Një tjetër mjek humb jetën nga COVID-19 në vendin tonë

time

Është ndarë nga jeta këtë të shtunë mjeku i njohur nga Kukësi, Bajram Cena. Mjeku ORL nuk ka arritur të fitojë betejën ndaj COVID-19 dhe kështu ka ndërruar jetë.

COVID-19 ka shkaktuar shumë viktima ditët e fundit. Shifrat ditore e të prekurve nga ky virus vazhdojnë të mbeten të larta me mbi 1000 raste, ndërsa numri i vdekjeve i kalon 15 çdo ditë.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 17 viktima dhe  1153 raste të reja.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 99,062 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1 653 qytetarë.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *