Epigrame…

Ornela

1.
T’u këput dora, vë protezë
Dhe këmbën prapë e vë,
T’u thye zemra, s’ka ilaç
Se zemra s’ngjitet më!…

2.
E kupton ti hallin e tjetrit
Kur halli për vete të zë
Se i vdekuri në shtëpinë e gjitonit
Të duket ty sikur flë!…

3.
Mos u mundo, o i zi,
Jetës t’i zbulosh misteret
Ti rron veç me një njeri
E një çast nuk ia ndan sherret!…

4.
Të duan veç se ke pushtet
Kopil e bir kopili
Dhe pordhë të bësh, për ty thonë:
“Mban erë trëndafili!…”

5.
Në jetë kurrë nuk kap pasur
Të tillë pikëllim
Dhe gjarpri do të helmohej
Nga helmi i helmit tim!…

6.
S’kërkova kurrë në jetë mëshirë
Nga njerëzit, natyrisht
Se pres çdo ditë diçka të mirë
Se ka në Botë një Krisht!…

7.
Unë pëlqej liqenin
Ti pëlqen moçalin,
Jemi kaq të largët
Si fusha me malin!…

8.
Thua: “Do t’i bëj të tëra!…”
Dhe me gjuhë e trois shpatën
Po e thëna nga e bëra
Ngjajnë si dita me natën!…

9.
Edhe kur dita ndrin si xham
Mes nesh bie shi:
Po unë jam kështu si jam
Dhe jo siç më do ti!…

10.
S’kam pasur kurrë paragjykim
Të bardhën, as të zezën
Dhe pulë e zezë, o miku im,
Të bardhë e bën vezën!…

11.
Dy fjalë që vlejnë si flori
Kjo jetë m’i ka mësuar:
“Më mirë i ndezur e qiri
Se sa vullkan i shuar!…”

12.
Martesa është si një Kështjellë e Lashtë
Me mure dhe dyer të rënda
Kush është brenda kërkon të dalë jashtë
Kush është jashtë kërkon të hyjë brenda!.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *