Një shqetësim që nuk po gjen zgjidhje

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 Respekte Dita. Një shqetësim që nuk po gjen zgjidhje, akoma në lidhje me furgonat pa licensa, pa patentën përkatëse e pa dokumenta që qarkullojnë lirshëm në rrugët e superstradat tona. Kaq me zor të madh e paskan ndalimin dhe ndëshkimin e kësaj kategorie policët e qarkullimit, apo po vazhdon akoma korrupsioni me lekë në dorë? Mirë policitë bashkiake ja fusin gjumit dhe bëjnë sikur nuk i shohin, po Policia Rrugore nga Kavaja në Durrës e nga Durrësi në Tiranë, nuk e kanë mundësinë t’i kontrollojnë dokumentat e furgonave? Po Policia Tatimore në gjumë është?

Një sugjerim kisha për disiplinimin e këtij shërbimi. Gjithë autobuzat dhe furgonat të pajisen me ngjyrën përkatëse për këtë shërbim, e mos të lihen si deri më sot, ca me targa të verdha e ca me të bardha. Bashkitë përkatëse për vitin e ri të mos i rinovojnë licensat mjeteve nga komunat, por vetëm atyre që janë me banim nëpër qytete. Faleminderit Dita e dashur!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *