Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino e cila ishte sot në Shkodër për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit te personeli shëndetësor dhe të moshuarit ka dhënë detaje në lidhje me planin e vaksinimit në këtë qytet.
Ajo tha se pas tyre radha do të jetë e personave mbi 90 vjeç dhe më pas atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.
Bino shtoi se vaksinimi pritet të zgjasë gjatë gjithë vitit.
“Është një proces shumë i rëndësishëm si për të gjithë vendin. Dhe ky është një proces që do të vazhdojë me shtëpitë e të moshuarve, personel tjetër shëndetësor. Personat mbi 90 vjeç dhe persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Është një proces që do të zgjasë gjithë vitin”, tha Bino, ku sipas saj Shkodra do të shërbejë për vaksimin e rajonit të Veriut.
Bino u shpreh se gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të shifrave në të gjithë vendin por jo në Shkodër ndërsa përsëriti apelin që personat e vaksinuar të vazhdojnë të ruhen po njësoj pasi efekti nis pas 5-6 javësh.
“Kemi pasur rritje të shifrave por Shkodra ka pasur ulje që tregon që në Shkodër po bëhet një punë shumë e mirë në krahasim me disa bashki të tjera. Derisa të kalojnë 5-6 javë nga vaksinimi personat duhet të ruhen po njësoj.
Në Shkodër do sjellim vazhdimisht doza për të vaksinuar popullatën e planifikuar, Popullata e planifikuar deri në këto moment janë personeli shëndetësor, shtëpitë e moshuarve bashkë me punonjësit që punojnë tek ata dhe pastaj do të fillojmë me grupmoshën tjetër”, u shpreh Bino.
j.l./ dita

Me astra zenica qe nuk keshillohet per njerezet te moshuar?!
<oj jeni ne vete ju? Po vdesin te rinjte nen 50 vjec.