Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj foli me kritika në ABC në lidhje me vendimin e bashkëshortes së kreut demokrat për të mos votuar në zgjedhjet e 25 prillit pasi ka pasaportë holandeze.
Mustafaj tha se kjo është çështje etike.
“Nga pikëpamja etike nuk është e mirë që bashkëshortja e kryeministrit të ardhshëm nuk voton dot pasi nuk ka nënshtetësi shqiptare. Është vetëm një çështje etike pasi do kishte një dëshirë të madhe të votonte”, shprehet Mustafaj.
Që prej vitit 2004, Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka marrë atë hollandeze, duke mos votuar në asnjë palë zgjedhje për bashkëshortin e saj Lulzim Basha.
h.b/dita

Nje formalitet eshte.Beje kete sakrifice!
Keqardhje e madhe! Po lulzomi pse e mban shtetësinë shqiptare? Nuk i del ajo holandeze?!
-Ka punë të rëndësishme në Shqipëri! Ka marrë përsipër shërbimin ndaj popullit. Populli e do shuuuuuumë!
Po pak moral a ka luli me pasaporte hollandeze e kerkon te behet km i shqiperise. A thua nga holanda do ta drejtoje kete vend. Po a nuk ka pd nje shqiptar per te kandiduar per km qe vajti e gjeti holandezin?
për mendimin tim ky fakt është shumë më i vogël se sa fakti që familja e pretendentit për kryeministër nuk jeton në shtetin ku ai kërkon të zgjidhet!!pra interesi i tij nuk është interesi i të gjithë votuesve që votojnë për jetët e tyre dhe të familjeve të tyre në shtetin ku jetojnë!!
në rastin më të mirë unë do të thosha se ky pretendent e ka për “profesion” dhe jo për nevojë!!
gjithashtu unë mendoj se nuk është e drejtë që të votojnë emigrantët që janë vendosur përfundimish në shtetet ku jetojë!!nëse nuk siguron jetesën,dhe nuk jeton në shqipëri!?
nuk duhet të vendosësh se si duhet të drejtohet ajo!!
mendimet është gjë tjetër!gjithkush mund të japë mendimin e tij për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të mirë të çështjeve!!