E përditshmja franceze “L’Equipe” publikoi formacionin ideal të vitit 2013, ku nuk kanë si të mungojnë tre kandidatët për Topin e Artë, Messi, Ronaldo e Ribery, në një 11-she të dominuar nga Bayerni, që plotësohet nga braziliani Thiago Silva i Paris Saint Germain dhe Yaya Toure i Manchester City. “Janë 5 kampionë të Europës me Franck Ribery në krye, që formojnë këtë skuadër yjesh”, shkruan gazeta franceze. Në total janë 4 lojtarë gjermanë ata që dominojnë, ndërsa bie në sy prezenca e ulët nga Spanja me vetëm një lojtar, është Jordi Alba i Barcelonës. Është një ndryshim shumë i madh ky, në krahasim me vitin e kaluar kur spanjollët ishin 6 në këtë formacion të “L’Equipe” me Casillas, Ramos, Jordi Alba, Xabi Alonso, Xabi dhe Iniesta.
Formacioni
Sipas gazetës, tendenca e këtij viti mund të ndryshojë sërish në favor të spanjollëve, nëse La Roja do të arrijë të mbrojë titullin në Botërorin e Brazilit apo nëse Reali ose Barça do të mund të triumfojnë në Europë. Kështu, për portën, “L’Equipe” ka zgjedhur gardianin e Bayernit, Manuel Neuer, i shoqëruar në mbrojtje nga gjermani tjetër, Philipp Lahm, belgu Vincent Kompany, kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, si dhe spanjolli i blaugranave, Jordi Alba. Në qendër të fushës qëndrojnë Yaya Toure i Manchester City dhe treshja e fortë e Bayernit, Schweinsteiger, Muller e Ribery. Ndërsa në sulm, gazeta franceze ka pajtuar dy rivalë të përjetshëm, duke vendosur në krah të njëri-tjetrit, portugezin e Realit, Cristiano Ronaldo dhe argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi, të cilët janë në garë ndërkohë për Topin e Artë, që do të jepet më 13 Janar.
�op��~ �>span>
- Megjithatë si për femrat edhe për meshkujt, kanceri i gjirit është i lidhur me hormonet seksuale. Plakja është një faktor i rëndësishëm për kancerin e gjirit në meshkuj. Moshat ku është diagnostikuar më shpesh kjo sëmundje është ajo rreth moshës 65 vjeç.
- Rreziku rritet nëse anëtarët e tjerë të familjes (me lidhje të ngushtë gjaku) kanë pasur kancer gjiri. Rreth 1 nga 5 meshkuj me kancer gjiri kanë pasur të afërm të ngushtë mashkull apo femër me këtë sëmundje.
- Një faktor të lartë rreziku përbën sindromi “Klainfelter”. Kjo është një gjë e lindur që prek 1 në 1000 meshkuj. Normalisht qelizat në trupin e meshkujve kanë një kromozom X dhe një kromozom Y (që përcaktojnë seksin) kurse ato të grave kanë 2 kromozome X. Në “sindromin Klainfelter” te meshkujt kemi të paktën 2 kromozome X (mundet dhe 4) dhe një Y. Këta meshkuj kanë testikuj të vegjel dhe shpesh kanë çrregullime në prodhimin e spermatozoideve, të domosdoshëm për pjellorinë. Ata kanë nivele të ulëta të androgjeneve (hormone mashkullore) dhe kanë më shumë estrogjene (hormone femërore) duke zhvilluar shpesh dhe gjinekomastinë (rritje beninje e gjirit).
- Përdorimi pa kriter i alkoolit rrit rrezikun e kancerit të gjirit për shkak të efekteve toksike që ai ka në mëlçi. Po ashtu negativisht ndikojnë edhe sëmundje të ndryshme të mëlçisë për arsye se ndikon në metabolizmin e hormoneve seksuale. Për shembull burrat me cirrozë të mëlçisë kanë nivele të ulëta të androgjeneve dhe nivele të larta të estrogjeneve, prandaj dhe mund të kenë rritje të rrezikut për kancerin e gjirit.
- Gjithashtu risk të lartë mund të kenë burrat që marrin terapi estrogjenike për ndryshim seksi ose ata që trajtohen me estrogjene për kancerin e prostatës, por në rastin e fundit, përfitimi për ngadalësimin e kancerit të prostatës është më i madh se rreziku që kanoset. Studimet e fundit kanë treguar se një tjetër faktor i lartë rreziku është obeziteti. Kjo për faktin se qelizat e dhjamit kanë aftësi të kthejnë hormonet mashkullore (androgjenet) në ato femërore (estrogjene). Prandaj në meshkujt obezë ka një nivel të lartë estrogjenesh. Shumica e këtyre burrave nuk kanë nevojë ta rruajnë mjekrën e tyre aq shpesh sa burrat e tjerë.
- Ushtrimet e rregullta fizike ndikojnë pozitivisht ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera. Ajo që meshkujt mund të bëjnë për uljen e rrezikut është mbajtja e një peshe ideale dhe të mos abuzohet me alkoolin. Tani për tani, strategjia më e mirë për reduktimin e numrit të vdekjeve nga kjo sëmundje është zbulimi sa më herët i saj. Në përgjithësi meshkujt me kancer gjiri paraqiten te mjeku në stade më të avancuara se gratë. Kjo ndodh se ata shpesh i injorojnë gungat e gjirit dhe paraqiten te mjeku kur ato marrin përmasa të mëdha.
Cilat janë shenjat klinike të kësaj sëmundjeje tek meshkujt?
Shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit te meshkujt mund të përfshijnë: një gungë (fryrje) pa dhimbje ose trashje të indit të gjirit, ndryshime të thithës së gjirit të tipit skuqje, çarje, plasaritje ose futje përbrenda të saj, si edhe rrjedhje nga thitha e gjirit. Këto janë shenja që bëjnë të detyrueshëm paraqitjen tek mjeku.
Cilat janë ekzaminimet klinike që duhen kryer për diagnostikimin e sëmundjes?
Ashtu si edhe për femrat edhe për meshkujt, mjeku bën ekzaminimin klinik të gjirit. Ai kontrollon për gunga, sa të mëdha janë këto gunga dhe cili është raporti i tyre me lëkurën dhe muskujt përreth. E rëndësishme është të vlerësohet nëse kanceri është përhapur në nyjet limfatike apo organet e tjera. Ndër mjetet diagnostikuese përmendim mamografinë, ekzaminimi me ultratinguj (EKO), rezonancën magnetike. Biopsia (marrja e indit për ekzaminim) bën përcaktimin e llojit të tumorit dhe agresivitetit të tij. Rëndësi kanë dhe ekzaminimet e tjera për të përcaktuar shkallën e përhapjes së sëmundjes.
Përsa i përket terapisë ajo është mjaft specifike dhe i takon mjekëve specialistë. Por, sot shkenca ka bërë një revolucion të vërtetë në trajtimin e kancerit të gjirit, si për femra ashtu edhe për meshkuj. Në varësi të llojit të tumorit stadit të kapur, trajtimi mund të jetë kirurgjikal, me radioterapi, kimioterapi ose i përzier sipas rastit. Ndërsa përsa i përket profilaksisë, rekomandohet eliminimi sa më shumë të jetë e mundur i faktorëve të rrezikut që predisponojnë për këtë sëmundje dhe një jetë e shëndetshme dhe me aktivitet të rregullt fizik.
