Si ka ndërhyrë Banka Qëndrore në tregun e parasë

anazapta

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke blerë gjithsej 3.35 milionë euro në dy ditë gjatë muajit gusht. Blerjet janë bërë në funksion të përmbushjes së objektivit të BSh-së për të rritur rezervën valutore. E dhëna bëhet e ditur në raportin e fundit të Bankës Qendrore mbi ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të tretë 2013. Në shtator është publikuar edhe lajmërimi për organizimin e një ankandin për blerjen e 2-5 milionë euro në 10 tetor. Shuma e synuar për t’u blerë në këtë ankand është sërish në përmbushje të të njëjtit objektiv. Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektim të likuiditetit dhe operacione të përhershme, me qëllim strukturimin e portofolit të BSH-së. Sasia totale e likuiditetit të injektuar ka rezultuar mesatarisht 17.38 miliardë lekë, kundrejt 18.89 miliardë lekë që ishte në tremujorin e dytë. Likuiditeti mesatar për tremujorin e tretë të vitit 2013 rezulton vetëm 2% më i ulët se 1 vit më parë, kur kjo vlerë ishte 17.8 mld lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *