Aksident masiv në SHBA, përfshihen 70 makina, 5 të vdekur deri tani

time

Në SHBA është regjistruar një aksident masiv, në Teksas. Mediat e huaja shkruajnë se në aksident janë përfshirë 70 makina dhe kanë mbetur të vdekur të paktën 5 persona.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga kushtet e vështira klimaterike që përfshinë zonën orët e para të mëngjesit.

Aksidenti bëri që autostrada ku ndodhi ngjarja të mbyllej për disa orë, çka solli dhe radhë të gjata trafiku.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *