Karta e vaksinimit, Bino: Tregon se je i mbrojtur dhe nuk kryen karantinë

time

Ekspertja e ISHP, Silva Bino zbuloi në A2 se pasi të përfundojnë kategoritë prioritare për t’u vaksinuar, procesi për pjesën më të shëndetshme të popullatës do të nisë rreth muajit shtator.

“Në bazë të dozave që kemi në dispozicion dhe planifikimeve, besojmë se në shtator mund të nisë vaksinimi për grupimet e tjera të popullatës. Të fundit janë ata që nuk kanë asnjë problem shëndetësor që janë nga 18-64 vjeç”, u shpreh ekspertja e ISHP.

Në lidhje me kartën e vaksinimit, që tashmë është publikuar në e-Albania, Bino u shpreh se ajo tregon vetëm që je i mbrojtur dhe sipas rekomandimeve të OBSH, personi i vaksinuar nuk ka përse të kryejë karantinë.

“Karta e vaksinimit është njësoj si ajo që kemi pasur kur kemi qenë fëmijë apo ku jemi vaksinuar për sëmundje të tjera. Kjo kartë vaksinimi ka një funksion që tregon se je i mbrojtur dhe funksioni i vetëm administrativ, në bazë të rekomandimit të CDC dhe OBSH është që personat që janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë pse të kryejnë karantinë”, përfundoi Bino.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Po pse, personat e vaksinuar nuk e transmetojne virusin?! Kjo ide e kartes ishte ide e Micotakit per te shpetuar sezonin e ardheshem turistik. “Fitimi” i vetem qe ka i vaksinuari eshte se mund pra mund ta kaloje me lehte se te tjeret.

  • Ne perendim nuk mund te transportosh nje kafshe shtepiake jashte shtetit pa karten e vaksinimit , Tani ne po zevendesojme kafshet shtepiake te elitave per ta ne jemi vec ca kavie te panevojshme qe duhen mbajtur ne kontroll

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *