VIDEO: A kemi parti të majtë për ta votuar në 25 prill?

redaktor

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, Adrian Thano, kryeredaktor i së përditshmes ‘Dita’ tha se në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka parti të majtë për të votuar.

I pyetur nga Krasta mbi kërkesën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Thano tha se ne kemi dy kriza që nuk i zgjidh dot ambasada amerikane, por as fituesi i 25 prillit.

Ai tha se një prej tyre është morale, pasi kemi një opozitë që nuk ka moral për të kërkuar pushtetin, kemi edhe një pozitë e cila ka humbur moralin për ta mbajtur atë.

Shqiptarët do ta marrin vendimin siç e kanë marrë gjithmonë. Do zgjedhin në terrenin e së keqes më të vogël, por e keqja e vogël nesër do bëhet e madhe – tha ai.

Në 25 prill kemi edhe një krizë politike. Mungon e majta. Unë dua të votoj një parti të majtë më 25 prill, nuk ka parti të majtë, – tha Thano dhe shtoi se ne kemi një kryeministër që përpara se të jetë marrë peng nga ata që thuhet, është marrë peng nga nevoja narciste për t’u pëlqyer ai vetë, jo qeveria që drejton apo shteti.

Propaganda e sotme është nga më depresivet dhe më të papranueshmet, për një shoqëri që tenton të jetë normale, – tha kryeredaktori i Ditës duke shtuar se nuk ka në Europë situatë të tillë ku publiku bombardohet nga ekranet 24 orë me politikë bajate.

Më poshtë VIDEO:

 

o.p. / dita

 

Share This Article
29 Comments
  • Unë kam të njëjtin mendim si z. Thano. Në 25 Prill duhet të votohet PS-ja, si e keqja më e vogël dhe të mos vinë përsëri PD-istat dhe LSI-stat. Por, pas zgjedhjeve, ose PS-ja të vijë në pozicionin e vërtetë që duan votuesit, ose të krijohet një parti e re e majtë, me njerës të pa korruptuar, jo karrierista, që kanë pèr qëllim vendosjen rregull në ekonomi duke ulur polaritetin ekstrem të shoqërisë shqiptare.

    • Te drejte ka Thano, Nuk ka Parti te Majte ne Shqiperi.

      Kjo PS qe eshte tani eshte Parti mashtruse , qe ju merr votat elektoratit te Majte dhe vepron me metoda djathtiste ekstreme

      Se pari duhet qe socialistet te kerkojne Largimin e sektit kriminal Rilindja nga drejtimi i PS-se, se ai sekt nuk ka azgje te Majte,

      Rilindja e Rames jane nje cete me hajdute qe kane uzurpuar te Majten Shqiptare
      dhe duhen larguar nga kreu i PS-se , edhe me dhune

  • I nderuar kryeredaktor, sot në hapsirat shqipëtare nuk diskutohet beteja e proletariatit të shfrytzuar nga borgjezia që të lind një forcë e majtë që të jetë bartse e synimeve të proletariatit që, me metoda qoftë edhe paqsore, në kushtet e demokracisë, të mar qeverisjen e vëndit e të bëj reforma të majta. Sot diskutohet ekzistenca e kombit shqipëtar që po detyrohet që të ler trojet e tij për ti shpëtuar një pushtimi më barbar të vëndit gjatë gjithë historisë së tij. Dhe pushtuesit janë klasa e sekretarve të partisë së punës (Sali Berishët) dhe zyrtarët e shtetit socialistë (Fatos Nanot) që si mola që bren ngadal edhe drurin më të fortë, shkatrruan ata vetë, jo populli, socializmin, duke mos qënë kurrë të lidhur me komunizmin dhe socializmin, deri sa , me në krye antikomunistin e betuar Ramiz Alinë, ata i dhan shtymën ndërtesës së molitur me kohë të shtetit socialist dhe papritmas pushtuan vëndin duke u kthyer në klasën e sotme pushtuese të kusarpolitiqenëve dhe kusarbiznesmenëçakenjve famkeqë të rreshtuar në bandat partiake PD, LSI dhe PS. Them pushtim për periudhën e sundimit 30 vjeçar të kësaj klase politike të fëlliqur antishqipëtare duke patur parasysh që pasojat janë më tragjike se të çdo pushtimi që kanë pësuar trojet shqipëtare. Të mendosh vetëm fabrikat, uzinat, objektet më të rëndësishme ekonomike të rrënuara në vitet 90 deri në themelet më keq se rrënojat e Gjermanisë në fund të luftës së dytë botërore. Të dhëmb zëmra të mendosh si kjo klasë politike që pati frenat e vëndit në vitet 90 nuk bëri as përpjekjen më të vogël, as edhe një thirrje publike, kur duhet të ngrinte policinë dhe ushtrinë në këmbë për të ndaluar këtë shkatrrim barbar, këtë çmënduri totale dhe të verbër.

    As një pushtim nuk ka shkatrruar ushtrin e kombit shqipëtar. Përkundrazi, populli, në mënyrë ilegale, ka organizuar e ka mbajtur në këmbë ushtrinë vullnetare të popullit kryengritës edhe në kushte më kritike për vëndin e kombin. Pushtuesit barbarë të pushtimit 30 vjeçar, arritën që edhe ushtrin ta shpartallonin më keq se do të ishte shpartalluar në luftë me një pushtues real.
    Pushtuesit si rregull grabisin popullin e pushtuar me taksa të rënda dhe me grabitejn e pasurive të nëntokës dhe mbi tokës të vëndit të pushtuar . Dhe atë që po i bëjnë këtij populli dhe vëndi klasa e kusarpolitikanëve dhe kusarbiznesmenëve gjat 30 vjetëve nuk ja ka bër asnjë pushtues gjer më sot. Taksa nga më të lartat e nga më absurdet, PPP konçensionet, ligjet, reformat ekonomike janë një mekanizëm i sofistikuar për grabitjen e pa mëshirshme të pasurive të popullit dhe të vëndit që asnjë pushtues nuk e ka aplikuar gjer më sot..
    Dhe e fundit , pushtuesi i fundit i trojeve shqipëtare, Millosheviçi i Serbisë së madhe, me barbarizmat e arkanëve të tij përbindsha të frymzuar nga Gebelsi i propogandës sërbe të asaj kohe, antishqipëtari i përbetuar Aleksandër Vuçiç, me zjarr e hekur nuk ja arritën synimit kryesor të pushtimit, çpopullimin e trojeve shqipëtare. Pushuesoit e sotëm, kusarpolitikanët dhe kusarbiznesmenët tanë kanë arritur pothuaj dhe janë të vendosur të çojnë deri në fund atë që nuk arritën të bëjnë serbët. Me këtë ritëm trojet shqipëtare do të çpopullohen ndoshta brënda 10 vjetësh. Është e frikshme të shikosh në lagjen tënde që shtëpitë po zbrazen dhe në shumicën e shtëpive banojnë pleq e pensionistë që përkëdhelin niprit e mbesat e tyre lindur në emigracion duke i mar për ditë në telefon sikurse bën fqinja ime që këto ditë është e lumtur se rregulloj shtëpinë se dy vajzat që janë në Gjermani i ndihmuan vetëm me eurot që mernin nga shteti gjerman si subvencion për fëmijët e tyre dhe ato kurrë nuk kthehen në vëndin e tyre, madje do tërheqin edhe motrën tjetër për të cilën u vjen keq se mezi mbijeton në shtetin e pushtuar nga barbarët, Shqipëri. Kështu, duke zbatuar këshillën e ideollogëve antishqipëtar serbë, bëjani shqipëtarëve jetën të padurueshme me taksa, keq qeverisje, me grabitje, rritjen e kriminalitetit, duke ua bër jetën të pasigurt, duke i poshtëruar e nëpërkëmbëur, përzerini nga trojet e tyre, kusar politiqenët dhe kusarbiznesmenëçakenjtë e PD, LSI dhe PS që kanë pushtuar dhe sundojnë Shqipërinë, po realizojnë vërtet spastrimin total etnik të Shqipërisë nga shqipëtarët.
    I nderuar kryeredaktor, në qoftë se duhet bër ndonjë lëvizje me vlerë në skenën politike shqipëtare, nuk është krijimi i një force vërtet të majtë, sikurse mendoni ju, por sot duhet një Lidhje e re e Prizerenit për të shpëtuar ekzistencën e kombit shqipëtar dhe shpëtimin e trojeve nga pushtimi më barbar gjer më sot i kusarpolitiqenëve dhe kusarbiznesmençakenjëve në bashkpunim me qarqet antishqiptare sërbe e greke dhe me neopushtuesit ekonomik turq e arabë që kanë zëvëndësuar partneritetin e dikurshëm në interes të Shqipërisë me BE dhe SHBA. E “majta” e trashguar nga periudha e socializmit nuk ka qënë fare e majtë sepse drejtuesit e partisë dhe të shtetit që në atë kohë e kishin tradhëtuar të majtën duke qënë antikomunistë të maskuar deri sa dolën haptazi si antikomunistë të tërbuar maskuar si demokrat, si krimineli Sali Berisha, ose si antikomunist i betuar i maskuar si socialist si karagjozi pianec dhe bixhozxhi, Fatos Nano, me bandat e militantëve të tyre në PD dhe PS dhe pjellën e neveritshme të PS, LSI që birësohet herë nga PS her nga PD, ku ti dal paraja e kusarisë qeverisëse.
    Mendoj që duhet nga intelektualët me integritet që interesi mbar popullor dhe i vëndit mbizotron mbi interesin vetiak, interesin e familjes , interesin e fisit apo krahinës, në një veprimtari nismëtare të përpilojnë një thirrje me natyrë programatike që të krijohet një parti mbarshqipëtare , e shqipëtarëve për shqipëtarët dhe për Shqipërinë, pa aludime të majta apo të djathta kundër establishmentit aktual politik tmerrësisht të korruptuar dhe inkriminuar në veprimtari të mirëorganizuara armiqsore antikombëtare e antipopullore. Jo më me konstatime dhe demaskime në artikuj të mprehtë kritikë për të cilat kusarët politikan nuk e trëmbin fare. Duhet veprim. Mendo që vetëm inisiativa e mënçur dhe e guximshme e deputetit Murrizi që do ti hiqte pronsinë private të kryetarëve mbi votime, sanksionuar nga maskarallëku dinak i kusarëve të mandateve Sali Berisha dhe Edi Rama më 2008, i alarmoj kaq shumë sa u bën grusht PD, PS dhe LSI deri sa ja rrëmbyen flamurin e zgjedhjeve me lista të hapura për ta rreckosur me antireformën zgjedhore të Damjan Tërmeteve të tyre të këshillit politik, duke e lën Murrizin pa mbështetje në kuvënd, madje ineresat dhe xhelozit dhe ndasitë e përkatësitë meskine krahinore e politike nuk e përkrahën nismën e tij pozitive. Në qoftë se Murrizi do të përkrahej dhe nisma e tij do të triumfonte në labirintet e proçedurave kuvëndore do të ishte një lloj çfronsimi i mbretërve paritakë elektoralë, armiqë të zgjedhjeve të lira. Edhe Dita nuk e përkrahu, përkundrazi.
    Mendoj që protesta dhe pakënaqësia mbarpopullore që ekziston nuk kanalizohet në krijimin e një force politike të re antiestablishment sepse intelektualët dhe veprimtarët nuk shkëputen nga interesat meskine për t’ju bindur interesit mbarpopullor e kombëtar dhe, tjetra,përçahen nga iluzjonet e prirjeve të majta e të djathta që nuk janë aktuale. Kjo përçarje vihet re edhe në komentet e faqeve të Ditës ku shpesh ka komentues që janë anti establishmentit politik por shahen me nënë e babë dhe e teprojnë me fjalorin vetëm për antagonizmin e perënduar majtas-djathtas. Jo, ka vetëm shqipëtarë të robëruar dhe pushtuesit barbarë kusarpolitiqenë me bandat e tyre të PD, PS dhe LSI. Jo, një force e re mbarëshqipëtare duhet të krijohet që jo vetëm të shkatrroj establishmentin politk tërsisht antikombëtar e antipopullur por që të jetë bartëse e unitetit kombëtar kudo që banojnë shqipëtarët. Nuk e di ju gazetarët e Ditas mund të kaloni cakun e interesit vetiak, familjar, të fisit, krahinës, biznesit mediatik, të së majtës për tu bër me sinqeritet e të përkushtuar ineresit të kombit dhe të Shqipërisë?

  • Ka pas thane Volteri: “Para se te diskutojme, duhet te percaktojme termat (per me te cilat flasim).”

    Kam respekt per kryeredaktorin Adrian Thano, por ne kete rast ai duhej te spjegonte se çka kupton me termin “PARTI E MAJTE”.
    Pa percaktu kete term, nuk mund te kuptohet se çka kerkon me gjete zoti Adrian Thano.

    • Meqënëse nuk e besoj se z. Thano do të të përgjigjet, po përpiqem të të sqaroj se çfarë do të thotë « PARTI E MAJTË ». Emri ka lidhje me vendosjen e të zgjedhurve në Parlament, ndaj krahut të Kryetarit të Kuvendit. PS-ja në krahun e majtë dhe PD-ja në krahun e djathtë. Kështu e kanë të gjithë vëndet perëndimore. Komentuesi më sipër shkruan « për antagonizmin e perënduar majtas-djathtas », që tregon se shumë veta nuk ja kanë idenë se çfarë shkruajnë! Ndryshimi i partive në sistemin kapitalist qëndron në taksat dhe se ku do të shkojnë këto taksa. Të majtët janë për taksën progresive, pra ata që marrin pak të mos taksohen dhe të pasurit të taksohen më shumë, ndërsa të djathtët thonë të kundërtën që të taksohen të gjithë me shifër të njëjtë, p.sh. 9 përqind. Po kështu, të majtët thonë që këto taksa të shkojnë për investime sociale për të gjithë popullsinë, ndërsa të djathtët thonë që këto taksa të shkojnë për industrinë ushtarake, apo gjë tjetër. Votuesit shqiptarë, por edhe në vëndet perëndimore, nuk e kanë të qartë ndryshimin dhe shumë herë votojnë kundra interesave të tyre. Gjithashtu partitë vendosin emra për të çoroditur votuesit. Kështu p.sh. Hitleri ishte në Partinë Socialiste, por ishte nazist, pra i krahut ekstrem të djathtë. Ka edhe shëmbuj të tjerë. Qëllimi është që votuesit me pak të ardhura, të cilët janë shumica, të votojnë kundra interesave të tyre. Një shëmbull vjen nga amerika. Kështu Sandërs është i majtë, por jo i ekstremit të majtë, ndërsa Biden është i qëndrës dhe bën kompromis edhe me të djathtët që janë republikanët, ndërsa Tramp ishte shumë afër ekstremit të djathtë. Pra politika vendoset në një gjysëm rrethi dhe secili e ka vëndin atje sipas qëndrimeve politike. Vetë republikanët e ndajnë veten në liberalë dhe konservatorë, por të dy palët janë të djathtë, por në gjysëm rrethin liberalët vendosen më afër qendrës dhe konservatorët më djathtas.

      • Un personalisht kam gezimin me SHIJU LIRINE E FJALES, qe na ka mungu gjate periudhe 50 vjeçare ku nuk ka pas as te majt e as te djathte. Prandej shkruj me emen e mbiemen real. Te keshilloj i dashtu (!?!?) te dalish jashte anonimatit dhe do te kuptosh se sa knaqesi asht LIRIA E SHPREHJES.

        Ne lidhje me spjegimin tand, jam dakort dhe ka afro 30 vjet qe i perjetoj direkt keto situata politike me TE MAJTE dhe ME TE DJATHT. Vetem ne sistemet prendimore ekziston ky koncept. Ne vendet me diktature si ne kohen Fashizemit, Nazizmit, Komunizmit dhe SOT (dhe perpara) ne ISLAMIZEM nuk ekziston koncepti Majta dhe Djathte.
        Ne komunizem keto vende ku kishte nji parlament me te majte dhe te djathte, quheshin VENDE BURGJEZE.

        Tashti po kethehene ne TOKEN TONE SHQIPTARE.
        Ndersa ne vendet veriore europiane po u perhapej RILINDJA rreth viteve 1500, e lindun ne Itali rreth vitive 1200-1300 e ma vone, Trojet shqiptare u rane nen pushtimin e kaliaftit islamik turk-osman te marrun nga Arabia ku Muhameti e krijoi kete kalifat ne shekullin e VII.

        Keshtu shqiptart u shkeputen nga lidhjet qe kishin me Europen dhe u gjinden te izoluem prej Europes per rreth 500 vjet. Prandej shqiptart NUK KISHIN SI TA NJIFSHIN konceptin demokratik (po thona burgjez) me te majte dhe te djathte.
        Ne vitin 1944 shqiptart kan ra nen sundimin e DIKTATURES KOMUNISTE, e cila i shkeputi shqiptart nga Europa dhe konceptet e saj.
        Pra shqiptart u shkeputen per 500+50 vjet nga Europa (burgjeze).
        Kshtu sot shqiptart (ne trojet shqiptare) as ia kan iden se çka don me thane e MAJTE dhe e DJATHTE. Ndersa emigrantat po perparojne ne kete drejtim.
        Partia Komunista Shqiptare mbas vitit 1990 u nda dyshe: Ne PS dhe ne PD. Prandej percaktimi i njenes si E MAJTE dhe tjetres SI E DJATHTE nuk asht gja tjeter veçse NJI MASHTRIM PER INJARANTE SHQIPTAR.

        Tashti te kethehena tek Kryredaktori i Gazetes DITA:
        Ai nuk e ka spjegu se si e imagjinon “TE MAJTEN”.
        Per nji gja ka shume te drejte ,kur thote se as PS e as Pd nuk jane ne binar per te miren e popullit votues, sepse te DYJA JANE MAFJOZE.

        Un kisha dashte qe vete kryredaktori ta spjegoje ketu se si ai e koncepton TE MAJTEN. Kjo do ti sherbente shume leuesve te kesaj gazete.

      • Kurse une kam mendim ndryshe se “!?!?”:

        Partite e djathta perfaqesojne interesat e shtresave te pasura dhe te tjeret,qe jane nen shfrytezimin e tyre ne te gjitha aspektet,politike,juridike,ekonomike e sociale si qellim kane vetem sigurimin e nje vendi pune!

        Partite e majta perfaqesojne shtresen me te VARFER,me SOCIALE,me HUMANE,te cileve u jane bashkangjitur ne shume raste personalitetet me te spikatura ne fushen e artit,kultures,filozofise etj!
        Partite e majta ne programin e tyre kane per baze mireqenien e shumices se popullit,mbeshtetjen sociale te shtresave me te varfra,pensionisteve,te pa puneve ,invalideve,femijve,jetimeve etj,ndersa partite e djathta kete mbeshtetje e bejne formalisht e jo si qellimin kryesor!

        Ne rastin tone,te dy partite kryesore,PS dhe PD kane funksionuar jo si PARTI politike,por si BANDA politike,qe baze te programit te tyre kane patur dhe kane MARRJEN E PUSHTETIT per interesat e tyre!
        Edhe militantet e tyre qellimin per te cilin mbeshtetin keto parti nuk kane ndertimin e shtetit ligjor,demokracise dhe funksionimin e administrates publike ne sherbim te qytetareve,por thjesht SIOGURIMIN E NJE VENDI PUNE!
        Ketu merr fund funksioni i tyre politik dhe del ne plan te pare qellimi kriminal!
        PS-ja pretendon se eshte parti e majte,por keto 30 vjet,ajo parti jo vetem NUK KA BERE ASGJE PER TE MAJTET,perkundrazi ka shtypur dhe shfrytezuar shumicen e popullit duke u bere perfaqesuese e oligarkise financiare!
        Se nje parti e majte nuk mund te jete e tille kur,
        – per 8 vjet nuk ka rritur Asnjehere PENSIONET,por u ka falur GJOBAT dhe TAKSAT oligarkeve ne shkelje te ligjeve!

        -Nje parti e MAJTE nuk u kompeson buken dhe gazin e lengshem pensionisteve ne masen qesharake 150 leke ne muaj,aq sa ka qene e caktuar ne nje VKM te vitit 1994,kur dihet se cmimet e tyre jane rritur dukshem!

        -Nje parti e majte edhe ne se nuk paska fond per te rritur pensionet qesharake,por pse duhej t’i xhvate keto pensione duke u vendosur pagesen e TVSH prej 20% ne faturat e dritave dhe te ujit?
        Mire nuk paska leke,por pse ua merr?

        -Nje parti e majte nuk mund te quhet e tille kur i mashtron qytetaret e vet se po i furnizon me uje te pijshem,kur ne fakt i furnizon me uje te PA PIJSHEM!

        Per me teper edhe i grabit qytetaret sepse ketye uje te PA PIJSHEM ua shet me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike kur dihet se kosto e prodhimit dhe importit te energjise elektrike eshte shume here me i larte se i ujit te piste?

        Se fundi,nje parti e MAJTE nuk mund te quhet e tille,ne se pas 30 vjetesh shtet demokratik nuk ka llogaritur dhe ligjeruar “Minimumin jetik te NJERIUT” ne Shqiperi per te dalluar se sa larg jane te ardhurat e jeteses se nje njeriu me ate te nje qeni rrugesh!

        Por kete minimum nuk e ka bere kjo parti, qe mashtron se qenka e majte,sepse do te RREZOHEJ E GJITHE PIRAMIDA MASHTRUESE E RROGAVE DHE PENSIONEVE,qe deri me sot eshte mbajtur me propagande gebelsiane tejet anti njerezore!

        Vertet ka edhe ne SHJBA parti te majte e te djathte,por atje te gjithe qytetaret kete ndarje nuk e vuajne per buken e gojes apo mungesen e shtetit ligjor e demokracise sic ndodh ne Shqiperi!
        Kete gje e kam pare personalisht atje,ku qytetaret dhe shteti e respektojne njeri tjetrin ne menyren me korrekte!
        Ndryshe ndodh ketu,ku nuk zgjidh dot asgje po nuk njohe njeri ne administrate,po nuk dhe ryshfet dhe femrat po nuk falen moralin e tyre!
        Se shteti ligjor,demokracia dhe administrata publike jane nxjerre jashte loje ,se jane vene nen sherbimin e nje njeriu te vetem:KRYEMINISTRIT,i cili ne vend te te respektoje kur i ankohesh,TE NXJERR GJUHEN dhe te fyen,te tall apo perbuz!
        Partia e Majte ju paste lene uraten!
        Te rroni e ta kujtoni!
        Ne vend te nje partie te majte lutjuni perendise qe te keni Edi Ramen mbret tere jeten se “Po iku Rama do vije Basha” dhe ju do hiqeni nga puna!
        Ja per kaq pak rroni ju ish kolege partiake te dikurshem te mij!

  • Pershendetje Thano !Partite tek ne ,kane mbetur parti te kryetareve dhe per rrjedhoje ka humbur kuptimi klasik i tyre ;E djathte ,e majte e qendres apo edhe ato emertimet e tjera liberale,etj Por kjo nuk ndodh vetem tek ne prandaj nuk duhet ta ashpersojme kaq shume gjuhen ,qofte me partite ,qofte me kryetaret e tyre qe ne fakt jane vete partite!
    Ju pergezoi qe delni ndonjihere per te dhene mendime qe ne lexusit e kemi te nevojshem!

  • Vleresoj pergjithesisht pozitivisht cfare shkruhet ne kete gazete por mendoj se e keqja me madhe qe e ka zene Shqiperine dhe shqiptaret eshte kjo klike gllaberuese e rilindjes me kete kete kryminister jo normal qe duhet te largohen sa me pare. Kushdo qe te vije pas tij ne qeveri nuk do te jene kurre kaq te ndyre dhe kaq djallezore sa keta.

    • Pas tij ne qeveri do te vije Berisha , nen petkun e Lulzim Bashes . Tani ti , si shqupist qe je , bej krahesimin dhe veri ne balance (ne kandar) , te keqijat e Saliut me te keqijat e Rames dhe shiko se kush rendon me shume , pastaj shko voto .

      • Ramuti ja kalon Berishes ne cdo te keqe. Asnjehere me keq nga sot nuk ka qene Shqiperia. Kur ishte Berisha, ishte krim, por ishte dhe proteste qytetare qe i kunderpergjigjej dhe e mbante Berishen te kufizuar. Ndersa Ramuti nuk ka asnje pengese per te shkaterruar Shqiperine dhe per ta shitur te greke e serbe. Ate qe nuk e realizoi Berisha, e beri Ramuti.

  • I Nderuar Zoti Adrian Thano.

    Pergjithesisht ju ndjek me vemendje Ju dhe median shqiptare Gazeta Dita, per vlerat qe keni dhe percillni te lexuesit shqiptar.

    Une personalisht mendoj, se levizja shqiptare VETËVENDOSJE e cila eshte gjithashtu parti politike, eshte nje parti me te vertete e majte dhe me te vertete shqiptare.

    • Shume mire thoni ju Shqiptar, por Establishmentit politik antishqiptar (PD&PS&LSI) qe ka uzurpuar Pushtetin Qendror dhe Vendor ne Shqiperi keto 30 vjet nuk i intereson fare levizja shqiptare “Vetëvendosje”, as Establishmentit, as Oligarkise dhe as Kopese se Kanakareve qe kane perfituar prej tyre per te gllaberuar Shqiperine.

  • Adrian morali ka vdekur te politika shqiptare..
    Me vjen mir qe ka akoma intelektual parimor ne keneten e Tiranes.
    Nuk ka parti te majte qe te votojm shum e drejt sps un kisha bindjen qe ska te majte
    qe kur ti THano i more interviste Rames ne DHermi kur lahej ne det me Zahon apo kritika e jote per Tahirin qe bente pushime luksoze ne Korfuz .
    3 veta ishim qe komentonim kunder Rilindjes se Rames atehere
    1ishte nji mjeke qe jetonte ne gjermani kur sa pati filluar eksodi drejt gjermanise,dhe kjo zonja ka dhene intervist te Rudina XHunga gjat nji episodi qe pati me policet e Velahulit te parku liqenit per lokalet qe donin te vendosnin.
    2 ishte anticensura qe eshte aktiv akoma
    me komentet e tij ne gazetenDita.
    3 isha dhe un me psudonimin Ali Asllani
    kunder Rames ketij Makjavelisti qe per tia arritur qellimit shkaterroi te majten shqiptare.atehere ishin te gjithe pro Rames kurse sot jan ne shumic anti Ram komentuesit e Dites.

    Pra sot kemi mberritur te pyesim veten se cila eshte e Keqa me e vogel qe ta votojm.
    Un jam i majt THano por sot ka lind si detyre qe corapekuqi duhet te largohet para se te jet von..
    I vetmi qe grumbulloi pushtet mbi fuqit e veta dhe qe se kontrolluan me dot ishte Berisha dhe per fat te mir koha e tij kaperenduar ne 2013.Mirpo ne po rrezikojm tani te krijojm nji Berishe te dyte
    qe eshte dhe me i keq se i pari sps faktet po flasin vete.
    Pra me mire nji idiot si Basha apo nji renegat Kryeqelbesire si Rama.

  • Replike me kete komentues
    qe nga Ali Asllani
    qe qenka kthyer ne Mero Baze
    .
    I nerue !
    .
    Me kete fjali qe ke shkruar ne fund ku thua

    “”” me mire nji idiot si Basha apo nji renegat Kryeqelbesire si Rama.””
    .
    jo vetem qe tregon se e ke adresen ne Lalez..jo vetem qe shkruan nga bunkari Berishales por je vete kapaku i pusetes..
    .
    Qe shqiptaret jane teper te pakenaqur nga Rama kjo dihet por te garantoj me jete se shumica absolute e tyre nuk duan kthimin per here te dyte te
    te kriminelit-vrasesit-spiunit dhe tradhetarit Lyl Basha… e ti i thua idiot me perkedhelje..
    .
    Me falni por ju lalziotet e berishalese me keto lloj komentesh po cimentoni fitoren e trete te Rames..jo per merite te tij po per budallakijet tuaja
    , te idotesise tuaj qe jeni bere si struci qe fut koken ne rere..

    • Renegat i ndyre Ramist je ti, sepse shqiptaret nuk jane objekt pakenaqesie te njerit apo tjetrit politikan. Pakenaqesia nuk eshte term per te percaktuar krimet shteterore. Nuk ka romance midis dashnoresh te thuash i pakenaqur. Eshte politika shteterore asimiluese e Ramutit qe po shet Shqiperine dhe po perze shqiptaret qe shkakton pakenaqesine. Dhe kjo quhet krim. Pra, nuk ka dallim nga Berisha, te Rama. More vesh ti pordha fjalamane e Ramutit? Per te prallisur dengla jeni te paret, por si injorante qe jeni, ju duket se po thoni cudira filozofike te ralla. Copa kermash

      • O mirel pse merr zjarr si pushka e jevgut..
        Cudira filozofike un !
        Ka dallim midis Berishes dhe Rames
        Dhe e di ti o mirel shenjtori cili eshte .
        Qe Berisha te vriste po ti prekje pushtetin
        Kurse Rama nuk te vret por te merr shpirtin ngadal dhe detyron pastaj njerzine te iki nga syte kembet.
        Berisha pati lene tre kater ministra te ndiqnin nji politik te pavarur nga ai,e thonte vet Mero Baze sejmeni numer 1 i te dyve.
        Rama jo vetem nuk la asnji minister
        te ndjeki nji politike te pavarur por hoqi edhe ato qe i kerkonin dicka ansore dhe vuri klloun .
        Ne 8 vite Rama jepte 8 milion euro ne vit per investime per bujqesine.
        Pra 74 milion euro investime per dy mandate ne bujqesi..dhe kujdes keto shifra nuk i them un i ke ne media..
        Saliu ne 8 vite kur ishte kryeminister sa milion euro investoi per druret frutor apo arror nuk e di por me siguri do jete 30 her me shum.
        Pra i dashur mirel un nuk kam asnji simpati per Ramen apo Berishen por faktet flasin..
        Qellimi justifikon mjetin thote Makjaveli
        .mua me intereson largimi i Rames
        dhe si mund te arrihet kjo duke ndihmuar
        me vote Bashen
        THua ti nuk eshte e ndershme nuk eshte e drejte per mua si i majt qe jam. E di qe nuk eshte por largimi i Rames nga pushteti eshte ne interes te se majtes sps
        nuk do kete me PS dhe 4 vite te tjera po nuk iku Rama..
        Ardhja ne krye te PS i nje politikani liberal
        si Pandeli Majko do ishte zhvillim i madh sps delegimi qe i beri pushtetit Majko kur ishte kryeminister u zhvilluan institucionet.

  • Pershendetje o Lek
    Un nuk jetoj ne gjirin e Lalzit..
    dhe PD nuk e kam votuar kurr der me sot.
    Un bej pjes te ato kok palar qe me 21 janar protestuan per nji SHqiperi me rregulla europiane.
    Por sot eshte e kote te diskutoim per ideale dhe moral sps keto Rama i shiti kur beri paktin e 1 prillit me Meten ne gjirin e Lalzit..pra si makjavelist qe eshte qellimi i tij nuk ishte mirqenia e popullit por karrikia e kryeministrit..
    Ateher un ngre slloganin
    ME MIR NJI IDIOT SI BASHA SESA NJI RENEGAT KRYEQELBESIRE SI RAMA..

    Pse e them kete sps Basha nuk do e kete fuqin vendimarrse aq te madhe ne dem te shqiptarve sic e ka Rama tani apo Berisha dikur..Basha nuk eshte aq i fort politikisht sa Rama nuk ka cfar te paraqesi si lider i fort .

    LSI sado manovra te bej me voten nuk do arrij te mbijetoi politikisht sps nuk e duan as majtas as djathtas baza e dy partive te medha.por ne na intereson qe te largohet Rama si e keqa me e madhe
    pastaj do bejm llogarite me Monika cizmen,dhe Lulin.pra fitoria e madhe largimi i Rames nga PS dhe rikthimi i partise ne politika te majta me kryetar te ri si Pandeli Majko…i cili ngjall simpati dhe tek te djathtet nuk e ke frik nuk eshte prepotent, fodull ,mendjemadh ,kokfort ,egoist,delirant,siRama. Nuk i pelqen askujt tani nga ripjellja Pandi por ai u tregua me i durueshem se Blushi apo Hafizi idealiste. Pandeli Majko kryeministri me liberal dhe me i mir keto 109 vite i shqiperise.

  • I nderuar moderator/redaktor

    Nuk e kuptoj pse e keni censuruar komentin tim qe ben fjale per partine e “gishtit te mesit” qe ka lidhje me pushtetin ambassadorial nga I cili rrjedhin kriza morale dhe politike qe ju permendni me te drejte.
    .
    Kam theksuar shume here se eshte vet-vrasja kombetare permanente qe nese shqiptaret krahas kerkeses per debimin e Edi Rames duhet te kerkojne dhe debimin e treshes kriminale Bash-Mete-Berishe.
    .
    Nese ka teza te tilla qe duan rikthimin te kriminelit-vrasesit-spiunit dhe tradhetarit Lyl Basha me vjen keq qe o perseriet 2005 ku BURRI I SHTETIT I FAQEZIUT Arvizu EDHE PSE KISHTE KRYER KRIME TE LLAHTARESHME u votua nga Bazet ,Nanot Metat dhe nje popull I shurdhuar nga propaganda sipas perralles “Ujku me qengjat”
    pra zoti moderator

    Eshte problem dobesimi I te majtes …por problem me I madh eshte “ambasadorizmi” qe ka sjelle berishizmin,ediramizmin,ilirmetizmin dhe se fundi lulbfashizmin ku ky I fundit e meriton ta quajme Xhaver Deva Junior qe eshte akoma ma zi si spiun I serbise ku fale dhe “unmikut” te tij dhe argitave te Beogradit Kosova eshte kthyer si vilajetet e kohes osmane

    keqardhje
    .

      • Faleminderit per vemendjen:

        Fitorja e merituar e V.V eshte nje shans i mire per proges gjeometrik Por Albini po e fillon ndeshjen me -3 autogola te shenuar..Falja dhe simpatia para Sali Satanait dhe Lul Bashserbit eshte nje minus kozmik.

        Edhe Satanai Sali ne 1992 apo perversi Ramane 2013 fituan me shume se Albini sot por degraduan vend ne ate fare feje sa po na duket Enveri Engjell

        Nese Albini vendos reprocitetin me usa-be (nese ka hallate) mendoj se serbine e ka ne xhep

        larg serberishes dhe sektit te tij
        antishqiptar te euroatllantiket

  • O Lek me 21 janar
    pas protestes Saliu doli e tha qe do bej dhe ai nji miting madheshtor..
    Pra e imagjinon ti se cdo ndodhte drejt nji perplasje per luft civile …
    Mos ishte Arvizu ambasadori amerikan qe e frenoi Berishen per antimitingun duke e quajtur Burr shteti per mos berjen e mitingut sps ndryshe budallai nuk ndalej..
    Perfundimi o Lek nuk dihej sa do ishte bilanci i te vrareve po te behej mitingu.
    Pra tja dim per nder ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu qe u tregua diplomat i dores se par ..ta them kete per Arvizun sps eshte akuzuar shpesh nga militante te PS edhe ne mediat sociale
    qe pse e quajti Saliun burr shteti per vendimin qe mori..
    E di ti o Lek qe Saliu ju lut Metes ne 2013
    pas 23 qershorit qe te prishte marrveshjen
    e 1 prillit dhe te behej Meta kryeminister
    dhe Meta e tentoi ta bente por ishte prap Arvizu qe i perplasi kembet Metes per mos prishjen e koalicionit.
    Keshtu o Lek qe ta dish sa ndere ka bere ambasada amerikane per shqiptaret ,pra kush eshte sjell si burr shteti Rama,Saliu ,Meta ,apo nji ambasador i huaj ..
    Dhe mos guxoni tme akuzoni si proamerikan sps flasin faktet provat..

  • Zoti i nderuat Thano .
    Ju e citoni dhe e deshironi ,se ku do e gjejme ne ketu ne shqiperi nje te majte te hajrit ?

    Jeni shume larg i nderuar z Thano . Do te rekomandoja ,si fillim te trumbetonit , pse nuk zbatohet ligji ,pse nuk zbatohet kushtetuta ,e pastaj dilni nga te majtet e nga te djathtet ,qe ketu jane bere kacurrel , lesh harapi ,me falni sinqeisht per edukaten .Dhe pastaj enderoni per te majten tuaj .
    Nderime dhe repekt per ju Z Thano.

    • Sakte! Keta akoma i bien defit kot, te majte e te djathte, ska asnje ndryshim. Me interes eshte vetem pjesemarrja e popullit ne qeverisje. Populli e ka ate force, sepse vete e jep voten. Ndergjegjesimi eshte ceshtja, dhe kete ndergjegjesim gazeta e le fiktiv duke krijuar nje ide fiktive, sic eshte e majta. Eshte koncept shume absurd, sepse e le gjithmone problemin e varur diku, pa asnje zgjidhje konrete, duke e lene pergjegjesine ne ajer. Te gjithe jane te zemeruar me dike, dhe presin zgjidhje nga dikush tjeter, dhe kete e quajne te majte, por vete asnje nuk merr persiper asgje. Thano te denoncoje shtetin, shkeljen e Kushtetutes, krimin e korrupsionit qeveritar. Keto sa i permendin, dhe pastaj u shtojne nga nje furce nga pas, dhe merren me karagjozlleqet e Bashes dhe Ramutit.
      Po gjithmone, e kane nje teori te majte. Eshte ajo qe na duhet, po nuk e kemi, sikur nuk jemi njerez me koke mbi supe, po primitive me bisht Absurde!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *