Granit Xhaka lobon që talenti i Manchester United, Adnan Januzaj të zgjedhë kombëtaren kuqezi. Mesfushori i Borussia Mounchengladbach merr përsipër të bindë 18-vjeçarin që të zgjedhë kombëtaren e drejtuar nga Giani de Biassi. Këtë deklaratë, Xhaka e ka bërë në një intervistë të gjatë për gazetën “Arena” ku ndër të tjera thekson se Januzaj është një lojtar me talent të madh dhe vendimi i tij duhet të shkojë në favor të Shqipërisë për të bërë të lumtur të gjithë bashkëkombasit e tij.
Në vijim, mesfushori i kombëtares zvicerane komenton edhe pajisjen e vëllait të tij, Taulant Xhaka, me pasaportë shqiptare, duke hapur dyert për aktivizimin e tij me kuqezinjtë. 21-vjeçari thekson se Taulanti mori vendimin e duhur, duke shtuar se situata e tij është tërësisht e ndryshme. Aktualisht, djali më i madh i familjes Xhaka po pret ftesën e teknikut italian të kombëtares shqiptare. Ai luan në radhët e Grasshopersit pasi është huazuar nga skuadra e Baselit. Me këtë skuadër, mbrojtësi prishtinas ka luajtur 38 ndeshje duke fituar vendin e titullarit.

Ky le te jape me pare shembullin personal.