Dogana e Qafë-Thanës është bllokuar prej më shumë se një ore dhe shkak është bërë trashësia e madhe e borës nga vendi i quajtur “kthesa e tetovarëve” dhe deri në hyrje të doganës.
Raportohet se nga era e forte në një gjatësi prej 500-700 metra trashësia e borës ka shkuar deri në 1.5.metra duke e bërë krejt të pamundur hapjen e rrugës.
Ndërkaq, policia është aty si dhe mjetet borëpastruese, edhe pse kjo bëhet më e vështirë sepse as borëpastrueset nuk mund të hyjnë.
h.b/dita
