SHËNIM: Rendi nuk është shifra, por atmosferë

anazapta

Dikasteri i Rendit ka publikuar shifra, që sipas saj, tregojnë ulje të shkallës së kriminalitetit në vend. Kjo, një ditë pasi katër babagjyshë, me lehtësinë e të luajturit domino në ndonjë lulishte, grabitën një argjendari në TEG, një prej qendrave tregtare më të populluara. Ta themi troç: shumë gjëra mund të kenë ndryshuar për mirë në këto tre muaj; shumë të tjera kanë dhënë sinjale se mund të ndryshojnë; ndërsa Rendi duket sikur është në kolaps total.

Bazuar në shifra, Berisha ishte mjeshtër për të ta mbushur mendjen se lumturia ka vendosur të jetojë në Shqipëri, por realiteti, ai pa shfira, por me të tjerë sensorë matës lumturie apo ankthi, jepte rezultate të frikshme të një falimenti total të çdo zëri shoqëror, social e institucional. As në ekonomi, atje ku ligjin e bëjnë shifrat, ca matje ecje për mbarë apo jo mbarë punësh, nuk bëhen me shifra, por me frymë, më atmosferë. Njerëzit ende nuk po janë entuziastë se fllade të reja po fryjnë kësaj ane; dhe Rendi, ai që nuk po vihet dot, ka rolin e vet primar.

Sepse aktet kriminale, nuk se janë pakësuar në një drejtim e po mbeten ende aktive në drejtime të tjera: vjedhjet janë po ato, në rrugë, shtëpi e dyqane; vrasjet janë po ato, me thikë a kallash; e po ashtu motivet janë po ato, që nga gjakmarrja e deri tek për ndonjë ballafaqim sy më sy të tipit “pse m`shef or ti”.

Ka dhe diçka tjetër me specifike: Rendi nuk ka të bëjë posaçërisht me Ministrinë e Rendit, por me çdo ministri, me çdo segment qeverisës, pasi ai që e cënon atë, në shumë forma, o është papunë, o është i pa arsimuar, o i pa edukuar e kështu me rradhë. Pra, ka ngapak pjesë për të gjithë. Ndaj, Rendi konsiderohet dhe si pasqyra më e saktë e cilësisë së qeverisjes. Dhe një qeverisje e mirë, ndihet që në ajër, e nuk ka nevojë për shifra e bilançe. Ajri, ende është mbytës. Për fat të keq.

Nga rubrika e përditshme: Monitorime

Share This Article
1 Comment
  • Ne cdo qytet e lagje te vendit ekzistojne ca punonjes te policies me emrin “Te plotfuqishmit “e lagjes te komunes.
    Ata duhet te takohen me te gjithe kryefamiljaret e zonave te vet ne forma nga ma te ndrushmet ,te marrin opinijone ,probleme ,te lagjes ,fshatit ,deri edhe te familjes duke ndejtur per tete ore me kembe ne teritorin qe I takon ,jo te zere ndonje qoshe sa per te kaluar kohen kot e te marre ate rroge .Ne se si mjafton rroga te hape krahun se ka edhe te devotshem qe jane pa pune.Kam mendimin se rralle prej tyre njihen me fytyre dhe me emer ne vendet e tyre te punes (lagje e fshat)
    Dhe e dyta te filloje urgjent carmatimi I popullsise deri edhe tek mbajtja e thikave te jashteligjeshme .Pyetini ish refugjatet ;edhe thiken e prefses se thonjeve nuk e mbanin me vehte ne Greqi se….po t’ja gjeje policia jo qe mbetej ne biruce po hante edhe nje dajak te mire.
    Me shtetin nuk ka trimeri!
    Po flas si ish refugjat ne greqi qe nuk ka roje gjekundi ama; policia!!…!.asfalia!…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *