Një i moshuar në lagjen nr. 17 në Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Viktima raportohet të jetë rreth 78 vjeç dhe jetonte i vetëm.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet e para janë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
h.b/dita

Ky eshte vetem fillimi! Megjithate Vetingu do arrise sukse te paarrira!