LISTA: KQZ regjistron në zgjedhje partitë, për herë të parë dhe “Nisma Thurje”

J L

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit, partitë e opozitës, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Republikane.

Gjithashtu në vendimet e marra në mbledhjen e sotme përfshihen regjistrimi i Partisë Socialiste, si dhe disa parti të tjera që dikur kanë qenë aleancë me sociaslistët apo me demokratët.

Për herë të parë në këto zgjedhje u regjistrua dhe Nisma Thurje, një subjekt që ka si mision të sfidojë partitë e vjetra politike.

Sakaq KQZ regjistroi PSD-në vetëm pasi në shkresë nuk figuronte emri i Tom Doshit si kryetar, por me Engjëll Bejtjen.

Njoftimi:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 16 partive politike dhe 1 komiteteti nismëtar. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetin nismëtar:

1.         Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;

2.         Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;

3.         Partia Kombëtare Konservatore Albania;

4.         Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;

5.         Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

6.         Partia Socialiste e Shqipërisë;

7.         Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;

8.         Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;

9.         Partia Demokratike e Shqipërisë;

10.       Partia Republikane Shqiptare;

11.       Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;

12.       Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;

13.       Partia Nisma Thurje;

14.       Partia Social Demokrate;

15.       Partia Aleanca Kombëtare;

16.       Partia Demokracia Sociale;

17.       Regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë.

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *