Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj, në ditën kur Kosova po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kosnett e bëri të ditur deklaratën e tij përmes llogarisë së tij në zyrtare në Twitter. “Mos lejoni që dëbora ose pandemia e COVID-19 t’ju ndalojnë të votoni”, u shpreh ambasadori amerikan.
“Bëni zgjedhjet e lira, të drejta dhe të sigurta”, u shpreh ai mes tjerash, duke bërë thirrje që të raportohen parregullsitë tek autoritetet kompetente. Zgjedhjet në Kosovë mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit, që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1 500 të tjerë.
h.b/dita

Te shofim tani si do punojne keta ambasadoret, sepse deri tani ishin mesuar te perballeshin me njerez pa bosht dhe te korruptuar. Po me Kurtin keto gjera nuk behen me!