Prof. Bernard Zotaj
Në Shqipëri ka naftë, uluni i dashur mik
Lidhjet e Britanisë me Shqipërinë nuk ishin shumë intensive. Ato filluan të zhvilloheshin aty nga fundi i shek. XIX. Akoma ekziston në kasafortën e vjetrër të Ministrisë së Jashtme britanike, por që nuk është parë kurrë nga ministra dhe personalitete një dokument shumë i vogël që bën fjalë për parimet bazë të politikës së jashtme të Britanisë së Madhe. Në këto parime bazë në njerën thuhet “Zoti ështe anglëz”, dhe “rruga për në Indi duhet mbajtur e hapur”.
Interesimi për Shqipërinë ka nisur të zhvillohej në kohën kur Perandoria Osmane po thërrmohej. Në atë kohë dukej si e mundshme që njerëzit që nuk kishin të njëjtin preokupacion, për ta mbajtur rrugën për në Indi të hapur mund të vendosen në këto vende Ballkanike. Një numër anglezë u morën me studimin e problemit shqiptar, disa duke favorizuar njerën palë dhe disa të tjerë, palën tjetër. Në këtë mënyrën kanë vepruar shpesh anglezët, duke u afruar shumë me një udhëheqës fisi apo fis të veçantë, po në këtë mënyrë kanë mundur të njihen shumë mirë me vendin. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore njohuritë dhe interesat angleze për Shqipërinë ishin shumë të kufizuara.
Kur u bë Konferenca e Lusanas, Lordi Kurzon (Curzon) dhe pse u pyet të priste ministrin e Jashtëm shqiptar Faik Konicën, një njeri i shquar, nxori për disa javë me radhë pretekste për të mos takuar ministrin shqiptar. Më në fund pranoi vizitën e tij dhe me kusht që takimi të ishte sa më i shkurtër. Më mbritjen e ministri shqiptar, sekretari i tha se Lordi Kurzon nuk e ndjen veten shumë mirë dhe ka shumë punë për të bërë, ndoshta mund të qëndrojë jo më shumë se 5 minuta. Ministri shqiptar hyri brenda, i shtrëngoj dorën Lordit Kurzon, ndërsa ai nuk e ftoi të ulej. Faiku i tha lordit se në Shqipëri ka naftë, atij i shkëlqyen sytë dhe i tha uluni, i dashur mik. Sekretari u habit që vazhduan bisedën për një orë e gjysmë. Pjesëmarrësit e Konferencës u habitën tepër kur panë se Britania e Madhe përkrahu, në sesionin tjetër pretendimet shqiptare.
Ndihmë revolucionit në Shqipëri
Ahmet Zogu erdhi në fuqi me ndihmën e jugosllavëve. Zogu mendoi se ishte me përfitim të balanconte përkrahjen jugosllave me disa inxheksione të përkrahjes italiane. Ai kishte kuptuar rolin që luante policia në të gjitha e vendet, ndaj thirri oficerë britanik për të drejtuar xhandarmërinë shqiptare. Kështu rreth 30-40 oficerë britanik shërbyen në xhandarmërinë shqiptare në periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore. Personi më i njohur nga oficerë ishte koloneli Sterling (Stirling). Shquhej dhe gjenerali Persi (Percy), i cili ishte shefi i fundit i misionit ushtarak anglez në Shqipëri deri në pushtimin e saj nga Italia fashiste.
Julian Amery u ngarkua me detyrë për të ndihmuar revolucionin në Shqipëri. Ai ishte 21 vjeç, kur u lidh mjaft ngushtë me ngjarjet që ndodhën në Shqipëri. Ai analizon elementët e Rezistencës në Shqipëri, përmend shkurtimisht lidhjet e Britanisë së Madhe me ata elementë dhe se si u zhvillua revolta shqiptare. Në atë kohë ekzistonin tre elementë bazë që ushtronin një rezistencë të fuqishme në vend.
Me pushtimin e Shqipërisë nga italianët në vitin 1939 ushtaraku Abaz Kupi, ishte një ndër komandantët e xhandarmërisë shqiptare. Në vend nuk kishte ushtri, por xhandarmëria ishte forca kryesore ushtarake. Në Durrës ai bëri një farë rezistence, luftoi për një farë kohe kundra italianëve, u tërhoq në kodra dhe pas një qëndrese të shkurtër në Shqipëri, shkoi në Jugosllavi. Me të u bashkuan një numër shqiptarësh të tjerë, që kishin ruajtur lidhjet me mbretin Zog. Jashtë Shqipërisë ekzistonte një përfaqësi e regjimit zogist, me një numër kryetarë fisesh të tjerë të cilët pasi kishin kundërshtuar hyrjen e trupave italiane në vend, gjetën si rrugë më të mënçur të shkonin jashtë shtetit. Ky ishte elementi i parë.
Elementi i dytë ishte partia që u bë e njohur më vonë me emrin Balli Kombëtar. Në përgjithësi regjimi zogist kishte përfaqësuar interesat e fiseve të Shqipërisë Veriore. Organizata e Ballit Kombëtar përfaqësonte interesat e pronarëve të tokave në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Këta kishin qenë në opozitë me mbretin Zog. Kur drejtimin e Shqipërisë e morën italianët, balli Kombëtar kishte rolin dhe quhej opozitë konstitucionale. Balli Kombëtar përfaqësonte elementë të cilët nuk po luftonin në atë kohë, por që nuk e pranonin situatën, shkruanin pamflete kundër saj e duke u takuar nëpër kafene, nuk ishin shumë aktivë.
Elementi i tretë i luftës, gjithmonë sipas anglezëve ishte Partia Komuniste Shqiptare shumë e vogël, kryesisht e përbërë nga studentë, megjithëse në radhët e saj kishin dhe të moshuar të cilët kishin luftuar në Luftën e Vlorës, të Dibrës dhe të Koplikut dhe në Luftën e Spanjës. Njerëz të tillë ishin shpallur ilegal nga regjimi i kaluar, njerëz të cilët kishin marrë pjesë pak a shumë në aktivitetet e viteve në kohën e udhëheqjes së Shqipërisë nga peshkopi Fan Noli, megjithëse jo aktiv gjatë kësaj faze të fillimit të luftës, përfaqësonin një qendër rezistence të fuqishme.
Julian Amery u ngarkua me mision për fillimin e një rezistence shqiptare në vitin 1940. Kështu Beogradi u qendra e parë e veprimtarisë së Abaz Kupit, i cili përkrahej së tepërmi nga familja Kryeziu, me mjaft influencë në krahinën e Kosovës. Kjo ishte baza e lëvizjes që filloi të zhvillohej në Beograd. Kështu, drejtuesit e fiseve të interesuara në këtë lëvizje ranë në kontakt me komunistin Mustafa Gjinishi i cili do luante më vonë një rol të rëndësishëm.
Përfundimi është tepër i qartë, nuk ishte Enver Hoxha dhe PKSH në Beograd por ishin ato forca që sot pasuesit e tyre e akuzojnë në forma nga më të ndryshmet. Analiza e bërë nga misionarët anglez në këtë kohë të luftës në Shqipëri është e saktë.
Komunistët shqiptarë e kishin shpallur veten kundër pushtimit
Shqipëria ishte vend i pushtuar dhe komunistët shqiptarë e kishin shpallur veten kundër këtij pushtimi që në fillim, dhe ishte me e logjikshme për ta, të paktën për një numër prej tyre, të bashkëpunonin me Francën dhe Britaninë në masat e marra për të luftuar kundër pushtuesve italianë. Me ndihmën e autoriteteve jugosllave ose të disa prej tyre, në rajonet veriore të Shqipërisë u futën armë dhe të holla. Gjithashtu u vendosën lidhje me drejtues të ndryshëm në atë pjesë të vendit dhe një grup i vogël personeli ushtarak britanik, disa prej të cilëve kishin përvojën e punës me xhandarmërinë shqiptare, shkuan në Jugosllavi dhe në Greqi për të ndihmuar komitetin shqiptar në veprimtarinë e tij. Gjermanët dhe italianët sulmuan Jugosllavinë. Në një situatë të tillë u vendos që të shpërthejë kryengritja në Shqipërinë veriore si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme për t’ju kundërvënë operacioneve ushtarake gjermane dhe italiane. Ky plan shkoi mjaft mirë duke pasur një bashkëpunim të mirë dhe me autoritetet ushtarake jugosllave. Koloneli Oklli Hill (Oakley Hill) që vepronte si oficeri anglez i ndërlidhjes, Abaz Kupi, vëllezërit Kryeziu, Mustafa Gjinishi dhe një numër emigrantësh të tjerë të njohur që jetonin në Beograd ose ne afërsi të tij, shkuan në Shqipërinë veriore dhe ngritën flamurin e revoltës.
Kur misionet angleze u lidhën me të gjithë drejtuesit e forcave të ndryshme në Shqipëri, filluan t’u jepte armë dhe mjete financiare palëve. Misioni që punonte pranë Këshillit Qendror të lëvizjes guerilie komuniste, që njihet dhe si Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare, sa here që misioni britanik do t’i jepte armë dhe të holla Ballit Kombëtar, ai thirrej nga Enver Hoxha. Ky i jepte një leksion shumë të rreptë, shpesh herë të ashpër, për qëndrimin e ulët dhe tradhtinë e britanikëve në përkrahje të reaksioneve fashiste dhe bashkëpunëtorëve të Fuqive të Boshtit.
Një disavantazh tjeter që ekzistonte tek misionet angleze dhe që kanë vuajtur shumë ishte paaftësia e tyre për të folur shqip. Komunistët i dinin gjuhët dhe flisnin lirshëm. Gjuha shqipe ishte jashtëzakonisht e vështirë për ta mësuar. Në fakt anglezët me përjashtimin të gjuhës hungareze, gjuhën shqipe e konsideronin si gjuhën më të vështirë evropiane, për t’u mësuar nga një anglez. Anglezët në misionet e tjera pranë forcave vareshim plotësisht nga përkthyesit. Kishte anglez që dinin gjuhën italiane dhe pak shqip, kështu që merresha pak vesh me shqiptarët. Në të gjitha bashkëbisedimet me udhëheqësit shqiptare, edhe me komunistët në disa raste, me Ballin Kombëtar, Legalitetin dhe fiset veriore të vendit, zhvilloheshin me përkthyes. Përkthyesa kishte pak, dhe shpesh herë njohurit e tyre mbi gjuhën angleze nuk ishin të plota. Misionet angleze nuk mund të ishim asnjëherë të sigurt se forcat drejtuese të lëvizjes në Shqipëri i kuptonin se çfarë u thoshin. Por edhe në se e përkthenin atë duke i qëndruar besnik fjalës që diktonin anglezët, ose anglishtja e tyre nuk ishte e mirë, për të bërë të mundur të kuptohej plotësisht se çfarë na thoshin drejtuesit e forcave me të cilët bisedonim. Ky ishte një problem i madh dhe shkak i shumë keqkuptimeve që lindnin midis anglezëve dhe udhëheqësve shqiptarë.
Më e rëndësishme, shqiptarët theksojnë misionarët anglezë ishin natyrisht të prirur të pranonin çdo përkrahje që mund t’u jepej në kohë lufte dhe për t’i ndihmuar në realizimin e synimeve të tyre ushtarake ose politike, të gjitha grupet shqiptare ishin absolutisht të vendosur për të ruajtur pavarësinë e tyre dhe të mos bëheshin në çfarëdo forme që të ishte vasale të dikujt tjetër. Nga ana tjetër ishte një meritë shumë e madhe fakti që bile edhe kur ishte menduar se ata po anonin më tepër në një drejtim se sa në një drejtim tjetër, kjo bëhej gjithmonë me qëllimin final për të ruajtur pavarësinë e tyre, që në fund të fundit ishte ajo për të cilën ishin më tepër të interesuar, për të çliruar vendin nga forcat pushtuese të huaja, të formonin një lloj qeverie shqiptare dhe të përpiqeshin për ta mbajtur pushtetin në duart e tyre. Kjo gjë i ka nderuar ata së tepërmi.

Ky shkrim nuk meriton koment.
KONFUZION dhe MOSDIJE te plote.
Shkrim perciptas.
Sapo mbarova se lexuari librin “Receta pa komb”. Tani nuk jam ne erresire më.
Anglezet armatosen guerrilet komuniste,sipas porosive qe merrnin nga shtabi i tyre prane Titos,ku ishte vendosur i biri Curcillit.Qellimi ishte te asgjesonin qendresen e nacionalisteve shqiptare per mbrojtjen e Kosoves dhe ndihmen per Camerine qe greket me ndihmen e Englezeve e spastruan ethnikisht duke masakruar dhe debuar popullsine AUTOKTONE,ne sy te englezeve.Tani beji shurren bahces.
Te verteta.
Shkrim totalisht diletant ,që ngritja e xhandarmërisë ,intersa për naftë,organizatat ballisto-zogiste ,komuniste e fashiste pa respektuar asnjë datë të sktë .Fillon në kohën otomane ,te Faik Konica në zyrën e Lordit Anglez ,te xhandarmaria 1940 ,harron naftën dhe hidhet pas lufte v1944.Kur dihet se ishin pikrisht oficerët Holandaz që morën detyrën më të vështirë në shqipëri atë të mbrojtjes kryeqytetit të principatës shqiptare të krijuar nga fuqitë e mëdha ngitën xhandarmarinë shqiptare në v. 1913-1914 me komandant ,ushtarak majorin Sluys ,ky kishte autoritetin e dinjitetin ndërkombëtar dhe diplomatik që kryente veprimet në Durrësin kryeqytet.Në të gjitha qytetet u vendosën komandat e xhandarmarisë ushtarake .Psh komandanti mbrojtjes Korçës .u caktua Majori E. Snellen Van Vollenhoven,oficer këmbësorie komandant i mbrojtjes Korçës,etj,etj.
Sa për misinarët anglez para e gjatë luftës ata ishin më shumë spinë për interesa të tyre ,bashkëpunuan me gjermanët ,në shkodër bashkëpunuan edhe me antarë të regjencës tradhtare të qeverisë kukull dhe krerët e organizatave tradhtare balli kombëtar ,,legalitetit më A.kupin ,komitetin e malev të Gjon Marka gjonit ,Muharrem Bajrektarit ,Halil Alisë dibrës ,në momentet kur ushtria Naconal-Çlirimtare shqiptare vazhdonte sulmin e përgjithshëm dhe në veri .Tradhtarët ballistë zogistë dhe regjenca tradhtare ,mehdi beu,Midat Beu ,AliBeu Patër Anton Harapi ,Hasan Dosti ,mbushën valixhet me plaçka dhe “qeset” me e mëdha të floririt dhe paratë me thasë që kishin grumbulluar me gjakun e djersën e popullit të cilën ata e shitën e tradhëtuan për të shpëtuar kokën majori anglez NIL ,vazhdonte bisedimet me komandën gjermane që të rezistonin akoma në shqipëri që shkodra të mbahej edhe ca kohë pa çliruar nga partizanët shqiptar deri sa të zbarkonin Anglezët ,bile propozoi komandës gjermane që në shkodër të grumbulloheshin forca duke i sjellur nga Mali Zi dhe nga Kosova.,në këto kushte informinmi partizanët rrethuan qytetin e shkodrës ,Ballistë ,Zogistë ,Bajrektar e Zagar bashkë me njerzit e qeverisë kukull po bëheshin gati të iknin me barka në itali .Pra shpresat e tradhtarve e bashibozukve u zhdukën .E fundit isht e mbledhja e krerve tradhtarë në kuvendin e françeskanve në shkodër ,mbledhja e fundit e krerve të tradhëtisë .Rëndë -rëndë duke mbajtur sytë përtokë ,Medi Beu mezi nxirte fjalët nga goja :Si duket puna edhe ju vetë e dini se shprest tona dhe aletave mbaruan ,miqët tanë Anglez ,italian ,amerikan jugosllave ,grek ,etj sa mundën na ndihmuan sa mundën po ja që nuk na mbetet rrugë tjetër veç largimit.Dikush nga reaksionarët e maleve pyeti po anglezët a do zbarkojnë shpejtë ?
Ajo pyetje mbeti pa përgjigje !!!!!
Unë mendoi tha Mitati të ikim të gjithë së bashku ,do na ndihmoi gjermani :::::
,Këta tradhtar pasi vranë krahina të tëra ,tradhtuan popullin ,masakruan hodhën në erë objekte e ura ikën me tufa jashtë vendit me çeset e floririt të tradhtisë së bashku me turpin e krerve në malësi
Mukja =deshtimi total i spiuneve Serbritanike shqipfoles..
.Te kater nenshkruesit ishin spiune te zgjedhur nga yugoserbet me floririn e Willson Qyrreqillit
.
Dokumenti me interesant anglez i koheve te fundit, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, del qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-ës.
Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.
Lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin. Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi me flori lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje.
Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.
Gjithashtu, interesant është fakti
që emrat e 4 prej nënshkruesve
të Deklaratës së Konferencës së Mukjes
që dalin në Memon e SOE britanike, të botuar sot, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike,
SPIUNAAAAA SERBRITANIKE
të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.
Po kështu, interesant është fakti që kjo Konferencë u administrua dhe u mbajt në ambjentet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Ifsan Toptani, një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.
Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në rradhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.
Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime duke parashikur se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në ballkan mjaft të papërfillshëm. Për këtë arsye ata organizuan takime të ngjashme ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta si në Greqi, ashtu edhe edhe në Jugosllavi, ndërmjet Titos dhe Mihailoviçit.
Prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…
. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë ishin teza, të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.
Pra, nëse do të kemi parasysh prapaskenat e zhvillimit të kësaj konference, personalisht mendoj se Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e dala prej saj për faktin e thjeshtë se ai kuptoi që një Komitet Drejtues i Luftës, me elementë jashtë lëvizjes Nacional Çlirimtare, nën ndikimin anglez, do ta nxirrte atë nga kontrolli i tij dhe kësisoj do t’i mbyllte dyert e pushtetit, të cilin ai tashmë kishte filluar ta shikonte në horizont. Gjithashtu, mendoj se Enver Hoxha kishte dyshime për disa prej pjesëmarrësve në këtë Konferencë si bashkëpunëtorë të Shërbimeve angleze dhe, kësisoj, reagimi i tij ishte shumë i fortë
Në se ka një meritë kryesore Enver Hoxha si politikan race ajo ishte mbajtja larg e anglezëve në punët e qeverisjes sepse e nuhati qe “zoti anglez” i kishte premtuar grekut dhe serbit llokma te mëdha teritoresh qe u duk në konferencen e Parisit ku per fat te keq Anglia ishte armiku Nr-1 ne favor te grekut dhe pas 1948-es ne favor te Jugoserbise biles deri ne organizime operacjonesh paramilitare terroriste per te cilen jo vetem duhet te kerkojne falje po rbashke me Ameriken te demshperblejne shqiptaret per shkeljen e konventave nderkombetare duke u bere agersore te nje vendi sovran..dhe loja me gjasme luften kunder komunizmit ishin vecse lufta per ndarje influencash neo-koloniale si dje dhe sot me parine e Tiranes nga Sali monstra te Ediramortja
O Z. Bernard Zotaj, Britania e Madhe ka qene qe ne kohen e Ali pashe Tepelenes ne Shqiperi dhe Greqi dmth ne ishujt Joniane edhe Franca madje dhe ishin aty me synime te qarta sipas historianeve te kohes. Dmth qe ne fillim te shekullit te 19-te. Prandaj mos na trego brockulla qe te mbushesh faqet e gazetave.
Z. Zotaj. Pleqet kur nuk kane se mese te merren mbane me vete nje pale tespi, qe i perdorin per te kaluar kohen. Por edhe mund te shkruajne ndonje kujtim. Do deshiroja te dija kur ka qene Minister i jashtem Faik Konica? Mos e ngaterron gje me te vellain? Nderkohe qe Xhulian Emeri ka qene kuader zbulimi, dhe ka perfaqesuar vetem dhe vetem interesat britanike. Ne Shqiperi ka derguar e perdorur vetem spiune. Se fundi, problemi i gjuhes per shqiptaret nuk ka qene asnjehere dhe ne asnje rast problem per shqiptaret. Enveri, Mehmeti, dhe shume te tjere nga drejtuesit e luftes NÇL dinin gjuhe te huaja per tu marre fare mire vesh me anglezet. Ajo qe nuk dinin plotesishte, por qe e imagjinonin ishte pabesia.