FOTO: Rreth 400 mijë euro kesh në zyrë e shtëpi, prokurori kërkon në seancë arrestimin e mjekut Edvin Prifti, i shtohet edhe akuza për pastrim parash

Ornela

Prokuroria ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore arrestimin e mjekut Edvin Prifti. Mësohet se atij i është shtuar akuza për Pastrim parash.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Mjeku Prifti, i shoqëruar nga bashkëshortja, sot në Gjykatë

Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për të kryer operacionin.

Prokurori i SPAK Altin Dumani ka nisur një hetim paralel për korrupsion për mjekun Prifti.

Situata u përkeqësua gjatë kontrollit. Hetuesit e SPAK i gjetën mjekut 250 mijë Euro dhe 160 mln leke cash në zyrë dhe shtëpi.

 

o.j/dita

Share This Article
24 Comments
  • Shuma te tilla ne Euro e jo vetem do tu gjenden shumices mjekeve neper shtepi. Atyre qe nuk u gjenden, i kane vila andej-kendej, kane femije qe i shkollojne jashte ne universitete.
    Te mendohet se vetem ketij Priftit i ndodhet kjo pasuri ne shtepi eshte si te besosh se ne mbare Gjithesine vetem ne Toke ka jete.

  • KY MJEKU KAPARDISESH NEPER STUDJO TV DHE NA DILTE SHIK MJEK SI PUNA E KETI KA SHUME PO TE SHIKOSH MJJET SESA SHTEPI KAN DHE ME ÇFAR MAKINA LEVIZIN TE JAPIN PERSHTYPJEN SE JAN SHTRESE E KAMUR NE NJE KOHE QE MJEKET ANKOHEN SE È KAN PAGEN TE ULTE DEL PYETJA KY I KAN GJETUR LEKET NE NJE KOHE QE ANKOHEN OER RROGEN KETA FELLIQSIRA E KAN KTHYER JETEN E NJERZVE NE BIZNES KETA BURGUN E KAN PAK

  • Mjeket dhe infermieret jane te vetmit qe jane fajtore

    te vetvehtes.

    Nuk kemi degjuar mjek dhe infermier te kete kthyer

    merkeli, vetem kush ka dashur vete.

    Ndryshe nga punetoret e krahut qe i kthen dita dites.

  • Po po u kap nje peshk i madh bravo SPAK , te pakten ky nuk ka vjedhur parate publike , sic bejne politikanet , kur te filloje te godase kete klase politike te kalbur atehere do te justifikohet ngritja e SPAK Po eshte e denueshme , nese ka marre lek nga persona ne hall , por ne fakt jemi ne une , ti etj qe i lutemi nje mjeku , nje zyrtari ne kadaster , ne gjykate e ne lloj e lloj zyrash te pista , qe kur mbarojme pune ju themi me zemer HALLALL , sepse keshtu eshte ngritur tek ne ne sistem korrupsioni , qe nga koha e perandorise osmane A e dini se mesuesit , gjykatesit etj nuk paguheshin nga shteti Osman , por paga e tyre dilte nga te interesuarit , pra nga prinderit qe femijet i conin ne shkolle apo nga te paditurit dhe paditesit , pra 500 vjet ne kemi gjalluar ne korupsion dhe tani na vjen cudi qe nje mjek ekselent qe mezi e kemi, na marka 2000 euro pas nje operacioni qe zgjat 6 ore dhe qe kete operacion ne Shqiperi mund ta bejne 5 apo 6 mjeke , ata qe duan le te shkojne ne privati ku i njejti mjek dhe operacion kushton 10.000 euro nderkohe nje sharlatan si ERMAL MAMAQI mer 20,000 euro qe te beje te suksesshem disa debile , Kurse ky doktor te shpeton jeten dhe te fut pa radhe dhe per sa 2.000 euro beini llogarite dhe pyesni veten A eshte ketu korupsioni qe i ka lodhur dhe degdisur Shqiptaret an e kend globit Tani le te fleme te qete po GODITET KORRUPSIONI dhe do te na vijne mjeket nga Gjermania kur Prifti te largohet nga syte kembet sic kane bere shume te tjere

    • Mesuset shqiptare nuk paguheshin nga shteti Osman, mesuset vriteshin nga shteti Osman,
      vetem mesusit e grekut dhe serbit lejoheshin nga shteti Osman

    • Nuk ka vjedhur fare, ka marrë pagesën për punën që ka bërë, faji i vetëm është që punon në spitalin e degjeneruar shtetëror

    • Ska vjedhur parate publike thote zotnia, po ka lene te tjeret pa sherbim qe ti merrte leket atyre qe paguante.
      E mendon se mund te kete dhe viktima nga ata ja kane zene rradhen me EURO.
      Po tek privati e di zotrote si funksionon. Merr paciente nga shteti coji tek privati, prandaj jan me oune keto. Pse ske degjuar ndonje mjek qe punon me – spitale private, por te gjitha kane shtet nje privat.
      Beji nje pyetje vetes.
      Pse i mbante Dr. Eurot ne zyre/spital?

  • Po Ramuti i Unazes kur do kapet?
    Po tenderi i sterilizimit kur do denohet?
    Po kontrata e shitjes se Uzines se Balleshit, kur do gjykohet? Kush i le punetoret pa buke e pa rroga?
    Kush e vjedh pasurine e Shqiperise?
    Kush e shet Shqiperine te serbe e greke? Kush i shiti miniera, nafte, portin e Durresit, varrezat shqiptare per greke? Kush i vodhi rruget e ndertuara me parate publike, rruge qe po bien sa fillojne shirat e para?
    Kush e beri Logon 10 dollare per 18 milione leke?

  • Avokati thote…qe per arsye humane nuk duhej lene ne burg. Sa bukur…po mjeku ka qene human duke zbrazur xhepat e hallexhinjve per njerezit e familjes qe vuanin per te mbijetuar ne lufte me semundjen e korrupsionin?
    Rradhen e kane zyrtaret e politikanet.
    Kam pare vilen e nje mjeku ne Sauk qe vetem ne lagje miliarderesh rreth Londres mund ti gjesh. Si i bejne? Nga parate e hallexhinjve qe rropaten Greqise e gjithe botes emigrante.

  • Une Nuk di nga se kane ardhur gjithe keto leke qe jane gjetur ne shtepine e Dr. Edvinit Por nje gje e di me siguri: Ky njeri qe sot etiketohet me lloj-lloj epitetesh, ne vitin 2013, ka kthyer ne jete babain tim per te cilin kishim vetem nje fije shprese. Ky njeri, mbas 9 oresh operacion doli si nje kufome, nga lodhja dhe rraskapitja per te kthyer nje njeri ne jete. Dr. Edvin Prifti ka bere nje pune te mrekullueshme me tim ate, dhe fale tij ai gezon shendet te plote! Patjeter qe duhet zbardhur e verteta Por jo te hedhin balte mbi te njerez te prekur e te pa prekur nga Ky njeri. Faleminderit Dr. Edvini!

  • Cfar Modeli Spitali eshte ky zoterinj qe i dilni ne mbrojtje
    nji Doktori te tille
    i cili diferenconte Pacientet ne kembim te Pageses ?

    Kush paguante .hynte ne sallen e Operacionit
    dhe kush
    nuk kishte Pare te Paguante vdiste !

    Ky eshte nji veprim qe bie ndesh me Misionin e Mjekut
    ne bote .
    Por ja duke pare se ku ben pjes ky Maskara ke banda e Lalzit le te kuptohet gjitihcka .

    Shqiptaret jkane vetem nji shanc me vene Drejtesine dhe
    sjelle Normalitetin ne ate vend ;

    ti vene Flaken Vilave te Lalzit ku fshihen miljardat e Kanibaleve te Shqiperise .
    Nqs nuk zhduken nga kjo toke sali berisha -ilir meta ,

    ne Shqiperi do ket vetem Pislliqe Kaos Lufte civile .

    Eshte per te uleritur qe ne ate vend nuk Vepron anji lloj
    Grupimi Patriotesh qe mbron Interesat e Shqiperise ,

    por kudo degjohet vetem zeri ca shkerdhatave Esadiste
    qe kane degjeneruar gjithcka .
    Dhe si mendon ai popull duke bo sehir te ndryshoj jeten e tij ?
    Duke qendruar si muti ne shi ?!

  • Marrja e parave per cdo operacion eshte pjese e ndergjegjes se Priftit, pasi te afermit e pacienteve e bejne kete veprim – rutine per cdo sherbim te personelit mjeksor ndaj pacienteve. Kjo rutine eshte krijuar nga Sistemi, ndihmuar prej influences se kuajve te Pushtetit ( PS , PD+LSI) qe nga v.1992 dhe deri me sot .
    Por te behet kurban nje kardiokirurg mendje-duar-arte (por edhe xhep-arte), kete ky Prifti nuk e kishte menduar. Pra, per momentin Kardiokirurgu u fut ne librin e dyte te Kurban-it, u be pjese e Kurban-2 .
    Mendoj se kjo nuk eshte aspak zgjidhja e Fenomenit Tire-Prifti , fenomen qe ka prekur ne keto 30 vitet e fundit thuajse te gjithe personelin e sherbimit mjeksor, ne te gjithe Republiken. Duhet te marresh qiririn qe te gjesh ndonje mjek, infermier apo sanitar jashte influences se ketij fenomeni .

  • Nje mjek nje gjyqtar, eshte i korruptuar sepse gjen shesh dhe ben pershesh!
    Perse mos te vjedhin?! Perse mos te behen milioner ?

    Korrupsioni eshte nje kancer social sepse rrjep te varferit hallexhinjte dhe shkatron moralin dhe besimin tek mjeksia apo tek drejtesia

    Ndaj njerzit si Prifti dhe Hoxha jane te rrezikshem per shoqerine!

    Ne se nuk do te kishte Drejtesi SPAK BKH keto vemje “profesionist” do te perhapen si nje kancer ne trupin e shoqerise shqiptare!

    • Drejtesia eshte ne dore te Amerikes! dhe ti e di shume mire se Amerikanet e kapin lepurin me qerre! (karroce e kaut) . Ata procedojne per gjyq edhe ish presidentin e radhes po qe se je kundra sistemit ligjit kushtetutes!

      Me radhe .do te vije koha te gjithe per te dal ne gjyq!

      “Roma nuk u ndertua per 1 Dite!”

      Drejtesia ne Shqiperi po hedh themelet nga amerikanet investuesit kryesor ne reforma! Si mendon ti se amerikanet investojne kot ?!! Harroje!
      Po te ishte ne duart e shqiptareve Drejtesia dhe reformat. mund te kishe te drejte! Sepse shqiptaret po u dhe pak gishtin te rrembejne droren! te vjedhin te rrjepin sepse jane hajdute! Te korruptuar Vetem nje sistem i reformuar i drejtesise nga amerikanet do ti ndreq keqbersit te djllezuarit te poshterit ata qe kane nje pushtet publik ata qe kane nje profesion publik,dhe abuzojne ne menyre kriminale pa mpral dhe pa integritet social

      Shqiptaret jane moralisht te degjeneruar nga sistemi i otomaneve 500 vjecar, qe skallveroj shpirtin e tyre dhe la ne injorance popullin shqiptar !

      Prifti Hoxha respektivisht jane pjesa e ajzbergut te korrupsionit sepse ne fakt e gjithe shoqeria eshte e kalbur prej ketij fenomeni moral

      Abuzimi me publikun eshte kulmi i urrejtjes dhe poshterimit moral -keta qe kane nje gje ne dore i shikojne klientet e tyre si nje burim pasurimi per vete dhe poshterimi nenvlersimi duke i pare si nje qenie inferiore dhe jo Humane!

      • Kardiokirurgu,

        “Roma nuk u ndertua per nji dite !”

        Kjo eshte e vertete .
        Por edhe ndertimi i Romes ,filloj me pastrimin e fushes
        nga Plehrat Toksike perpara se te ngrinin Themelet

        dhe nuk i lan per ne fund kalbesirat .
        Ambasada e Kim po e perdor Spak-un sipas Oreksit te vet

        po denohen ata qe i afrojne popullit dicka ,ata qe kjo shoqeri ka njifar Nevoje ,

        dhe po Ruhen pas dere , Ata qe kane shkaterruar kte vend dhe jane themeluesit e gjithe ksaj Maskarade

        Banda e Lalzit te cilet jane produkt i Ambsadoreve Amerikan ne Shqiperi
        prandaj edhe nuk i prekin ,sepse i interesojn ta mbajne kte vend ne kaos ,lufte dhe pasiguri ,
        qe mos te kemi nji Shtet Ligjore dhe Te Huajt te zhvasin
        cfar ti doj Trapi nga ky vend .
        Ti rrembejne ato qe ka nen toke edhe mbi Toke .

        Cfar do Llotaria Amerikane ne Shqiperi ?
        Nji Komb ,nji Shtet kaq i vogel ,po shpartallohet nga kjo ambasade ,
        i eshte rrembyer pjesa me qytetare me e shkolluar dhe Shqiperia po zhduket cdo dite e me shume e banohet nga
        bandat e Krimineleve qe i interesojn Te Huajve qe te bejn cte duan me Shqiperine !

        Kra e kapin lepurin me qerre , por ate qe i do bytha nderkohe qe nga ana tjeter ,ne prapaskene Kultivojne Hienat ne pyllin e Lalzit !

        A thu ka korrupsion me te madhe se Vilat e Bandes se sali berishesh dhe ilir metes ne Lalz

        Lalzi -Vilat e esadisteve jane Muzeu i Korrurpsionit

        me te madhe ne Kontinent dhe per cudi Amerikanet qenin Spak , nuk e drejtojne ke ato Vila ne Lalz ,

        Toka e se cilit i takon Gjyqtarit Konomi qe vrau sali berisha e ilir meta ne atentat mes Vlores dhe i fallsifkuan Tokat

        kte nuk e din Ambasada e Shba-ve ne Shqiperi ?

        Kta dijn edhe sa her kollitet Djalli ne Vile dhe saher pjerdh naten ,
        dijne gjithcka po s’i do trapi dhe tallen me kte vend pa Zote

        • “Po te kishte Halla koqe do te quhej Xhaj!” Po keshtu do te ndodh qe te huajt perendimoret do te japin ndihma! Do te japin udhezime dhe mend si te ecesh perpara ! Deri tani nuk llogariten sa ndihma jane derdhur ne qeverite shqiptare ne keto 30 vjet qe Shqiperia te ec drejt nje vendi europian!! E megjitheate Shqiperia ka ngecur ne vend!

          Pse duhet te jem,i kaq fodull ?

          sikur qeverite shqiptare politikanet e saj jane ne gjendje te kontrollojne vendin dhe te ngrejne civilizimin shqiptar ne nivelet europiane?

          Sikur te ishin ne kete nivel civilizimi shqiptar nuk do te zgjatej Tranzicioni dhe korrupsioni ne keto nvele qe eshte sot !
          Nuk do te kishte nevoj per nje ambasadore apo per politika qe forcojne Shtetin dhe rrisin mireqenien e shqiptareve me dinjitet!

          Tani me fal por,

          te jesh i paafte dhe i krimbur nga moraliteti dhe te kerkosh Dinjitet sikur nuk shkon!

          Ndaj do pranojme konformizmin per hir te ndryshimit tone nepermjet superfuqive shtetet e bashkuara dhe ato europiane!

  • Masat duhet te jene administrative dhe jo penale.. Ku eshte Urdheri i Mjekut dhe i Infermjerit? flene gjume. Keta duhet te prononcohen per kesi rastesh.

  • Mqns jemi ekonomi tregu…….

    Sa kushtojne arkivoli, funerali, varri ? Po jeta ?
    Sa leke mban ne shtepi ai i funeralit, apo ai qe prodhon oksigjenin?

    2000 Euro……?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *