SMS në DITA
Në 0689073730
O Dita! Ti e di se qeveria që theu qafen e ndyshoi buxhetin disa herë. Atëherë i kërkojmë kësaj qeverie ta bëjë këtë veprim me sens të kundërt. Të zërë hajdutët, t’u konfiskojë milionat e pasurisë kombëtare të vjedhura e të jashtë transferuara dhe t’ia kthejë shtetit. Atëherë ne do kemi më shumë punësim, rroga, pensione e mirëqenie.
Skuadra qeverisëse të çojë hajdutët sa më shpejt para ligjit. O njerëz! Na kanë vjedhur, na kanë grabitur, na kanë plaçkitur, na kanë rohitur. Shikoni ku kemi mbetur. Ata qeveritarë VIP, ne na çuan në zgrip. Ngrehuni qeveritar, i dënoni pa ndalur gjithë shkeljet, se deri tani, tek ne fukarallëku bën ngeljet. Ne jemi me ju. Ju dhamë votën, që mëkatarëve t’u derdhin gotën e shampanjës. Ne ju mbështesim me shpirt dhe presim. Presim e presim e mërzitemi. Mos vononi! Luto.
