FOTO: Historia e rrallë: Si u tha fshehtas portokallja që mbolli Hrushovi dhe nishanet historike të Sarandës, mbi të cilat “të besuarit” e sotēm hedhin sh..rrë pele

J L

Nga Auron Tare

Botuar në DITA

 

Diku nga viti ’95 duke u kthyer nga qyteti antik i Finiqit u ula per nje kafe anes rruges, tek klubi i vetem i fshatit. Fshati, me sakte nje grumbull shtepish te vogla dhe ca stalla koperative quhej Stiar. Llaf pas llafi me ata burra te ulur ne klub ku biseda ishte emigracioni ne Greqi me njerin prej tyre dolem te njohur. Pasi folem per kohet e shkuara  dhe stergjyshet e mij, plaku qe kishte ardhur nga malet e Laberise ne kohen e kooperatives me tregoi per viziten e Hrushovit ne Stiar. Nuk e besova. Thashe se tallen me mua tek ai klub plot tym duhani  meqë po pyesja per ndodhi te zones. Ç’donte njeriu me i fuqishem i planetit në këtë humbëtire? – i thashe

Nuk me beson? – më tha, hajde te tregoj edhe vendin ku mbolli portokallin Hrushovi.

U ngritem dhe shkuam ne nje rruge te mrekullueshme me ekualipte ku nga te dyja krahet kishte portokalle qe  disa lope te thara po ju hanin paqesisht fletet. Ne ajer ndihej  nje braktisje totale sikur ishe kthyer pas ne kohet antike.

Ja me tha, ketu  ishte  duke me treguar me dore  nje vend te zbrazet. Nuk shikoja asgje. Ku eshte portokalli ? e pyeta se mendova se do ishte rrethuar me ndonje mase mbrojtese. Nuk eshte më – me tha. Po pse? Sa keq, thashe me habi  si ka mundesi e kane prere? Nje peme e Hrushovit ne Stiar duhej te ishte nje monument kulture.

Jo jo, dhe duke qeshur, plaku  me tregoi nje histori te denje vetem per folklorin shqiptar.

Diku nga fillimi i 60-es, me thirri  Sekretari i Partise ne Delvine.  Me tha se Partia me ngarkonte me nje detyre sekrete si i besuar qe isha. Duhej bere tharja e pemes qe kishte mbjelle Hrushovi  ne Stiar por ne menyre qe te mos binte ne sy nga askush.

U cudita por nuk bera pyetje. Pema duhej te “thahej” vete. Si t’ja benim me pyeti sekretari? Per dreq asaj peme i ishin bere sherbimet ne maksimum dhe ajo rritej me e larte se shoqet. U mendova u mendova dhe i thashe dakort, do t’i hedhim shurrë pele çdo natë.

Dhe keshtu çdo mesnate ikja fshehurazi nga shtepia  me nje kove ku  u mblidhja shurren e Peles dhe ja hidhja fshehurazi  Portokalles. Mire qe me gruan beja fjale se ajo dyshonte se ç’beja une naten por per dreq portokallja nuk jepte shenja tharje. U deshen ca jave qe me ne fund portokallja u dorezua dhe u tha. U be mbledhje fshatit po askush nuk e shtyu me tej kete pune. Atje une e kuptova qe punet me sovjetiket nuk ishin mire – me tha plaku  duke me futur krahun per ty kthyer tek makina.

Ika  nga Stiari dhe shume kurioz per kete histori. Muaj me vone ne Kinostudion qe ende mbante frymen gjalle  pashe dokumentarin e udhetimit te Hrushovit ne Shqiperi. Dhe ja mes kronikes se kohes ishte Hrushovi ne fshatin Stiar  mes fushave me portokalle duke dhene porosi qe te mbilleshin sa me shume te tilla. Ketu ne Stiar duhej te kuptohej edhe enigma qe shkruante Enveri per portokallet e Hrushovit.

Ne 2009 ne Universitetin e Rode Island ne Amerike, kete histori ja tregova djalit te Nikita Hrushovit, prof.Sergei Hrushov.  Duke qeshur ai me tha se  babai kishte treguar nje vemendje te vecante per portokallet e Shqiperise pasi mendonte se Shqiperia mund te furnizonte  Kampin Socialist  me portokallet e saja dhe jo se donte te linte Shqiperine pa buke. Sa keq me tha ai qe portokallja nuk qenka do ishte nje atraksion i madhe per ate zone. (Per ironi te fatit sot qe shkruaj keto rreshat zona nga Delvina ne Konispol  po ndjek pikerisht  keshillen e Hrushovit duke mbjelle  vetem portokalle)

Nejse e gjitha kjo histori mu kujtua tek sa kundroja punimet e shetitores se re ne Sarande, mes nje shiu qe nuk pushonte.   Nuk po flas as per formen dhe as per detaje te tjera pasi Saranda e kafshuar keq keto 20 vjet e kishte  te nevojshme nje nderhyrje te tillë. Por me shume doja te sillja nje çështje shume rendesishme  ne te tilla nderhyrje. Memorien Historike.

Si liman i vjeter Saranda ka nje histori te lashte sa vete jeta. Per fat te keq te gjitha keto gjurme u shuan qe kur shqiptaret bene shtetin e tyre. Sic duket as kultura e banoreve dhe as shteti i shqiptareve nuk pati asnje interes per ta ruajtur kete trashegimi. E nëse gjurmet e gureve u bene pallate, te pakten ka nje mundesi per te ruajtur memorien historike. Si, do thote kush?

Po ja tek Limani i vjeter  ku ende per fat ndodhet godina e ish Doganes kane zbritur me dhjetra personazhe historike. Shkallet e Limanit nuk jane me. Tek godina e Doganes punoi dhe jetoi Naim Frasheri i cili ka hypur me qindra here ne keto shkalle.

Imagjinoni nje nishan historik ku pushuesit ndalojne dhe lexojne per nje prej poeteve tane kombetare. ( imagjinoni ne nje vend tjeter se si do ta kishin bere ata kete shenje kombetare)

Imagjinoni nje  nishan  tjeter me foto nga vizita e Kontit Ciano, Minister i Jashtem i Italise Musoliane, nje prej figurave historike me te rendesishme te periudhes fashiste. Tek shkallet e Limanit, Ciano dhe gjysma e qeverise italiane zbriten nga jahti qeveritar.

Po aty ne ato shkalle u dorezuar komandanti gjerman i forcave te Korfuzit  ne 1944.  Pak me tutje  ndodhi nje prej ngjarjeve me te rendesishme te pas Luftes. Luftanijet britanike rane ne mina dhe ku prej filloi beteja e madhe ligjore e njehur ne histori si Incidenti i Kanalit te Korfuzit. Implikimet e kesaj ngjarje qe ndodhi ne Sarande ishin kaq te medha sa per here te pare Bashkimi Sovjetik vendosi veton ne Keshillin e Sigurimit ne favor te Shqiperise se vogel.

Ende sot ky konflik juridik studiohet ne te gjitha universitete e rendesishme te se drejtes nderkombetare.  Ja pra edhe nje nishan tjeter per kete ngjarje historike.

Po tek keto shkalle ne 1959  zbriti Nikita Hrushov  njeriu me i fuqishem i planetit   bashke me gjysmen e Qeverise Sovjetike. Njeriu qe trashegoi  pushtetin e Stalinit, qe perplaste kepucen ne OKB apo qe mbante doren ne armen atomike  zbriti  pikerisht ne keto shkalle.

Ja edhe nje tjeter nishan  historik ku   vizitoret qe do shkojne tutje tehu  mund te lexonin per kete vizite te vecante  ne kete Liman te vogel.

Te gjitha keto jane jo vetem te nje rendesie te jashtezakonshme  per memorien historike por edhe nje magnet per turizmin.  Po kush do i beje  te gjitha keto  do pyesi dikush?  Po pra po  kush do ti beje te gjitha keto eshte dilema  se ne i kemi te gjitha keto hallatet qeveritare,   edhe Ministri Turizmi, edhe MInistri Kulture  e me the e te thashe. Por me sa duket  trashegimise dhe memories sone historike keta “të besuar”  i hedhin naten shurrë pele për të qenë në rregull edhe me Partinë, edhe me historinë.

 

 

Share This Article
27 Comments
  • Shurren Sarandes ja kane bere Nanua,Saliu..jo jo Saliu e bente ne det kur donte te shkonte me not ne Korfuz..
    Shikoni ku ka bere shurren EDI para ca ditesh ne Sarande?Nuk ka peer tu thare ndonje peme se te tilla nuk ka,por mund te shpertheje ndonje dinamit.. Eshte lufte betoni po nuk e besoni?

    • I biri Hrushovit paska pasur emrin e gjyshit nga babai (Sergei) sic duket.

      Sepse Kadareja tek “Dimri i Vetmise se Madhe” thote atje “vargun e famshem” ,
      pasi u prishem me Bashkimin Sovjetik ne mbledhjen e Moskes, me gojen e gazetarit te AFP,
      i cili i trasmetonte agjensise se tij:

      .”…. Kendo o Muze , zemerimin e Akilit,
      te birin e Peleut,
      Lajmero AFP , zemerimin e Hrushovit,
      te birin e Sergeit ..”

      Nese Kadareja nuk e ka sajuar emrin e Babait te Hrushovit,
      atehere del se Hrushovi i ka venndos te birit emrin e te jatit te tij

      Ndersa ne lidhje me portokallet, Enveri kishte plotesisht te drejte,
      se nuk mbahet shteti duke shitur vetem portokalle. Por qe duhet thene, se portokalle Enveri mbolli aq shume, sa u mbushen gjithe kodrat e bregdetit Jonian me palantacione me portokalle pa fund nga Saranda ne Vlore …
      Dhe me kryesorja , miqesia nuk eshte e perjeteshme, sic i tha dhe Janullatosi Sales ,
      ” Ne kete Bote nuk ka azgje te perjeteshme…”
      Ndaj, Enveri veproi tamam me zgjuarsi qe nuk degjoi sharlatanin Hrushov.

      Ndersa ato “Nishanet historike” do ishte mire te mbaheshin , por ja qe nuk jane me.

      Por te pakten te mbahet Butrinti i paprekur, dhe nqs do te krijosh “nishane historike” ,
      ja krijo tek Baza e Pashalimanit nje muze me “Nendetesen 105 ” e cila eshte akoma atje

      Thuaji Rames, qe e ke dhe mik , jepja si ide qe te krijohet
      nje muze atje tek Baza e Pashalimanit ,
      dhe do i sherbeje shume turizmit te Vlores dhe historise sone ne pergjithesi.

      Pra , o Z. Tare mos qaj per te kaluaren qe iku, por jep nje ndihme per te tashmen e cila nuk eshte prishur akoma ne Pashaliman ….

      Duhet thene se ky artikulli i Tares eshte shume i mire dhe informues

      Nuk e dija qe paska qene aty ne Brooklyn, djali i Hrushovit,
      sepse kam pasur ne zyre nje rus nga Ukraina me te cilin kisha shume muhabet dhe ai jetonte ne Brooklyyn.

      Ai me ka thene qe Hrushovi dhe Brezhnjeve ishin ruse te Ukraines.

      Biles ky rusi qe kisha ne zyre e kishte pare edhe filmin “Balle per Balle”
      se ma tha ndersa po i tregoja per perplasjen tone ne Pashaliman

      Dhe aty une i thashe qe ju vertet e pushtuat me lehtesi Hungarine, Polonine, Cekine, por tek ne nuk guxuat
      Rusi tha: “ju ishit shume larg”

      Ju pergjigja : po ishim larg, por ne do luftonim, nuk do rinim duarkryq si ato vendet e Europes Lindore , Do behej lufte dhe Europa e OKB pastaj do futej te ndalej lufta , sepse ju nuk do e fitonit ate lufte aq shpejt , sic bete ne Lindje..

      Dhe me pas i tregova rastin tjeter kur nga vitet 70-te , sic thoshin oficeret e Marines , dhe plaku im ish oficer, kur erdhi nje nendetse ruse dhe u fut brenda ne Gjirin e Vlores

      Rasyesisht ushtari ne piken e rojes ne Kanine , doli naten te bente shuren, dhe ngaqe ishte dite me hene shikon periskopin e nendetses ruse te ngritur ne mes te gjirit tone,,
      Ai direkt lajmeron Komanden e tij, dhe Komanda lajmeroi Bazen e Nendesteve ne Pasha Liman.

      Atehere nje nedetse e jona u vu ne ndjekje te nendetses ruse ,
      dhe i tha te ” largohej se do e godiste “–Ruset u pergjigjen “po te na godisni do hidhet gjithe qyteti ne ere, se jemi nendetse berthamore ”

      Atehere Marinsi shqiptar direkt e goditi nendetsen ruse , pa hezituar.
      Nendetsja ruse devijoi, por prape qendronte ne ujerat tona…se sic duket mendoi qe e goditen per ta trembur..

      Athere direkt nendetsja jone e goditi perseri rusin….. Aty ruset e pane qe keta tanet i kishin “thene mendjes pirdhu” ,
      dhe krisen iken jashte Sazanit menjehere .

      Ne fakt kisha mik kete rusin se na shkonte muhabeti , por ai ishte dhe gjysem hebre , porse ai e quante veten rus

      • E bere gjoksin grope o Raimond.
        Nendetsja 105 eshte vetem ne film.
        Nuk kemi pasur ndonjehere nendetese 105 ne dhe ato nendetese qe mbeten ne Shqiperi na i falen sovjetiket.
        Pastaj nuk jam i qarte per keto ruset nga Ukraina .
        Jane nje popull i ri?!
        Historia e vertete eshte pak ndryshe nga ce tregojne ne filma. Keshtu me duket…

        • O Shqip ! Mos u merzit ore. E shof qe po vuan shume ,
          por mbaje veten

          Ca ka per gjoksin grop aty o lumadh , se treoj nje histori ne lidhje me nje mikun tim rus,
          Ku ehste mburrja aty o trapush ?

          Sa nendetse kishte Shqiperia dhe kush na i fali ato nendetse, sic duket vetem e dikerke,
          asnje tjeter nuk e di looooooooooool-

          Po per Ruset e Ukraines ti nuk je dhe aq i qarte ? hahahahahaha

          Po si ka mundesi nuk e dikerke ti mor aman, se ti dukesh “b… e zgjuar ” , apo s’do vet ti ?

  • PËRSHËNDETJE AURON!

    NE THELB JU KENI SHUME TE DREJTE ME NISHANET HISTORIKE.

    Ju jeni nje djale shqiptar inteligjent, me personalitet, studjues, hulumtues, modern, me kulture dhe madje keni udhetuar neper Bote.

    Une gjithashtu kam udhetuar ne vende te ndryshme te Europes e Botes dhe kam qene dhe jam kurioz deri ne detaje, veçanerisht i objekteve historike.

    Per arsye te ndryshme, ne Bote jane zhdukur shpesh, jo vetem limona e portokalle, por edhe baobab, ullinj, lisa e sekuo gjigande. Natyrisht, nuk ka qene, nuk eshte dhe asnjehere nuk do te jete mire moskujdesi dhe mosruajtja e tyre.

    Portokallja u tha, por Vendi i portokalles se Hrushovit egziston, TOKA EGZISTON dhe madje tani eshte pleheruar me Portokallen e thare te Hrushovit, me Shure te stazhionuar pele etj etj etj.

    SHËNIM:

    1- KUJDES SHUMË TË MADH PËR PARKUN KOMBËTAR TË BUTRINTIT.

    2- PER PAK HARROVA, QE TE VIJNE ME SHUME TURISTE RUSE, ÇESHTJE E ZGJIDHUR: MBILLNI NJE PORTOKALLE TJETER, NE TE NJEJTIN VEND, TASHME EDHE TE PLEHERUAR.

  • i mjeri Tare

    Gjithe fajin e paska Enveri qe paska dhene urdher te zhdukej portokallja e Hryshovit .

    Faji qenka dhe i pusht-tetit te sotem kurse Tarja JO

    .
    Mbasi permendet biri Hryshovit ai tashme ka nderruar jete para nje viti por ka lene ‘nishanin” e tij ne Amerike.
    .
    Eshte i vetmi intelektual ne Amerike (ISHTE QYTETAR AMERIKAN QE NGA 1991 DHE JEPTE MESIME NE SHKOLLA TE LARTA NE USA PART TIME) i cili ju kundervu me me fakte propogandes amerikane per Krimene
    ,
    Ne kete kontekst nishani me i madh qe duhet te vihet ne ate vend eshte ne bazen e Vlores ku te shkruhet me germa te arta:

    TE NDERUAR VIZITORE

    NE VITIN 1961 NE PASHALIMANIN E VLORES
    .
    KA NDDHUR NJE NGA AKTET ME TE GUXIMESHME
    .
    NE HISTORINE E NJERZIMIT KU SHQIPERIA E VOGEL
    .
    PERZURI DHE POSHTROI SUPERFUQINE ME TE MADHE TE KOHES..
    .
    E kush do ta shkruaje kete “Nishan” ?
    .
    Taret qe ishin sumelepires te atij sistemi..Edi mortja nipi i Barba spiros qe e moli ate kohe me shume se nje bllokmen apo Sali bisha qee beri si fabula “bujku me gjarperin..

    .
    Neveri per nishanet e Tares

    • Ajo superfuqi kishte nje sistem politik qe e trajtonte Shqiperine e vogel si te barabarte. Prandaj ata nuk ndenjen me force, por u larguan.

      • Zoteri !!
        Me ngadale..
        Te kujtoj Cekosllovakine ne 1968 qe te te vije turp nga ato qe shkruan per te “barabartet”
        Jepi Cezarit ate qe I takon,..Ne vitet 1959-1960 Valsi I Hryshovit me Titon dhe provokimet ne favor te Venizellisit per minoretin grek ishte aresyeja kryesore qe Enveri iku nga Rusovjetiket pa harruar dhe faktin se ai ishte piketuar per c’gradim si filostalinisti I fundit.Ju lutem lexoni librin

        “Memoirs of Nikita Khrushchev (Volume 2: 1945–1964) pg 129
        thuhet nga Kryshovi;
        .
        Akoma nuk e kuptoj si ikem nga Shqiperia si pula te lagura,ndoshta duke menduar se do hynim ne ate vend me vone,por realisht ne se do intervenonim ne ate kohe do te thote fillimi luftes trete boterore
        Jam dakord per portokallin e Hryshovit qe duhet t’ja veme perseri.por mos harroni Djalin e Gjylistanes qe me apo pa deshiren tone ka hyre ne histori si Cezari Ballkanit

    • “ PËRZURI DHE POSHTROI SUPERFUQINË MË TË MADHE TË KOHËS …..!

      Akoma s’të paska dalë narkoza ty , more open mind !

      Kur s’ke fare tru , s’mund të flitet as për mëndje të hapur ( open mind ) as për mëndje të mbyllur ( closed mind ) .

      Po ti s’ke fare tru , more lumëmadhi ti .
      Një fshatar nga Dukati , që ruan dhitë në Karaburun e analizon 1000 herë më mirë se ti atë që ka ndodhur .
      Tek kategoria jote mbështetej Enveri që i shpalli luftë gjithë botes dhe i mundi të gjithë ( ? ) .
      Por i bëri varrin Shqipërisë !

      Me një popull si ti keq e më keq do jemi !

      • Ti Katiu të duket vetja plot me tru, patjetër do t’a kesh kokën e madhe. Lëre tjetrin të shprehë mendimin e vet dhe mos e ofendo meqë ka mendim tjetër nga ty. Një gjë është e sigurtë që shtet si para vitit 1990 në Shqipëri nuk vjen më. Tani po të marrin detin, po thonë që në Shqipëri ka grekë, serbë, malazezë, bullgarë, maqedonas, rumunë, egjyptianë, romë, boshnjakë,etj. vetëm shqiptarë nuk ka!!! Prandaj uli këmbët në tokë dhe mos fluturo me pras në bythë.

  • AVERAGE LIFESPAN:

    The average lifespan of a citrus tree is approximately 50 years.
    If it is particularly healthy, it is possible for citrus trees to live as long as 100 years.

    Jetëgjatësia mesatare e një peme agrumesh është afërsisht 50 vjet.
    Nëse është veçanërisht e shëndetshme, është e mundur që pemët agrume të jetojnë deri në 100 vjet.

  • Sa bukur e ke shkruar more Auron bravo !

    Përdor fjalën shëtitore ti këtu , mos është fjala për atë lungomaren e Sarandës , siç e ka pagëzuar Edvin pordha , k/ministri . Po mbushet me lungomare bregdeti shqipëtar ……

    Këta prijësat tanë kanë bërë dhe bëjnë turpe që na nxijnë faqen neve si popull .
    Kjo e portokalles është fare kuje me ulurimë , turp e faqe e zezë …..

    Por , sa ka që ne s’i dimë .

    Hrushovi erdhi , ashtu siç thua ti , në vitin 1959 , si miku më i madh i popullit shqipëtar në të gjithë historinë e tij ( kështu thuhej e kështu shkruej ) .Miqësia, gjoja , ishte në kulmin e saj , tanët e mbytën mikun me të puthura e jargë ….

    Në një nga banketet dhe ç’është e vërteta ne shqipëtarët jemi me të vërtetë mikpritës , tavolinat ishin plot , por miku kërkoi mish derri , siç qe mësuar .Mehmet Shehu ngrihet nga tavolina dhe u thotë personave shërbyes – merrni more një kamion dhe shkoni në filan vënd e mbusheni me derra për këtë derrin që na ka ardhur !

    Kuptohej , thotë personi që ishte prezent se, të puthurat ishin hipokrizi , marrëdhëniet ishin prishur .
    Qëndrimi i Mehmetit nuk na nderon si popull .
    Këtë ma kanë treguar , s’e kam jetuar vetë !

    Edhe një herë bravo Auron , e ke qëndisur bukur !

    • Auron,mos u merakos kaq shume.Portokallja,pergjithesisht,nuk vegjeton me shume se 60 vjet.Vitin qe kaloi,sidoqofte do ishte thare.

  • Auron, kujtesa e shqiptarëve duhet rregulluar si pasojë e këtyre 30 vjetëve shkatërim, dhe kjo nuk ka diskutin, por jo për këto që shkruan ti, madje me fjalë turke si liman, nishan, etj. Mirë është që asgjë ruse të mos ekzistojë në Shqipëri, sepse është një vënd që për dy shekuj ka qenë armik i këtij vëndi, dhe nuk ka nevojë që të ndryshojme kujtesën me këto objekte. Ka gjera të tjera më të rëndësishme, si p.sh. betonizimin e objekteve arkeologjike në Durrës, apo në shëmbujt e tjerë të shumtë.

  • Kur Hrushovi na erdhi per vizite ne Shkoder, nder te tjera pat thane per shqiptart se jane “MUSLIMAN NAROD”. Ha,ha,ha.
    Edhe Stalini i pat thane Enverit: “A KA SHQIPTAR ORTODOKS ?”. Ha,ha,ha.

    POPULL ISH-EUROPIAN I DEGJENERUEM NGA KALIFATI ISLAMIK TURK-OSMAN.

    MUSLIMANIZMI ASHT FATKEQESIA MA E MADHE E SHQIPTARVE.
    Rilindsit e vertete si Konica me shoke e kan thane.
    Por e keqja asht se shqiptaret edhe done te mirat e BOTES KRISTJANE dhe nga ana tjeter s’mund ta heqin qafe MUSLIMANIZMIN.

  • Auron Tare ,faleminderit për shkrimin diletent ,por leri shenjat e fashizmit edhe për ato ke të drejt të ruhen si portokalli i Hrushovit ,por përse hesht përball shkatrrimit historik te qytetit Sarandës ?…Aktualisht ,ajo të shpallet monument kulture ,dhe të mos ketë të drejtë ta prek kushë ,aty ka drejtuar PD-ja për shumë kohë 30 vjet në demokratoshkërdhatësi e ktheu në hale me ndërtime tallava .
    Saranda objekt i krimit babëzisë u betonizua u shkatrrua -prish e “ndreq” bulevardin buzë detit ,pa asnj ide e projekt të studjuar për ti mbijetuar kohës edhe për 100 vjet të ardhshme .Aty punohet vetëm për të mbushë xhepat e pushtetarve hajdut ,të babëzitur rotativ.

    .Është e dhimbëshme të shikosh të shkatrruar Hotel Butrintin që kam fletur dikur,ai ishte ikonë në krahë të limanit historik të Sarandës ,shumë i bukur dikur .besoi se ke hëngër një peshke ,apo pi kafe ,apo shijuar një xub të mrekullueshëm në qetësinë e hijeve të luleve që shpalosej përpara deti me aniet e varkat e peshkimit që lëviznin drejt limanit shkarkonin peshkun e freskët të egër ,shikimi deri në korfuz i qartë dhe nënë muzikën e kitaristit madhë Ademit Dacit .

    Atëherë Saranda mund të kishte 4000-5000 banor , kudo ndërtesa një , dy, tre katëshe Portokalle ,limona manderina ,palma të larta ,lule të bukura te Leningradi pyllë limonash e portokallësh ,tani të kthyera në beton qëllimisht e kan lënë në harresë totale këtë hotel i kan hedhë shurrë “pele”,dhe kan kthyer në gërmadhë që tremb turistët ,vetëm se është pronë shtetrore mallë pa zot dhe mund ta ketë piketuar ndonjë skifter hajdut ,dollaveraxhi për ta privatizuar për vete.

    U goditën 30 vjet nishanet -historike Sarandës dhe heshtet ,kjo është zhdukje e identitetit si kombëtar.

    Ashtu siç vodhën gurtë e gdhendur të kuq të shkallve vjetra Sarandës vepër historike e GURGDHENDËSVE duar artë Sarandiotë dhe i zëvëndësuan me betone dhe gurë fabrike që thyhen si pluhur.

    E dhimbëshme tragjedia vazhdon !…..,horrat kërkojn për ta kthyer Sarandën qytet pa nishane historike pa jetë qytetrimi , kur Saranda është e vjetër si liman , sa vetë njerzimi.

    Guri kuq i shkallve të Sarandës ku shkoi !?….,përse u prishën shkallët historike të Sarandës dhe nuk mba përgjegjësi askush ,kush fshihet prapa këti skandali që shkatrron nishanet e vjetra dhe Sarandën e kthen në qytet pa histori të vjetër .

    Përse nuk ndiqen penalishtë dolloverexhitë hajdut që godasin e shkatrrojnë historinë e Sarandës ,a jan përgjegjëse qeveritë që kan shkatrruar historinë ?…,sepse ky gurë i kuq i shkallve rronte sa vetë njerzimi sa koha e Skëndërbeut ose sa guri luanit të derës kalasë Butrinit shekuj të tërë..Pra pa fund .

  • “Po tè mos ishte bèrè ajo qè èshtè bèrè, Kushedi çfarè do tè ishte bèrè” – R.Qosja! Eshtè gjithmonè mirè tè mbillen pemè dhe nè bazè tè njè ligji, ndoshta i pashkruar, pèr çdo pemè tè prerè duhet tè mbillen dhjetè. Tani zoti Tare, po na gèrmon pèr njè ‘qèn’ tè ngordhur dhe pèr rrjedhojè ai portokalli i tharè paska patur njè rèndèsi tè dorès sè parè!? Nè kohèn e Enverit janè mbjellè pemè panumèrim dhe Tare na kujton pikèrisht atè qè èshtè tharrè?! Ku mund tè pèrmendte sa e sa tè tilla tè prera dhe tè djegura. Mund t jem i njè mèndje me zotin Tare pèr Limanin e Vjetèr qè lidhet me Naimin e Frashèrllinjève, pasi sa pèr Hurrshovin Ai ishte thjesht njè sharlatan qè pèshtyeu mbi heronjtè e BS ashtu siç bèri dhe Saliu juaj. Njerèz tè tillè nuk i shèrbejn as Atdheut e as popullit tè tyre, por veç armiqève tè tyre. Duke e mbyllur kam njè pyetje pèr zotin artikullshkrues:- Ai i biri i renegatit pèrse nuk mbeti tek Madre Russia e tè iluminonte popullin e tijè?

  • Ku ishe ti o Katiu qe u fshehe si miu
    kur me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”
    .
    Ishte koha kur karmandanti i FA SALEH RROM BERISHAJ jep urdher qe me greqine qe ishte vendi i Natos dhe BE te hiqej armatimi luftarak dhe gadishmeria
    Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak.
    .
    Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini.
    .
    Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga,
    .
    Pra i nderuar B.S
    Ky eshte poshtrimi me i madh qe na ka bere Greqia ne kohen e Sali Koleres….dhe per cudi akoma terroristi Fredi BEJLERI vjen ne Himare dhe hedh kanditare..
    .
    Per sa me siper zoti kati kam vetem nje sugjerim:
    Me kete koment qe ke bere te siguroj se je vlersuesi me i madh i Enver Hoxhes dhe kohes se tij dhe qofte mallkuar kush te shan ty..

    vereni dhe nje nishan per fredi bejlerin

  • U tha portokallja e Hrushovit s’ka asnjë problem.

    Do vij aty që nga Tirana Timonieri ynë dhe Erion Fiku te mbjellin nje Kullë.

  • Cfare do te thote fjala “ Nissan”ne kete kontext, se megjithese jam autore e tre librave dhe kam kryer dhe masterin ne fushen e gjuhesise, nuk jam ne gjendje ta kuptoj?!?

  • Hrushovi ishte personalitet boteror qe vinte nga prodhimi,jo nje BOSH sharlatan kafenesh e hotelesh si enveri juaj.Ishte Hrushovi qe organizoi QENDRESEN E STALINGRADIT,JO Stalini.
    Hrushovi shoqeroi karvanet e trenave me ngarkesat e Tankeve Amerikane nga deti veriut ne Kursk.
    Ishte Hrushovi qe e nxorri nga vrim e miut ku qe futur Stalini,nga frika Hitlerit,me fjalet:-Dil prej aty mor urith,se po na iken Atdheu!
    Hrushovi vinte nga fushat pa fund te Ukraines.Kishte jetuar Zine e tmerrshme vdekjen prej urise qe i krijoi Stalini ketij populli punetor dhe e dinte mire vleren e grurit.
    Hrushovi e dinte mire edhe vleren e Agrumeve,qe ne ate kohe shiteshin sa pesefishi i cmimit te grurit.
    Shqiperia kishte dhurate nga Zoti terrenin dhe klimen mesdhetare per tu kthyer ne nje superprodhues boteror i Agrumeve,ashtu si Izraeli qe u be nje superprodhues boteror i agrumeve duke i shitur ne Suedi dhe vendet Skandinave,duke perfituar valute te vlefshme.
    E mesoi keq Hrushovi,birbon e Gjylos?
    Apo kishte ndermend ti bente bllokade Shqiperise?
    Cdo ekonomist qe i do te miren vendit te tij, kete do te bente.
    Por Hrushovi donte te hiqte Tyranin aktor sharlatan cirku,qe kishte Shqiperia dhe te vendoste nje zonje te zgjuar dhe te ditur si Liri Belishova.
    Kete po..Kete NDER DONTE T`JA BENTE POPULLIT SHQIPTAR.
    Koha tregoi qe Hrushovi kishte te drejte.
    Te njejten rruge i tregoi dhe Cu En Lai.Edhe Ay e orientoi nga industria agro-ushqimore larg gjigandomanise se Liliputit,,kunder ndertimit te Zezones Kombinat Metalurgjik,qe shkretoi Ekonomine e dobet te Shqiperise.

    • Ha, ha more Demo! Po ti qenke për estradë si humorist. Të kojtoj që Krushovi hoqi këpucën në OKB dhe filloi t’i binte tavolinës me këpucë, sepse nuk po e dëgjonin. Kjo ka ndodhur vërtet, ndërsa ti i ke gënjeshtra sa po gajasen edhe zoqtë, ore klloun humorist i Berishës. Një komentues ka shkruajtur se Demo është Enver Memishaj, ish shefi i Shikut të Gazidedes në Vlorë, në kohën e qametit. Thua të jetë e vërtetë?!

      • kUR KA QENE NE SHIKUN E VLORES

        KISHTE PATRONAZH FIRMEN VEFA KUR FILLUAN TE MBLIDHESHIN THASET ME PARA.DHE CA I SIGUROI ME VJEHRRIN E BASHES

        .NE FAKT PUNA ME E DHJERE KA QENE AJO E KESHILLTARIT BUJAR NISHANIT

        KY DEMORTJA I THOTE BELISHOVES ZONJE EDHE PSE I DI BEMAT E SAJ GJATE LUFTES APO KONFISKIMIT TE DEMOLLAREVE,,

        E CFARE PRET NGA KY ZAVALL
        QE I THOTE TITOS SHPETIMTARI SHQIPERISE DHE KA IDHULL KRYENAZISTIN XHAVORR DEVA ?

  • Enveri mbetet gjigand i historise shumesekjullore te shqiptareve.
    Ai luftoi nje jete per Shqiperine dhe u mat me superfuqite pe tre-kater dekada.
    Shikoni Nanot, Salite, Mettat eRamat qe nuk maten dot (dhe i puthin doren) me nje Janulle te mjere.

  • o pikepyetje pa emer!Njeri dje me ngaterronte me gazetarun Agim Blloshmi nga Korca,ti po me ngaterron me studiuesin Enver Memishaj,.
    Shih permbajtjen e shkrimeve te mija.

    • E para, nuk është pikëpyetje, por është pikëçuditëshe o Demo. Këtë e dinë edhe fëmijët e fillores. E dyta Enver Memishaj nuk është studiues, sikurse shkruan ti, por spiun i Berishës që i dërgoi shqiptarët në luftë civile dhe Nishani e dekoroi per bëmat e tij.

  • Prishja me Sovjetiket ishte fals,ishte aksion i deges per Shqperine iKGB. Shkaku ishte qe pasi Sovjetet vune ne dare me agjentet e vet ne pushtet Shqiperine krijuan alibine e prishjes per te hapur rruge qe GREKET dhe SERBET te afrobeshin me familjen e madhe ortodokse SOVJETIKE ku SHQIPTARET e urryer nuk jane me anetare. Anglo-Amerikanet ishin me te zgjuar dhe nuk lejuan te ndodhte gje.Ata qe paguan aventurat e spijunazheve ishin SHQIPTARET qe u mjeruan dhe percane me shume.Kjo tragjedi vazhdon dhe sot me ndarjen duke dobesuar patriotizmin qe eshte baza e mirqenies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *