Arrihet marrëveshja, PD dhe PR bashkë në zgjedhjet e 25 Prillit

time

Partia Republikane dhe Partia Demokratike gjejnë më në fund gjuhën e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Lajmin e dha vetë kreu i PR, Fatmir Mediu pas takimit me liderin e opozitës.

Do të garojmë në një koalicion me Partinë Demokratike. Besoj se koalicioni do të funksionojë. PD dhe PR kanë përgjegjësi më shumë se kurrë për ti shërbyer qytetarëve“, tha pas takimit me Bashën kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu.

Sipas Mediut, votat e PR dhe aleatëve të tjerë janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet e 25 Prillit.

Programi i PD është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve“, vijoi Mediu.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Si munde te ndahen keto dy parti nga njera tjetra. Ato ishin bashke edhe kure shkatrruan shtetin shqiptare ne vitin 1997 ku u vran mbi 3000 veta.
    Ato ishin Bashke edhe kur Serbia merrte nafte pa limit nga shqiperiaku Nafta jone vrau vllejzerit tane ne Kosove.
    Ato ishin Bashke edhe kur ju vu flaka Gerdecit dhe humben jete 25 veta dhe u plagosen 355 te tjer dhe u shkermoqen tre fshatra.
    Ato ishin Bashke edhe kure u vrane kater veta mu ne mes te Bulevardit.
    Keto dy parti i bashkim krimi dhe asgje tjeter.!
    Dhe kan sy e faqe tu kerkojn vote Shqiptarve.!

  • Lumsi ne e lumsi ju ,tani u regullua shqiperia ,qe bene keta dy Parti koalicion .Tani do fleme te qete .

    Por pse i permend te persekutarit politike o Fatmir Madiu .Tu hab barku ty per te perndjekurit ,ashtu si tu hap barku per te regulluar cehtjen akute te pronave .Ik o kollone e Katovices ,genjeshtar i pa skrupullt ,ti bashke me ate Sabri Godon shefin e dikurshem te PR qe nuk jeton me ,jeni me te uryerit nga pronaret e trojeve ,plus te perndjekurit politike .Jo sot ,por ka kohe qe ju ka dale boja e kuqe flake .Keto dy shtresa ju i keni neperkembur ,tallur dhe opingen e sheros , do merni nga keto dy shtresa .

  • Ka akoma të persekutuar, që marrin paratë e fukarenjve të Shqipërisë?! Bëjini një bust salehkomunistsulltanstamboll-viçidolit dhe mbajeni në shtëpi, faljuni dhe adhurojeni për ” nderin, që u ka bërë.
    Pedofilët, hajdutët, kriminelët dhe imoralët u bënë politikanë! Nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, veç në Shqipëri.
    Këtë radhë më 25 prill “fiton” aleanca vrastare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *