Arrestohen në Kukës tre doganierë dhe një person tjetër me akuza për kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Ndalimi i tyre u bë mbrëmjen e sotme, ku në pranga kanë rënë shtetasit:
1. Mal Shahu, 45 vjeç. Lindur në Bardhoc të Kukësit, me detyrë doganier, por në momentin e arrestimit jashtë orarit të punës, për veprën penale të kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore.
2. Xhevit Veseli, 45 vjeç, lindur në Morin të Kukësit, me detyrë doganier, në momentin e arrestimit ishte në orarin e punës, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
3. Izmir Cengu, 58 vjeç, lindur në Kukës me detyrë doganier, në momentin e arrestimit ishte në orarin e punës, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
4. Nadir Shahu, 36 vjeç, lindur në Bardhoc e banues në Kukës, i akuzuar për veprën penale “Transport mallrash kontrabandë”.
Ndërkaq materialet lidhur me të arrestuarit iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ju lutem shkruani shqipen mire , jo Mortin por Morin.