Në muajin dhjetor Gentian Zenelaj humbi të atin për shkak të infektimit me COVID-19 dhe gjithashtu aktori i njohur kaloi dhe vetë një betejë shumë të vështirë me virusin, me të cilin ju desh të luftonte për 14 ditë.
I ftuar së fundmi në programin “Fitstation”, Zenelaj ka rrëfyer ditët e tmerrshme me koronavirusin.
“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor.
Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, rrëfeu Gentiani.
Ai tha se gjatë kohës që i ati ishte shumë sëmurë, ka hyrë vetë në pavion dhe ka parë nga afër situatën në spital.
“Kam pikëpyetjet e mia për shumë gjëra. Megjithatë unë jam koshient, sepse kur babai po kalonte një periudhë të vështirë unë hyra vetë në pavion. E kuptoj çfarë po ndodh dhe realisht nuk ka asnjë propagandë në botë që ma mbush mendjen çfarë po ndodh në spitalet tona. Unë mendoj që është një betejë e jashtëzakonshme dhe më beso në të dyja spitalet e Infektivit punojnë mjekët më të mirë shqiptarë.
Sigurisht mes tyre punojnë dhe të korruptuar siç ka kudo. Unë mendoj se spitalet tona i kanë ezauruar të gjitha kapacitetet. As ata nuk po na ndihmojnë ne dhe as ne nuk po i ndihmojmë ata. Shqiptarët duhet të binden se situata është shumë e rëndë dhe këtë e kuptova kur pas meje u sëmurë bashkëshortja dhe pashë vështirësinë në gjetjen e ilaçeve, tmerri i madh është gjetja e infermierëve për kurim në shtëpi”, tha Zenelaj.
h.b/dita

Te ze prap dhe I dyti eshte aroma me I rrezikshem
Prandaj shume kujdes
Shko pirdhu Genti.. Nuk na nevojitet teatri yt Covid. I dime me mire gjerat se ty. Ju vazhdoni propaganden, por fiksoni mire dicka ne ate radaken tuaj me lakra te prishura.
DO TU HEQIN QAFE NJE DITE. VETE ATA QE JU KANE UDHEZUAR TE BENI PALACOT E PROPAGANDES SE COVIDIT
Po mire ti se aq kulture ke mare po ata mjeke ne kundershtim me cdo lloj protokolli si te lejuan ty ne pavjon.Ti pordhac per te shitur pordhe te fisi qe ja une jam dikushi hyre ne pavjon se cfar do beje vetem ti e di.O kupa me kapak,kupa pa kapak infektivi eshte i vetmi pavjon ku nuk eshte lejuar asnjehere njeri te futet edhe ne kushtet normale e jo me tani ne pandemi
Ky eshte ai koke e madhe qe shante qeverine se po kufizonte te drejtat e njeriu?
Artist i madh ne rangun europian modern shqiptar!
E kujt i plasi per ty o klloun i pa desherueshem bashke me ate palaçon tjeter gaztorin koqja jeni dy ftyrat me te urryera te ekranit me mire te kishe hikur.
ky tony paska godit ne shenje per ty dy te lumte