Koronavirusi në Shqipëri, numri i viktimave arrin në 1666 në total dhe kalohen 100 mijë të infektuar, regjistrohen 13 të vdekur dhe 1184 raste të reja në 24 orët e fundit

time

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë, ndërkohë kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë.

Kanë humbur betejën 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me bilancin e sotëm, vendi ka kaluar pragun e 100 mijë të infektuarve, saktësisht numëron tashmë 100,246 persona nga të cilët mbi 35 mijë aktivë, ndërsa 1666 qytetarë kanë humbur jetën.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1184
Të shëruar në 24 orë 796
Të shtruar në spitale 632
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4013

Testime totale 440,490
Raste pozitive 100,246
Raste të shëruara 63,329
Raste Aktive 35,251
Humbje jete 1,666

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21449
Fier 2888
Durrës 1833
Vlorë 1816
Shkodër 1466
Elbasan 1087
Lezhë 1031
Berat 1017
Korçë 966
Gjirokastër 938
Dibër 382
Kukës 378

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky stad i tanishem eshte nje kualitet i ri virusi dhe gjendje! Duhej krahasuar virusi i tashem me ate anglez dhe ate te vendeve fqinje! Kjo mund te behej permes monstrave te treguara ne internet brenda nje dite! Por, a e kane izoluar virusin e tanishem laboratoret ne Shq., kjo eshte pyetja pa pergjigje e muajit!

  • Gzim, halla tenderin per kete pune nuk e ka fituar Vilma , prandaj nuk behet e nuk kemi mundesi te dime se cka po behet ketu! Kur te sherohet vilma do kemi pajisjet se Rilindja si qeveri NUK pajise spitalet publik me aparaturat e nevojshme pa ndan hisen per veti nepermjet vilmave te tenderave! Prandaj perjetojme kete tragjedi qe po vrete shqiptaret cdo dite e ma shume e po i le me shume pasoje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *