanë paguar, si infermiere e doktorë, por nuk flasin. Kjo quhet pazar me jetën. Nuk është fenomen i veçuar por standart pune në mjeksinë falas të Ramutit. Turp! Të gjithë e dinë, edhe ti Duka e di. Pazari me jetën në spitale është krimi më i madh që mund të bëhet, se po vdesin dhjetra njerëz përditë nga virusi. Opozita dhe Saliu iku nga pushteti atëherë me 1 milion vota kundër. Rama hajdut ishte atëherë në bashki dhf e ricikluan në qeveri. Kur popullit i ofron plehra, normalisht e vetmja alternativë ngelet rotacioni i riciklimit të plehrave. Hiqet një e keqe më e madhf për të vënë një më të vogël, e kur kjo e vogla të bëhet e madhe do e heqin me shkelma dhe këtë. Sigurisht kjo gjë është më mirë se mbajtja e një llumi si Rama për 3 mandate, si diktator. Me këtë propagandë qesharake që bën kundër opozitës thjesht tregon servilizmin tënd ndaj “diellit” tënd Ramut. A pika që s’të bie! Bejtexhi leshi!
Vetem dy tre fjale tha Trump, fjale qe bene qe protestuesit te hynin brenda ne Kapitol ku u vrane pese veta.
DHE TRUM DO TE DENOHET SI NXITES I SULMIT.
PO ME 21 Janar, kush ishte irganizatori i sulmit te dhushem ndaj nderteses te kryeministrise? KUSH I DREJTONTE DHUNUESIT ME ISHARETE DHE LEVIZJE TE KOKES?
O bejtexhi i paguar per te mbrojtur te pambrojturen.
NE SE RAMA NUK DO TE USHTE FAJTOR NE 21 JANAR, OHUAAAA SA NJETES DHE POLICE DO ISHIN FUTUR NE BURG.
POR RAMA NUK LEJON TE BEHET GJYQI I 21 JANARIT, SE AI FO TE JETE I PARI QE DO TE FUTET NE BURG.
Pergjegjesit per vrasjet dhe kriminelet e 21 janarit dihen kush jane dhe ben mire Z. Arben Duka qe i pagezon me emrin plera sepse plera jane asgje me shume .Tani lind pyetja qe keta plera perse nuk u denuan per krimet qe bene perse EDI RAMA fjeti gjume 8 vjet me radhe dhe nuk regulloi dhe nuk e beri sistemin e drejtesise normal qe te funksiononte dhe te mos mundej njeri te fuste turinjte dhe duart per te frenuar drejtesine qe te funksiononte ne menyre te pa anshme dhe kriminelet te shkonin mbrapa hekurave .Tashti mbas 8 vjetesh qeverisje te EDI Rames kriminelet jane te lire po gezojne jeten qe ne fakt nuk duhet ta gezonin sepse kater Shqipetare dhe kater vllezer tonit po i tret dheu dhe familjet e tyre jane te hidheruara dhe me dhimje qe nuk do ti kaloje per ter jeten.Prandaj Z .Duka ne keto plera duhet te shtosh mbas 8 vjetesh edhe emrin e Edi Rames sepse me mos veprimin e tij u be bashkpuntore me ta kete e thone faktet kete e thote llogjika.Politikanet e 30 viteve te fundit jane te gjithe plera nuk doli nje i hajrit qe te mendoje per te miren e vendit dhe te popullit me te vuajtur dhe me te raskapitur ne bote.
Titulli1- E BUJSHME! Ermal Mamaqi sonte hyn në Big Brother VIP, pjesë e shtëpisë më të famshme do të jetë dhe gazetari shumë i njohur. (Se ça ka këtu për të bujshme vetëm gazeta Sot e di!)
Titulli2- Del për herë të parë fotoja e Noizyt dhe Stresit që po shkakton ‘tërmet’ (Një foto mes këtyre 2 mallistëve që hiqen si këngëtarë ,dhe Kazakut që e morrën peng dikur, kjo shkakton tërmet sipas gazetës Sot!!! Ç’na gjeti thuaj.)
E forta me ata të gazetës Sot është kur vënë një titull për S.Ngjelën, të tipit: Avokat Ngjela plas bombën, pas pak ditësh arrestohet ky politikan. Si fillim duhet thënë që avokati ka vite që nuk plas asnjë bombë por thjesht ia fut pordhës fot. Së dyti pasi klikon te titulli i gazetës, kupton që sigurisht bëhet fjalë për Saliun (që Spartaku e ka halë në sy), Saliun që akoma nuk e ka arrestuar njeri, por emri nuk i shënohet te titulli se dihet që nuk do klikojë njeri se nuk ka më shpresa se do arredtohet Saliu (është thjesht një ëndërr mashtruese e avokatit. Lajm “bombë” në fakt do ishte :”Avokat Ngjela çohet për vizitë te psikiatri, ose avokat Ngjela përdorues kokaine”!
Edhe ata qe heshten ishin dhe jane PLEHRA TE PARICIKLUESHME!