Gjermani, luani sulmon kujdestaren e kopshtit zoologjik

time

Autoritetet thonë se kujdestarja e kopshtit zoologjik në Gjermaninë veriperëndimore u sulmua nga luani ndërsa po pastronte kafazin e tij.

Një kujdestare e një kopshti zoologjik në Gjermaninë veriperëndimore u sulmua të dielën nga luani ndërsa pastronte kafazin e tij, njoftuan autoritetet.

Punonjësja 25-vjeçare e kopshtit zoologjik Osnabrueck nuk pësoi plagë të rënda, por u shtrua në spital si masë paraprake, tha policia për agjencinë e lajmeve DPA.

Gruaja u sulmua pak para mesditës, por detaje të mëtejshme nuk ishin në dispozicion menjëherë, ndërsa kopshti zoologjik ishte i paarritshëm për komente. Kopshti zoologjik është i mbyllur për publikun si pjesë e masave kufizuese të koronavirusit.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *