Aksident në Peqin dhe në Shkodër, plagosen 4 persona, një në gjendje të rëndë

time

Pasditen e sotme është regjistrur një aksident në hyrje të qytetit të Peqinit ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” dhe një makinë tip “Hyundai”. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kalimtarja e cila mbeti e plagosur u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për ndalimin e tij.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *