Përgatiti Xhevdet Shehu
Botuar ne DITA
Në fillim të shtatorit 1982, ish-udhëheqësi absolut i Shqipërisë, Enver Hoxha, ka thirrur në zyrën e tij Ksenofon Nushin, një diplomat karriere, për t’i komunikuar se do të shkonte ambasador i Shqipërisë në Athinë. Pikërisht atë ditë do të fillonte odiseja më e vështirë e këtij diplomati, e cila në të njëjtën kohë do të shënonte kulmin në karrierën e tij diplomatike. Ai nga ajo ditë filloi të mbante një ditar të rregullt, të përditshëm dhe të imtësishëm. Ky ditar është botuar tani së fundmi në katër vëllime dhe përbën pa asnjë dyshim një vlerë dhe një thesar për diplomatët e rinj të Shqipërisë për politikën e jashtme në përgjithësi dhe për marrëdhëniet me Greqinë në veçanti.
Sot ne po botojmë bisedën që Enver Hoxha ka patur me Ksenofon Nushin pak ditë para se ai të shkonte në Athionë si ambasador. Është një nga rastet tepër të rralla që Enver Hoxha të takonte dhe të udhëzonte një ambasador para marrjes së një detyre. Por në këtë rast duket se takimi ka qenë i domosdoshëm dhe flet shumë për rëndësinë që udhëheqësi komunist i kushtonte marrëdhënieve me fqinjin tonë jugor. Biseda që Enver Hoxha ka patur me Ksenofon Nushin në 5 shtator 1982 është tejet domethënëse.
Në thelbin e saj, kjo bisedë përmbledh gjithë shqetësimin dhe merakun e Enverit në marrëdhëniet me Greqinë. E them këtë me bindje, pasi në kuintesencë, kjo bisedë është një përmbledhje e librit që Enveri do të botonte pak para se të ndahej nga jeta nën titullin “Dy popuj miq”. Ishte një libër testamental ky për marrëdhëniet greko-shqiptare, një porosi apo amanet që Enveri u linte pasardhësve për kujdesin që duhej të tregonin me Greqinë. Ai nuk i shihte fqinjët tanë jugorë si armiq. Mendoj se ishte një parashikim profetik i tij që u provua pak vite më vonë, kur qindra mijë shqiptarë u dyndën drejt Greqisë dhe ku jetojnë edhe sot e kësaj dite… Mbase Enveri u tregoi bashkëkombasve të tij se cilët ishin këta fqinj dhe pse duhej t’i forconin lidhjet.

Në hyrje të korpusit me katër vëllime të ditarit të Ksenofon Nushit, Prof. Pëllumb Xhufi nënvizon se “…ditari “grek” i njërit prej dinozaurve të diplomacisë shqiptare të periudhës së socializmit, Ambasador Ksenofon Nushit, nuk është thjesht një rrëfim autentik për historinë e diplomacisë shqiptare të periudhës 1944-1990. Nga ditari i mbajtur prej tij si Ambasador i Shqipërisë në Greqi në vitet 1982-1988, lexuesi mund të konstatojë elementët e vazhdimësisë që karakterizojnë politikën e jashtme të shtetit shqiptar ndaj një fqinji krejt të veçantë, e problematik, siç është Greqia. Elementë, që ndjekin trajektoren e hequr qysh në shek. XIX nga ideuesit e krijuesit e shtetit shqiptar, Pashko Vasa, Abdyl e Sami Frashëri dhe Ismail Qemali.”
Ky ditar nuk ka nevojë për komente të tepërta dhe për interpretime. Ai ka vlera të gjithëkohshme për diplomacinë shqiptare, përderisa problemet me fqinjin tonë jugor, pavarësisht disa përparimeve të vogla, mbeten thuajse të njëjta si ato të para dyzet vjetëve. Në numrin e sotëm të DITA-s ne po botojmë porositë që i ka dhënë Enver Hoxha ambasadorit Nushi, para se ai të nisej në Athinë.
Në numrat e ardhshëm të gazetës do të botojmë pjesë të zgjedhura nga ky ditar i Ksenofon Nushit.
**************************
Enveri: Të kemi situata të qeta me grekët!
Më 5 shtator 1982 u takova me shokun Enver Hoxha dhe zhvilluam këtë bisedë:
Çeno, më tha, do të shkosh në Greqi dhe duhet ta dish se detyra jote atje është sa e rëndësishme aq edhe delikate.
Ne jemi për miqësi me popullin grek dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis të dy vendeve tona të marrin zhvillim të mëtejshëm, aty ku kemi interes reciprok. Me Greqinë duhet të arrijmë të kemi një situatë sa më normale. Vitet e fundit ka një rritje të dashamirësve të Shqipërisë socialiste atje, por krahas kësaj rritjeje, në Greqi ka edhe armiq të shumtë, si nga radhët e reaksionit grek, ashtu edhe te ndonjë prej qeveritarëve të sotëm.
Me Greqinë kemi të pazgjidhur çështjen e “Ligjit të luftës”. Ne do të kërkojmë që ata ta heqin këtë ligj, por po shikojmë se ata nuk po e heqin dhe nuk do ta heqin sa janë amerikanët dhe kleri ortodoks grek, që nuk i lejojnë. Lëvizja panepiriote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në një lëvizje antishqiptare, kurse në Greqi kjo po merr një pamje tjetër dhe Kongresi Panepiriot, që u mbajt gjatë muajit gusht në Janinë, nuk ndoqi rrugën që ishte përcaktuar në SHBA, por, përkundrazi, atje u paralajmëruan vorioepiriotët që të mos e ngrinin çështjen e Vorio Epirit se, përndryshe, do të merreshin masa karshi tyre duke i nxjerrë nga salla. Ekzistenca e “Ligjit të luftës” është anakronike. Këtë e thonë si grekët, por edhe shumë të huaj të tjerë, të cilët janë shprehur edhe publikisht nëpërmjet artikujve që kanë shkruar në shtyp. Populli shqiptar asnjëherë nuk i ka bërë ndonjë të keqe popullit grek. Për këtë flet historia dhe vetë grekët këtë e dinë mirë.
Ne bëjmë dallim midis arvanitasve që janë grekë, por që kanë gjak shqiptar, dhe suljotëve që janë shqiptarë. Janë pikërisht shqiptarët që luftuan deri në pikën e fundit të gjakut të tyre për pavarësinë e Greqisë në revolucionin e vitit 1821, në një kohë kur shumë shtete të tjera e tradhtuan revolucionin e popullit grek. Pikërisht në këtë revolucion spikatën me figurën e tyre prijësit suljotë Boçari, Xhavella, Bubulina etj.
Nuk është populli shqiptar që sulmoi Greqinë në vitin 1940 dhe këtë e dinë të gjithë. Sidoqoftë edhe nëse nga grekët nuk hiqet “ligji i luftës” nuk i bëhet dëm Shqipërisë, por në të kundërtën, dëm ka Greqia. Prandaj, qeveritarët e sotëm socialistë të Greqisë duhet të tregohen realistë dhe duhet ta heqin këtë ligj absurd, që nuk mbahet në këmbë. Këto mendime, në rast se hapet biseda, t’ua thuash qeveritarëve grekë me buzëqeshje, por edhe me prudencë.
Mundet të hapësh edhe vetë biseda me personalitete të ndryshme, që janë dashamirës të Shqipërisë, që ato që do t’u thuash ti t’ua çojnë në vesh personaliteteve më të larta të Greqisë.
“Ligji i luftës” duhet hequr. Ne nuk kemi frikë nga kjo gjendje. Për më tepër të gjithë duhet ta dinë se populli shqiptar nuk ka patur frikë as nga perandoritë, as nga superfuqitë, apo fuqi të tjera dhe aq më pak akoma do të ketë frikë nga dhespotët grekë. Atyre, ndoshta, kështu ua do puna, por edhe ne t’ua bëjmë të njohur qëndrimin dhe vendosmërinë tonë.
Një historian i njohur rusomadh i shekullit të kaluar, specialist i dëgjuar i historisë së Bizantit, ka shkruar se “grekët e rinj janë prosllavë”. Kjo ka një domethënie të madhe dhe nënkupton se edhe priftërinjtë grekë bëjnë punën e tyre në këtë fushë. Grekët do të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë punën tonë. Ne kemi interes të madh që marrëdhëniet tona me Greqinë të jenë sa më normale, të qeta dhe të mos kemi asnjë problem me ta.
Shoku Enver më foli më pas për problemin e pikës kufitare të Kakavijës. Është një pikë shumë e vogël në gjithë hapësirën e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Pse është një çështje e vogël ajo zgjidhet kollaj, por, para së gjithash, grekët duhet të heqin pengesën e madhe, “ligjin absurd të gjendjes së luftës”. Kur ta bëjnë këtë edhe ne do të hapim Kakavijën. Edhe ne duam që të zhvillohen marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare me Epirin, që edhe ky i fundit të zhvillohet, por duhet t’u thuhet grekëve se për këtë gjendje që ekziston deri më sot “nuk jemi ne shkaktarë, por ju”. Disa herë kemi lejuar të kalojnë grekë nga kjo pikë kufitare. Do të vazhdojmë të lejojmë, por, nëse janë si Xhavella me shokë, ata nuk do t’i lejojmë.
Në rast se do të pyeteni në lidhje me problemin e fesë, t’u thuhet se heqjen e fesë e ka vendosur vetë populli shqiptar dhe se, beson apo nuk beson, kjo është puna e tij. Kur është pyetur një plakë minoritare për problemin e fesë nga një gazetar grek që vizitoi minoritetin, ajo i tha se të gjithë këto të mira që po gëzoj sot nuk m’i dha feja, por Partia. Në Shqipëri nuk ka grekë apo turq, por ka shqiptarë. Unë jam shqiptar, me gjithë emrin që kam. Tek ne ka emra të tillë si Leonidha, Odhise, Perikli, Spiro, Thoma etj, por të gjithë ata që i mbajnë këto emra janë shqiptarë. Jemi pikërisht ne që i zbatojmë më mirë se kushdo tjetër të drejtat e njeriut.
Në Shqipëri janë rreth 50.000 minoritarë grekë. Ata gëzojnë të gjithë të drejtat që gëzojnë edhe shqiptarët. Këtë ua garanton Kushtetuta jonë. Ne u ruajmë gjuhën greke dhe kërkojmë që ajo të zhvillohet edhe më tej, sepse ajo është gjuha amtare e popullit të minoritetit. Këtë e kërkon internacionalizmi proletar, e kërkon Partia e Punës e Shqipërisë, sepse është gjuha e mëmës, të cilën fëmijët duhet ta mësojnë dhe të mos e harrojnë kurrë. Krahas kësaj minoriteti shtohet gjithmonë dhe ai trajtohet si i gjithë populli shqiptar. Është gjithashtu fakt se, çdo masë që merret në Shqipëri për ngritjen dhe përmirësimin e nivelit të jetesës, para së gjithash e gëzon minoriteti.
Na intereson të dimë se sa çamë janë në Greqi, ku jetojnë dhe se a kanë qenë ndonjëherë në Çamëri, pasi, pas genocidit të ushtruar në Çamëri, një pjesë e popullsisë u shpërnda nëpër Greqi. Po shqiptarë të tjerë a ka? Sa janë dhe ku janë të shpërndarë? Qeveritë greke kanë mohuar ekzistencën e minoriteteve etnike dhe linguistike në Greqi dhe e paraqesin atë si një vend me popullsi homogjene, sepse edhe minoritetin turk në Thrakë e paraqesin si grekë, që kanë përqafuar islamizmin dhe janë kthyer në myslimanë. E vërteta është se disa studiues grekë, të paindoktrinuar nga nacionalizmi, pranojnë se në Greqi ekzistojnë disa minoritete, midis të cilëve është edhe ai shqiptar. Deri në vitin 1951 statistikat thonë se në Greqi banonin rreth 35.000 shqiptarë, ose 0,45% e popullsisë së Greqisë në atë kohë. Nga të dhënat që kemi patur për çamët del se e gjithë popullsia shqiptare që ka banuar në atë zonë dhe jeton në Greqi, është detyruar të konvertohet nga myslimanë në ortodoksë. Për grekët çdo ortodoks është grek dhe e kanë sanksionuar edhe në kushtetutën e tyre. Nisur nga këto fakte, mendohet se shqiptarët duhet të jenë edhe më shumë në numër. Ndaj shqiptarëve në Greqi vazhdojnë padrejtësitë e mëdha. Dhe kanë sy e faqe të na kritikojnë ne për të drejtat e njeriut.
Të shfrytëzojmë kontradiktat që ka Greqia. Ajo ka mosmarrëveshje të theksuara me Turqinë. Opinioni turk vazhdimisht informohet pozitivisht për Shqipërinë, megjithëse sistemet tona shoqërore janë të ndryshme dhe sot atje në fuqi është një regjim shumë reaksionar. Regjimi i ushtarakëve në Turqi nuk do ta dijë për atë që thuhet, se aleancat revolucionare kanë lidhje me Shqipërinë. Shkrimet pozitive për Shqipërinë në shtypin turk vazhdojnë megjithëkëtë. Pra, në Turqi ka një situatë shumë të favorshme për ne. Këtë situatë duhet të dimë ta shfrytëzojmë në interesin tonë, duke ndjekur qëndrimet e ndryshme të qeverisë greke dhe mbi këtë të bëjmë hapa të matur.
Jemi të kënaqur nga zhvillimi i sotëm i marrëdhënieve kulturore dhe i shkëmbimeve tregtare me Greqinë. Ne kërkojmë që këto marrëdhënie në të ardhmen të rriten edhe me shumë, duke i dhënë rëndësi edhe zonës së Epirit. Por kjo do të realizohet në rast se grekët do të heqin “Ligjin e gjendjes së luftës”.
Interesi ynë e do dhe e kërkon, që kurdoherë të kemi situata të qeta. Ne nga ana jonë nuk do të vëmë asnjë pengesë. Raportet e tua Çeno duhet të jenë sa më të sakta. Gjatë bisedës shoku Enver më shpjegoi, se në një mbledhje të Eterisë, ku merrnin pjesë udhëheqësi i Revolucionit Grek, Ipsillanti, si dhe Marko Boçari, Xhavella, Bubulina e të tjerë, Boçari propozoi që të bashkohej me ta në luftë kundër Perandorisë Osmane edhe Ali Pashë Tepelena. Aliu pranoi, por nuk bëri pjesë në Eteri.
I thashë shokut Enver se, në lidhje me pjesëmarrjen e shqiptarëve në revolucionin grek, kam lexuar një studim mjaft interesant të Dhimitër Grillos. Kujtoi një këngë shqip për rezistencën e suljotëve, e cila përfundonte me atë se “po të rronte Bubulina, do ta merrte për grua”.
Gjithashtu, shoku Enver më tregoi për mbështetjen e madhe që ka patur Baba Çeni, xhaxhai i shokut Enver, nga të krishterët dhe minoritarët në Gjirokastër, kur ushtarët grekë hynë në qytet në vitin 1916. Në atë kohë ai ishte në krye të Bashkisë së Gjirokastrës.
Më 14 shtator 1982 u vendos që të nisesha për në Greqi. Kishim pritur tre javë për të parë se çfarë vendimesh do të merrte Kongresi Panepiriot, që u mbajt në Janinë. Kur u pa se vetë kongresi nuk iu nënshtrua urdhrave që jepeshin nga CIA amerikane, atëherë u nisa me më shumë siguri.
************
Kush ishte Ksenofon Nushi
Ksenofon Nushi, pasardhës i një prej familjeve me histori të Vunoit e të krahinës së Himarës, u lind më 10 Shkurt 1925 në Korfuz të Greqisë. Babai i tij, Sokrat Nushi, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në kurbet, duke punuar në Greqi, Francë, SHBA dhe Argjentinë. Ndonëse nënë Athinaja jetonte në Vuno, për lindjen e fëmijëve të familjes Nushi ajo shkonte në Korfuz ku kujdesej për të motra e Sokratit, e cila jetonte aty dhe qe martuar te Çomorajt, edhe kjo familje me origjinë nga Vunoi.
Vitet e para të jetës Ksenofoni i kalon në Vuno. Në moshën pesë vjeç babai i tij, Sokrati, e merr me vete në Desinje të Francës, një zonë e banuar në periferi të Lionit, ku Ksenofoni do të bashkohet edhe me dy vëllezërit më të mëdhenj, Kozma e Gogo Nushi. Pas një viti do të bashkohej e gjithë familja, pasi në Francë do të mbërrinte edhe nënë Athinaja bashkë me vajzat. Qysh në vegjëli, Ksenofoni do te thirrej me përkëdheli Çeno, emër i cili më pas do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës.
Në Francë Ksenofoni do të ndjekë rregullisht shkollën dhe do ta përfundojë me sukses deri vitin e tretë në një nga gjimnazet e Lionit, pasi në ditët e para të muajit tetor të vitit 1941 do të kthehet në Shqipëri bashkë me vëllanë e tij të madh, Kozmain, dhe nënë Athinanë. Në Tiranë bashkohen edhe me vëllanë tjetër, Gogon, i cili kishte ardhur në Shqipëri në gusht të vitit 1940.
Që në muajt e parë në atdhe, Ksenofon Nushi aktivizohet me rininë komuniste dhe do të marrë pjesë në grupet guerilase të Tiranës. Në 7 maj 1942 do të takohet për herë të parë me Enver Hoxhën, i cili kishte ardhur në barakën ku banonte familja Nushi, e cila ndodhej në buzë të lumit të Lanës. Pas themelimit të Partisë Komuniste Enver Hoxha do takohej dhe do të bisedonte me Kozma e Gogo Nushin, dy nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt për organizimin e rezistencës dhe luftës kundër pushtimit fashist të vendit. Në 22 maj 1943 Ksenofon Nushi do t’i bashkohet lëvizjes së armatosur antifashiste. Fillimisht do të rreshtohet në radhët e Çetës së Pezës, e cila drejtohej nga Myslym Peza. Më pas do të jetë në përbërje të Brigadës së Tretë partizane, qysh prej ditës së parë të krijimit të saj. Më 22 Shtator 1943 Ksenofon Nushi pranohet në Partinë Komuniste Shqiptare. Në formacionet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Ksenofon Nushi do të caktohet me detyra të ndryshme, duke arritur deri në komisar batalioni. Do të bëjë pjesë në formacionet partizane shqiptare që do të luftojnë kundër fashizmit edhe në Kosovë, e deri ne Sanxhak të Jugosllavisë.
Kthehet në Shqipërinë në mars 1945. Gjatë viteve të para të pasçlirimit kontribuon në formacionet e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit. Më 26 tetor 1946 Ksenofon Nushi do të ngarkohet për të shërbyer pranë Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxha, me detyrën e përgjegjësit të grupit të oficerëve për sigurinë. Në fillim të vitit 1948, Ksenofon Nushi do të jetë edhe sekretar personal i Enver Hoxhës.
Në verën e vitit 1949 Ksenofon Nushi martohet me Lumnie Çipin, vajzën e motrës së Enver Hoxhës. Në shtator 1949 Ksenofon Nushi do të shkojë në Bashkimin Sovjetik për të studiuar në një nga Akademitë Ushtarake të Moskës. Nga viti 1952 e deri në vitin 1958, Ksenofon Nushi do të punojë në Drejtorinë e Zbulimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Më 6 maj 1958 Ksenofon Nushi nis karrierën diplomatike, pasi do të caktohet me detyrën e këshilltarit në ambasadën e Shqipërisë në Kajro. Në Egjipt shërbejë për më shumë se pesë vjet. Në nëntor 1965 emërohet me detyrën e këshilltarit pranë ambasadës shqiptare në Paris.
Në maj 1967 ngarkohet me detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Itali për mbi pesë vjet. Në pranverën e vitit 1972 emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në shtator 1982 ngarkohet me detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, ku do të shërbejë për plot gjashtë vjet. Në nëntor 1988 ngarkohet me detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Francë, deri sa del në pension. Ambasadori Ksenofon Nushi u nda nga jeta më 7 mars 2000.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Respekt per figuren dhe aktivitetin shume te rendesishem te tij ne sherbim te popullit e te atdheut! I paharruar kujtimi dhe vepra e tij!
Qartesine e plote sapo e lexova ne kete shkrim
http://www.gazetatema.net/2021/01/17/ligji-grek-i-luftes-dhe-arvanitet-muslimane/
Super inteligjent Enveri
Ne gjithshka qe pasqyrohet ne kete material te cmuar,kupton qarte pergjegjesine e madhe te shtetit ne politiken e jashtme.Patriotizmi perben boshtin e kesaj politike,e studjuar dhe me baza shkencore,me kuadro kariere plotesisht te afte krijuan autoritetin e nje shteti serioz qe mbronte interesat e popullit dhe vendit te tij.
Ishte shteti qe drejtohej nga nje parti e pergjegjeshme ne interesat e vendit me rolin e jashtezakonshem te Enver Hoxhes.
Brezat e rinj mbas 1990-tes,,jo vetem nuk njihen me keto fakte,por perkundrazi mashtrohen Kjo qellimisht per te maskuar amatorizmin e politikes se jashtme ne tradhetite qe vazhdojne e behen
Edhe gjeniu i Rames Genc Cakaj keshtu do thoshte!
Se gjenite dine cfare thone!
Me vjen keq, por krahasimi i Cenos me termin “dinozaur” nuk shkon. Ai ishte nje burre shume i qete dhe shume i sjellshem.Per me teper, termi “dinozaur” eshte krejtesisht i pavend per karakterin e nje diplomati.
Keta nuk paskan patur idene si fuksiononte sistemi nderkombetar hajde gallate hajde
Ky ishte nè tè vèrtetè i gjithè realiteti i Shqipèrisè sè Enverit, bashkekzistencè paqèsore, respekt e dinjitet….Dje doli njè lajm sensacional mbi korrupsionin e gjallè tè familjes kriminale tè Berishès dhe si me magji mjaftè gazeta dhe gazetarè i mbuloi njè heshtje varri. Dy kohè tè ndryshme i njèjti popull, kaq poshtè kemi rènè, kur nesèr èshtè njè ditè e zymtè ajo e vetèvrasjes sè Kombit. Eshtè e pa imagjinueshme qè gjithè ato intelektualè tè pregatitur e patriotè u mashtruan apo u trèmbèn dhe ja lanè Shqipèrinè njè bande kriminelèsh e cila pretendon ende tè kthehet nè pushtet?! O Zot na ruaj!
Dhe ketyre muhabeteve u vihet emri „Diplomaci“!
Ja ca nga keto muhabete:
Greqia fitoi pavaresine nga shqiptaret!
Ne Jugosllavi ndihmuan forcat e Divizionit 1 qe shkuan deri ne Vishegrad!
Italia u bashkua sipas ndihmes se arberesheve tek ushtrite e Garibaldit!
Bullgaria ka nje simpati te madhe per ne se ka ndihmuar gjate Rilindjes shoqaten „Udha e shkronjave“ a ku ta di une!
Ne Rumani kemi nje koloni shqiptare se dhe ata kane krijuar shoqaten „Shkronjat ne udhe“!
Hungaria ka nje simpati te madhe per ne se Huniadi ka qene shok i ngushte i Skenderbeut!
Franca na do shume se ne shek. e 11. ka shkelur ne Durres Duka francez Karl Anjou
Po ketu nuk duhet harruar Turqia qe edhe ajo na do shume si vellezer te nje gjaku se i kemi dhuruar 28 Vezire te Medhenj!!
Ah po, Argjentina edhe ajo na do shume se kemi nje koloni emigrantesh ekonomike atje, te ikur qe para lufte.
Ah natyrisht, dhe Amerika se atje ka qene shoqata „Dielli“ a „Vatra“ dhe prandaj edhe atje na duan shume!
Ne Kanada? Po dhe atje kemi nje grusht shqiptaresh qe kane shkuar per kerkim floriri!
Po kemi harruar Afriken dhe Azine!
Egjipti? Po atje kemi patur Mbretin Naser me prejardhje shqiptare!!!
Ne Liban kemi patur Vaso Pashen guvernator te Tripolit!!!
Ka me akoma? Po mendohem.
Ah po edhe Austria dhe Gjermania na do shume se kemi ca Albanologe te njohur si Hahn apo Norpce!
Per te shkuar deri ne shkretetirat e Qabese dhe Samarkandit se andej kane lene kockat nizamet shqiptare te veshur me uniformat osmane!!!!
Dhe lista e kesaj „diplomacie“ zgjatet dhe zgjetet ku rrezik te shkohet ne Vietnam dhe Bregun e Fildishte se xhenjeret tane kane eksportuar mina ne forma te gurit dhe qypa uji per nomadet e shkretetirave te Saharase!!!
Kjo eshte lista e „kontributeve“ te shqiptareve neper bote e cila i dha „diplomacise“ shqiptare hove te medha!
Tani fillojme me listen e armiqve te Shqiperise:
Bashkimi Sovjetik me kete shtet nuk ka maredhenie se ka tradhetuar idete e Marksizem-Leninizmit!
USA edhe me kete nuk do te kete se eshte shtet imperialist dhe polic nderkombetar.
Anglia na ka bllokuar arin.
Gjermania nuk na jep reparacionet e luftes.
Edhe me Kinen duhet ti presim maredheniet se shkoi presidenti Nixon dhe u takua ma Mao Ce Dunin!
Me Greqine kemi ne fuqi „ligj lufte“
Me Italine ka qene vend pushtues.
Po me Jugosllavine? Ah me kete ndryshon pak puna le ti marrim ca lavatrice dhe televizore por Tito mbetet armik i yni.
Po Spanja? Ne Spanje kemi fashistin Franko dhe nuk ka maredhenie.
Po me Izraelin? Edhe me kete nuk ka se jane sioniste.
Po me Portugaline? Edhe me kete se atje eshte ne fuqi nje gjenerali Salazar!
Po me Japonine? Edhe me ate se atje eshte Perandori Hiro-Hito.
Po me Afriken e Jugut as edhe me ate dhe duhet te bojkotohet loja e shahut e Fatos Muces me kampionin e Afrikes se Jugut!!!!! Parimet nuk mund te shkeleshin.
Dhe lista zgjatet dhe zgjatet kerkohen dhe gjenden qiqra ne hell si per miq ashtu dhe per armiq dhe per kete na behen libra dhe dokumentare per kete „diplomaci te lavdishme“ shqiptare qe nuk ka bere kurre diplomaci.
As Enver Hoxhs nuk dilte jashte, as kryemistri Shehu dhe tek tuk ndonje minister i jashtem kur shkonte njehere ne vit ne Mbledhjet e Asamblese se OKB ne New-York. Dhe kaq. Per vizita mjekesore kishim Parisin dhe Vjenen!!!
Per vizita mjekesore nuk kishte parime dhe ideologji.
Ndersa ne Tirane shkelte ndonje Norodon Sihanuk nga Kamboxhia a ndonje kryetar partie komuniste qe per vete ishin me xhepa bosh.
…Dhe Pellumb Xhufi (i aferm i familjes se Enver Hoxhes shkruan libra per po te afermit e familjes se Enver Hoxhes, Ksenofon Nushit per diplomacine e madhe qe ka bere!!!!).
Per te qeshur dhe per te qare.
Doli shurrtorja e Janulles te haje mut sa degjoi per Gerrqine.
e lexova komentin tuaj. Interesant me siguri.
Di te them qe preferoj diplomacine e E.H sesa kete qe kemi sot.
Hej Claus! Pèr tè qeshur mè bèn ti me gjoja ironinè tènde prej fodulli. Ndèrsa pèr tè qarè tè bèjnè tè gjithè ato “dipllomatè” tè zgjedhur qè nga njè farè Sereqi e deri tek Mustafaj…sikur tè ishe prezantuar mè parè, njè vènd do tè kishte edhe pèr zotèrinè tènde, dipllomut!
Diplomacija e RPSSh:
https://m.youtube.com/watch?v=PXr7lRzBE4o
Njihet ne boten e kulturuar dhe analet Diplomatike si nje nga ngjarjet dhe aktet me te medha:
“Albanian Resolution”.
Documentacion Arkivash:
FOREIGN RELATIONS OF THE UNITED STATES, 1969–1976, VOLUME XVII, CHINA, 1969–1972
https://history.state.gov/historicaldocuments/frus1969-76v17/d167
Shqiperia e Vogel me vendosmerine dhe largepamesine e gjenialitetin e udheheqesit te saj U be Promotore qe RPK te zinte vendin e merituar si anetare e OKB dhe Taiwanit ti leronte vendin ne ate organizate.
Videoja e mesiperme eshte interviste qe Ju be Georg Bush Senior, ne ate kohe Ambasadorit i USA ne OKB, me vone President i USA.
Kina U pranua me te drejta te plota.
Dhe sot ne USA ndiqet “One China Policy” ne marredheniet me Kinen.
Dmth USA njeh vetem RPK dhe jo RK (Taiwanit) si Kine
Urime Clasus per shpirtin e helmuar qe ke,prandaj te uroj,qe te hash mut sa me shume,qe te permiresohesh!
Po keto 30 vjetet e fundit,di ndonje sukses te diplomacise shqiptare ?
Dhe mbi te gjitha,ne se do kete,sipa teje,cfare perfitoi populli shqiptar konkretisht?
Ky paska qene Mitra qe polli te gjitha pasojat qe rrodhen nga Leshimet e qeverive te mepasshme me Greqine.
Lexuesit duhet te dijne qe Armiku i vertete i popullit cam qe jetonte ne viset e veta ne Cameri,ka qene Enver Hoxha. Sot duke lexuar kete interviste te grekafonit Ksenofon Nushi u binda plotesisht.
Masakrat ndaj Camerise jane planifikuar ne marreveshje te fshehte midis Enver Hoxhes,Englezeve dhe Zerves.Nje muaj para se te ndodhte masakra e pare e Camerise ne qershor 1944,ne Filat shkojne Shemsi Totozani,Bedri Spahiu dhe Mustafa Matohiti per te bindur camerit te luftojne kunder gjermanit.
Burrat e Camerise i zune prite autokolones gjermane ne Konispol,e njohur si Lufta e Konispolit,.Diten qe keta luftonin me gjermanet,ne Cameri hyne Bandat e Zerves,qe masakruan grate e femijet te mbetur pa mbrojtje.
Enver Hoxha i kishte 20 brigada partizane,ne vend qe ti dergonte per te mbrojtur popullin shqiptar te Camerise nga bandat e vrasesve greke,,i dergoi te pushtonin Kosoven,Te luftonin kunder popullit te Kosoves qe nen udheheqjen e Shaban Polluzhes i shpartalloi brigadat e kuqe dhe te zeza serbe,Maqedonase,qe te mos ndodhte skenari i Camerise ne Kosove.
Edhe pas exodit te dhunshem te popullit cam ne Shqiperi,,ata u detyruan te vendosen ne Konispol dhe te mos lejohen me tej,.Aty vdiqen edhe dymije e peseqind camer te tjere,nga uria,semundjet,epidemike,kushtet mizerabel te kampit.
Kur Senati Amerikan i tronditur nga tragjedia e Camerve vendosi te ktheje ne shtepite e tyre Camerit,Enver Hoxha perzuri Konsullaten Amerikane nga Shqiperia,,shpalli agjente Fullcin dhe personelin e Ambasades,Nderpreu ndihmat Humanitare te UNRRAS per Refugjatet Came dhe i vuri minat Anglezeve ne Kanalin e Korfuzit.
E gjithe dramaturgjia qe inskenohet per Provokacionet e Gushtit 1949,,nuk perben akt patriotik,poor eshte Urdher i Stalinit per mbrojtjen e terheqjes se reparteve te shpartalluara te grekeve te kuq,nepermjet Shqiperise u shperndane ne vendet e demokracive popullore.
Envrer Hoxha vertet ka qene shume trim dhe luftonte me superfuqite,por ka qene trim si ai konka qe i leh prapa gardhit qenit te stanit kur kalon atypari.Por sa sheh macokun e Lagjes fut bishtin nder shale dhhe futet ne oxhak.Enver Hoxha dhiste ne breke nga serbet dhe nga greket dhe po te ishte enver hoxha gjalle,kurre Kosova nuk do te fitonte Lirine.
Donte te na armiqesonte me cdo cmim me Ameriken e Madhe,.Lexoni cfare i thote Ksenofon Nushit: Greket i shtyn CIA Amerikane kunder Shqiperise,..
Jo,or jo!Populli grek eshte populli me antishqiptar ne bote dhe eshte edukuar qe ne veze te urreje shqiptaret.
Orientimet per miqesine e supozuar me greket enver hoxha e ka te kultivuar qe ne gen.
Keta me origjine jane nga Dropulli.Sic thote Ismail Kadare,qe i njeh me rrenje,mbiemri Hoxha nuk do te thote,ASGJE. As hoxha dhe as Prifti nuk ta ndryshon ADN.Keta kane ardhur ne Gjirokaster si mullixhinj.Deri ne fillim te shek XX,ka pas egzistuar mulliri i tyre ngjitur me nje karabina te rrenuar ku kane pas banuar.Ato saraje qe i ndertoi gjate diktatures,nuk i ka pasur kurre familja e tyre.
Ku i gjen 50 mije minoritare greke ne Shqiperi,ne 1982,Ksenofon Nushi?Kurre nuk kane qene me shume se 30 mije. Mos quan minoritare Leberit e Bregdetit,apo shqiptaret orthodokse te Korces,Permetit,
Vurgut,Vrines?
E gjithe politika grekomane e Sali Berishes,Edi Rames, te gjitha pasojat,,nga katapultimi i Janullatosit,tek varrezat greke,tek shitja e detit,,te Anti Amerikanizmi i tyre TE GJITHA E KANE ORIGJINEN TE KOPILI I GJYLOS ,enver hoxha.
Demo, mos ja fut kot sè koti sa herè qè shkruan pèr Enverin, natyrisht qè duhet tè jeshè djegur nga “zjarri” i tijè, por e vèrteta èshtè krejt ndryshe. Enveri ishte veç tè tjerash njè dipllomat i lindur, AI i njhte mjaftè mirè situatat dhe direktivat e tijè pèr Ambasadorin Nushi, janè njè provè e aftèsive tè tija. .” Duhet tè kemi me Greqinè njè mardhènie mèse normale ” E gjitha do ti paraprinte asajè qè do tè ndodhte nè tè ardhmen dhe jo tè ndodheshim nèn kèrcènimin dhe rrezikshmèrinè qè do tè sillte dhe Lufta civile nè ish Jugosllavi…Prandaj duke u sulmuar Enverin u sulmua Liria dhe Pavarsia e Shqipèrisè. Kjo èshtè e vèrteta, Ti pastaj jepi sa tè mundesh, ndoshta dikush edhe tè paguan…
Enveri na çoi si lypes ne greqi dhe shyqyr qe erdhi demokracia dhe amerika qw ky idioti per pushtetin e vet na la te armiqesuar na dha kosoven.
Diplomat i lindur per bythe te vet
“GREKET SIMBAS POPULLIT SHQIPTAR”
(kjo ka ma shume randesi se sa çka mendonte diktatori shqiptar i cili masakroi shqiptart dhe i la shqiptart ne fukarallek e pa hanger):
PORSA RA’ DIKTATURA E ENVER HOXHES, RRETH 600,000 (gjashqindmij) SHQIPTAR IKEN NGA SHQIPERIA NE GREQI DHE JETOJNE MA MIRE SE EDHE SHQIPARIA E SOTME e sundume nga enverhoxhistat.
Komentet e tjera jane MASHTRIME PER PJESEN INJORANTE TE SHQIPTARVE.
Natyrisht qè jetojnè mè mirè zotni Pal por, kjo èshtè gjysma e tè vèrtetès, pasi janè dy gjèra pèr tu thènè:- Ata janè pa atdhe dhe shpirti i tyre e dinè atè mènxyrè qè kanè hequr. Atè qetèsi, shoqèri,pastèrti e krenari shqipètari qè lanè pas, kurrè mè nuk do ta gjejnè. Guri i rèndè nè vendin e vet. Zgjidh dhe merr o Pal!
Ore Paul telenxhiu. Komente negative o shpirt zi. Pavarsisht kush ishte sistemi Por ishte shtet me diplomaci se ndryshe do te ishim bere republika e 7 apo si hungaria ne 1956 api cekosllavakia ne 1968.
Kete Artikull ta lexoj Rama qe ka derguar nje njeri pa shkolle e kulture e karriere diplomacie ne Greqi.
Ne Greqi duhet cuar diplomati brilant Virgjil Kule.
Respekt per Familjen Nushi…
Ksenofon NUshi do te mbetet nje Mesues i Diplomacise Shqipetare..dhe nje Atdhetare i Vertet..lol
Enver Hoxha ndërtoi një rend të qëndrueshëm ligjor ,shumica e njerzve mbajtën një qëndrim mbështetës ,në planin e brendëshëm dha një siguri ligjore diplomatike brilante edhe në mardhanjet me fqinjit ndoqi rrugën e mardhanjeve të mira,por sot në kohët moderna kërkohet më siguri ,pasi me grekët ,serbët ,turqit duhet vendosur një sistem rregullash e mardhanjesh strategjike sipas modelit dhe mësimeve të Enver Hoxhës ,ato mbeten aktuale dhe sot.Rrethanat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe rregulli që i përshtatet rrethanve duhet të jetë ideale .
Për shembull Bashkjetesa me fqinjët grek nxjerrin rregulla të reja të kufirit detar .kufizojnë hapsirën detare shqiptare ,zonë nafte e gazi ,Këto ndryshime nuk mund të ralizohen ,PSH heqja e ligjit luftës ,është arkaik ,ai mbahet vetëm si kundrapeshë ,siç ka thënë Enver Hoxha ai më shumë rëndon Greqinë se sa shqiprinë.
Problemi sot është problemi i pazotësisë të diplomatve, partiak dhe tollovia e politikanve tanë që shesin atdheun e detin.
Nuk kan të krahasuar strategjia dhe mardhanjet e sigurta me fqinit të kohës se Legjendarit Enver Hoxha me diplomat të kalibrit si Ksenofon Nushi, krahasuar me mardhanjet e sotme me greqinë e serbinë mardhanje të vrazhda e mbërthyer nga paaftësia ,ashpërsia ,hajdutëllëku ,pra një shqipri që shet atdheun për të mbushur xhepat e diplomatve e politikanve , ndërtojmë një shoqëri të sëmurë
Claus i pare, Ke bere nje Analize shkelqyer te diplomacise
fshatareske te enver hoxhes,qe i beri trecerek te botes se Zhvilluar:,Vende Armiq te popullit dhe te Partise.
Mbeten xhunglat e Vietnamit dhe Salvadorit,per diplomacine e kmereve te kuq.
Shkurt Enver Hoxha nuk kishte Diplomaci,fare.
Jo Ksenofon Nushi,por as Hasan Luci,as Isuf Mullai.
Gjynah ta marresh tjetrin nga Stani,,,I hyn ne hak bagetise.
Prandaj nuk kishte mish ne dyqan,se i beri barijte e dhive te Kurveleshit,,DIPLOMATE.
Enver Hoxha nuk kishte Diplomaci fare
Sa budalla paskish qene ai Enveri,qe ndonese kishte nje shtet te vogel,te varfer dhe pa diplomaci,shkoi ne Mosjke dhe ia perplasi Hrushovit ne fytyre,kur te gjithe bota i rrinte SUS!
Pa le e beri edhe Mao Ce Dunin e Kines t’i rrinte Enverit lepe e peqe,t’i jepte vaporret falas me uzina,fabrika,kombiunate,hidrocentrale,avione luftarake,tanke,artiuleri,raketa etj!
Dhe kujt pa?
Nje Enveri analfabet qe nuk dinte te lidhte dy fjale!
Dhe cudia me e madhe eshte se qeverise 50 vjet ne pushtet dhe asnje nuk e sulmoi!
Uaaaa ,mos ka qene magjistar ky Enveri dhe na e bejne politikasn?
Nuk ka mundesi,qe nje vend kaq i vogel te behet shkak qe te munde dy superfuqite dhe te fute Kinen 1 miliardeshe ne OKB!
E po kesaj cfare t’i thuash pervec se magji!?
Po he,mo LEON trapi,po keta te sotmit qe mburren tere diten se kane maredhenie te shkelqyera me tere boten,por askush nuk pruri ketu ndonje fabrike,uzine,hidrocentral etj,por lene shqiptaret te ikin nga syte kembet!
Nuk e kuptoj pse ikin,kur ne na u liberalizuan vizat,na futen ne NATO,kemi liri dhe demokraci sa te duam,mund te shajme cilindo pa frike,vetem mjeket e covid 19 nuk duheshin share edhe kur te vdesin babain pa asnje sherbim,se i bie nuri qeverise!
Edhe kur i izoluan pensionistet 3 muaj ne shtepi pa i dhene ndonje sherbim mjekesor,ju prape llomotitet si shume dhe nuk ju tha njeri gje!
Ja kesaj i thone demokraci me gisht ne….BYTHE!
Komentuesei *Mergimtar* te lumte goja dhe dora, qe ke bere ate koment ,tre rjeshtash, sa tre ROMANE.sa &Shqipe -*Free.*per vleresimin bere. .familia Nushi eshte nga te rrallat familie Atdhetare,nisur qe ne Frasncen e para luftes..me LIONIN. ,Kryeqendra e Shqiptareve sa dime. M’hill Komentuesi po ashtu, te lumte, E verteta nuk muind te fshihet….
Mbodhesi -Xhevdet Shehu,e, me te lumte per BURRERINE*!. Si 85 vjecar kam pas fatin te njoh familetn NUSHI,qe nga Xhaxhai ndiere,me ta ne Lion…
Toronto 19–02-2021 Guri Naimit D.
Duke ju Falenderuar “Guri i Naimit”, ju Uroj mbi 100 e me shèndet!
My best Enemy.
Rest in peace.
Shqiptaret pa ngren jan tani or injorant deshini , ti flet me urrejtie se. Vet ben vaki ke qen i pa paranushem ne shoqerin e asaj kohe ke qen kontigjent burgu siç duket dhe sot flet kodra mas bregut , gjoia per te hedhur balt mi ate qeveri qe i futi shqiptaret 100 per 100 ne pun ne shkoll ne kopshe dhe çerdhe , me jet te garantuar qind per qind ,, me spitale me sherbim. Te mrekullushem , ishim vertet te varfer por jo pa buk , nga konispoli ne vermosh nuk vdiste njeri urie ne kohen e PPSHs mos genje o i pa cip , ishim fukarenj se shteti nuk i merte as nje lek taks popullit se ishte e. NDaluar me kushtetuten e rep popullore te shqiperis , te drejt borxhi me kushtetut shteti nuk kishte as per nje qindark , arsyeja se humbiste sovraniteti vendit , atehere o teseshin kur ti rrije rrugve dhe burgjeve populli punonin dit nat per ndertimin e vendit dhe ushtria qe ishte aq efuqishme mbahej me parat e shtetit , plus shkollat qe ishin falas dhe spitalet falas , mbaheshin me te ngren e te pir dhe 450 mij ushtar gazerme ne gadishmeri me veshje mbathje dhe me te ngren e te pir , per buk o teseshin po vdesin sot shqiptaret mos jet Elvis Naçi e fiksi ne shqiperi neper fshatra jetohet mizerje migjeniane , ke sy ne ball me pa apo ste intersojn kta njerez , por qellimi jot esht vetem shan PPSHn se te ka dhen ate qe meritoje si duket dikur , dhe sot rri me buk me vete mas shqypit , behu njeri or ari po nuk pranuan te verteten siç kan qen ne te vertet shqiptaret kurr nuk do hecin dot perpara , me mashtrime zorraxhinjsh alabakesh dhe ish bugaxhish , qe dhe ne kte sistem rrojn me parat e shperblimit tu pi raki majtas djathatas. Lavdi ish intelektualve dipllomateve dhe armates se ndershme intelektuale qe punuan dit nat per te miren e vendit dhe atdheut ton .
Po ti Dani , mos je gje Ilir Hoxha apo Gramoz Ruçi ?
Tashi edhe me fol per herkulin dhe per ate perrallen qe vraponte e vraponte derisa erdhi ne qytet me fol me Micotakun si te rrisim pensionet ka mbet se kta te vdekurit e tjere i llapacitet neper goje si lopa jonxhen
Enver Hoxha , burre shteti i kalibrit boteror !
Ka rreth 50.000 Minoritare Greke d.m.th Vorio Epirote thote turku Enver bashke me Mahmutet (Mehmet “shqip”), Abdullah (Abdyl “shqip”),Salih,Ismail,Sulejmane etj
Bile “gezojne” te drejten e Gluhes Greke qe ua “ruan” Kushtetuta e Arnauteve!
Nder “te madh” nga bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve u ka bere atyre qe nuk u turqizuan,u persekutuan ne emer te Kombit Greke te Epirit,ua moren pasurite (perusia greq) Aqgallaret e mallkuar dhe moren rrugen per tek Vellezerit e tyre ne Magnja Grecia dhe Poeloponiso dhe gjithe Greqine e sotme.
Akoma te ashtuquajturit Arbereshe ne Magna Grecia i kendojne Moj e bukura More.
Cfare thoni o fujarenj turq qe i kendoni Erdoganit dhe e kini mbushur Epirin me mijera Xhamija.
Ku ka patur Skolio Greke ne Tirane,ne Elbasane,ne Fier,ne te gjithe Shqiperine qe dikur ka qene Epir sic ka patur qe nga koha e majmunit (monkey) deri sa u hape Skolio e pare “shqipe” nga Austroitalianet me motrat Qirjazi.
Te pakten keshtu thone dokumentat e historise se Shqiperise se kishte rreth 1260 Skolio Greke ne te gjithe Arnautine dhe 1200 Shkolla Turke.
1260 Skolio × me 50 femije minimumi = 63.000 femije.
63.000 × me nga 6 minimumi pjesetare te familjes = 378.000 Greke Orthodhokse qe u ” shpetoi” lekura nga “Pellazget” e Allahut.
Mos te permendim ketu keta turq myslimane qe ishin Greke Epirote per 1100 vjet Perandori Greke e Ilyrit Megas Kostantinos.
Me mashtrime dhe genjeshtra nuk behet Komb.
Filani apo Fisteku nga Evropa tha kete apo ate per Kombin Shqiptare dhe ju i besoni kur nuk dinin asnje fjale “shqip”.
Dhe kishin mundesi te dinin se nuk egzistonin as istitucione,as alfabet,as gluhe.
Kush ishted Orthodhokse ishte Greke,kurse kush ikshte myslimane ishte turk.
Kete e ka thene qarte Konitsa te deklaruar ne gazeten ferngjisht por te fshehur qellimisht nga armiqte e Kombit Epirote.
Ne me mire mbetemi Turq se sa te behemi Italiane!
Ky dhe Rilindasit Genitcere si Ismail bej Vlora,Frashellinjte do kishin Heroin “e tyre” Jeorgios Kastriotis?
Keta luftuan per Baben o frukarrenj.
Mos u mashtroni.
Kur kishte vetem Turqi pse keta nuk u bashkuan me “vellezerit” e tyre te ashtuquajturit Arvanitas por shkuan te behen Deputete Politikane,Shkrimtare Osmane?
Gluha “shqipe” ka rreth 5000 huazime nga gjuhet e botes dhe “Pellazget” e Allahut nuk duan ta pranojne.
Family ne Familje
Amico ne Mik ,Armik
Primavera ne Pranvere
Vino ne Vere
Arriva ne Arrij
State ne Shtet
Popola ne popull
Cita ne Qitet,Ilyret dhe Epitotet i thonin Polis,Kostantinopolis.
Priest ne Prift
Santa ne Senjte (Shenjte,shenjtore).
Hospitalisé ne Spital
Prima ne Perpara
Fine ne Fund
Monte ne Mal
Republica ne Republike
Asenjato ne Shenon.
Casa ne Kasolle
Castro ne Kastjelle
Po ashtu edhe me mijera fjale anglese si;
Fllug ne Flamur
Meat ne Mish
Morning ne Mengjes
Dark ne Darke
Day ne Dite,Drite,Dritare.
Short ne Shkurter
Largo ne Larg
Deth ne Vdes
Barruy ne Varros
Sickness ne Semundje
Pusy ne Pidhi
Peach ne Pjeshke
Moskito ne Muskonje (Mushkonje).
Road ne Rruge
Spiti ne Stepi kjo eshte Greq
Atdheu turqisht,At-dheu,dheu i babait,At-aturku,Babai i turqve.
Hajde turqisht
Avash avash turqisht
Ne hava turqisht.
Titujt si Vezire,Pasha,Bej,Hoxhe,Dervish etj i kane merituar (mérite ferngjisht) “Pellazget dhe Ilyret” e Allahut per devotshmerine dhe sakrifticat ( Sacrifice) per Babe Sulltanin.
Title ne Titull.
Sacrifice ne Sakrifrikoj.
Ecetera ne E te tjera.
Cikas eshte Spanjisht vajze,Cika e Malesise.
Fals ne Fallco
Land ne Vend
Skiptare nga Ski-fteri greq,ftero eshte krahe,Zog i Qiellit me krahe te hapura.
Scrive ne Skruaj (Shkruaj).
Germa Sh eshte e shtuar qellimisht ne Alfabetin latin te Quajture “Skiptare” te duket sikur nuk ka ngjashmeri.
Permanganca di prova ne mungojne provat
Contra ne Kunder,Kundershtoj.Kunderveprim.
Forte ne Force.
Rrete ne Rrjete.
Nationale ne Nacionale. (Nation).
Mother ne Moter kjo fjale “gabimisht”.
Mire qe Shqiptar nuk je o *Erdogan*-,po…atkeqesi per ate emer qe mban..!
Dhimbia e madhe Popull !
O demoe d te vogel,se nuk ke as byth e as tru,te gjykosh grekofonin Ksenofon Nushin,se isjte nga diplomatet me te shwuar te shqiperise,te ndershem sic ishin te gjithe diplomatet e atj brezi,we ben politiken ne te mir te vendit te vetdhe te popullit shqiptar jo si keta te sotmit,njeri me cspacul se tjetri,qe nuk.punojne per shtetin por per xhepat e tyre.E imagjinoni atasheu kulturor ne france ish i dashuri i vajzes se xhozit,,pa shkoll ,pa kultur,por dhendri xhoxit sot me sa di jane ndare ,dhe e vetmja cilesi we kishye fitoi cmim ne nje festival.dhe ky demo karagjozi ka fytyr te krahasoj dipllomatet e atij sistemi me sistemin e sotem
Aktoret e atij sistem me karagjozet e sotem
Ushtaraket e atij sistemi me ushtaraket e sotem.kinematografine e atij sistemi,me pslacot e sotem.arsimin e atij sistemi anslfabetixmin e sotem me industrin e atij sistemie germadhat e sotme,.
E keshtu me radhe o demo demokrati,
Greqia eshte koloni Britanike qe nga Pavaresia nga Turqia. Onasis ishte nje pronar false I nje flote angleze ne te vertete. Konfliktin Greqi Shqiperi mban he erresire politike Greket qe lidhin fatin e tyre me interest Britanike.
Britaniket dhe Francezet jane sponsoret kryesor e percarjes ne Shqiperi.
Perandoria Ottomane shpetoi Europen nga pushtimi Bizantin.
Arberia ishte shembulli I ringritjes we Kostandinopojes shume me after Papatit,kjo duket dhe nga ndima e Skunderbeut per Mbretin e Napolit kinder Paper dhe principatave katolike veriore. Europa fale myslimaneve shpetoi nga sllavizimi dhe hebraizimi total pas luftrave me miliona europiane te masakruar deri ne Skandinavi.